FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ora mė e saktė e botės - gabon njė sekondė nė 200 milion vjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 164
Age : 24
lokacioni : BEVERLY HILLS
hobi ose puna juaj : ADMIN I FORUMIT
Registration date : 27/04/2008

MesazhTitulli: Ora mė e saktė e botės - gabon njė sekondė nė 200 milion vjet   Tue 26 Aug - 21:56

Shkencėtarėt nė Universitetin e Kolorados nė qytetin Boulder, nė bashkėpunim me Institutin Kombėtar tė Standarteve dhe Teknologjisė, kanė krijuar njė orė e cila gabon vetėm njė sekondė nė 200 milion vjet. Kjo ėshtė dy herė mė e saktė se ora matėse zyrtare e pėrdorur nė Shtetet e Bashkuara, e cila kontribuon nė saktėsinė e orės zyrtare botėrore.

Nė njė dyqan tė mbushur me orė tė vjetra, asnjėra prej tyre nuk rreh njėlloj. Kjo sepse minutė pas minute, javė pas jave, shumica e pajisjeve qė masin kohėn e humbin saktėsinė.

Por me ritmin tė shpejtė qė lėviz bota sot, pėr shumė procese duhet mė shumė saktėsi. Nė njė laborator nė Universitetin e Kolorados, profesori i fizikės, Xhun Ji thotė se ora eksperimentale e ekipit tė tij mund tė bėhet njė nga orėt mė tė mira. Kjo pėr arsye se ajo rreh miliona herė mė shpejt se njė orė e vjetėr.

Ėshtė mė e saktė edhe se ora standarte zyrtare e Shteteve tė Bashkuara, njė orė e sofistikuar atomike qė gabon me njė sekondė nė 80 milion vjet. Zoti Ji thotė se ora e re ėshtė me shumė se dy herė e saktė sepse ajo punon me rrahje mė tė shpejta. "Parimi i pėrgjithshėm ėshtė se kur prodhon njė orė, duhet qė lėkundja bazė tė jetė sa mė e shpejtė qė tė jetė e mundur, gjė qė tė krijon mundėsinė pėr tė gjetur shumė mė shpejt gabimet."

Sa e shpejtė ėshtė njė dridhje? Njė orė e vjetėr bėn tik-tak njė herė nė sekondė. Orėt mė ekzakte qė janė sot nė pėrdorim numėrojnė rrahjen natyrale brenda njė atomi qė vjen nga luhatjet e energjisė me miliarda herė nė sekondė. Fizikani Andru Ludlou, i cili ėshtė duke punuar me Xhun Ji, thotė se ora e re e ekipit tė tij gjithashtu varet nga njė atom. "Atomi, qė zėvendėson pendulin e njė ore tė vjetėr, lėviz para-mbrapa dhe duke numėruar lėvizjet ashtu siē ndodhin, nė atė mėnyrė kontrollon dhe kohėn. Nė tė njejtėn mėnyrė, atomi ka njė frekuencė lėkundjeje natyrale. Ne po mundohemi tė numėrojmė kėto dridhje, pėr tė parė se si po pėrparon atomi dhe qė nė fund tė fundit ėshtė orė."

Zoti Ludlou thotė se ajo qė ndryshon nė orėn e re ėshtė se si ajo numėron lėkundjet. Njė nga orėt mė ekzakte nė ditėt e sotme ėshtė ora standarte amerikane nė Insitutin Kombėtar tė Standarteve dhe Teknologjisė nė Boulder. Ajo punon nėpėrmjet shpėrthimeve radioaktive tė mikrovalėve pėr tė bėrė numėrimin.

Por, ndėrsa kėto mikrovalė lėvizin me njė shpejtėsi tė jashtėzakonėshme, ato humbasin shumė rrahje. Zoti Ludlou thotė se ora e re eksperimentale pėrdor diēka qė lėviz edhe mė shpejt dhe qė kap mė shumė rrahje: rrezen lazer.

Pėr tė pėrdorur kėtė orė me precizion super tė lartė duhen njė numėr i jashtėzakonshėm pajisjesh. Nė laborator janė katėr tavolina, secila nė madhėsinė e njė kamioni tė vogėl, tė mbuluara me tela, pompa vakumi, lazėr, pasqyra, kuti metalike dhe xhama zmadhues. Andru Ludlou thotė se kjo ėshtė diēka e pritshme. "Nuk do ta vėmė qė nesėr nė dorė, natyrisht."

Por, komjuterat e parė nė botė zinin njė dhomė tė tėrė dhe sot disa pajisje komjuterike mund tė vihen nė kyēin e dorės. Kėshtu, zoti Ludlou thotė se orėt mė tė sakta do tė pėrmirėsojnė sistemin e komunikimit pa kabllo dhe sitemet satelitore nė anijet kozmike qė do tė shėrbejė pėr zbulimin e botėve tė tjera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://pejacity.speedyforum.com
 
Ora mė e saktė e botės - gabon njė sekondė nė 200 milion vjet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: zbavitje muzik msn etj :: kuriozitete-
Kėrce tek: