FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Menyja ideale” pėr ditėt e nxehta tė verės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 164
Age : 24
lokacioni : BEVERLY HILLS
hobi ose puna juaj : ADMIN I FORUMIT
Registration date : 27/04/2008

MesazhTitulli: “Menyja ideale” pėr ditėt e nxehta tė verės   Fri 15 Aug - 9:35

Domatet, specat, kosi, peshku, manaferrat janė disa nga ushqimet "aleate" tė shėndetit nė verė. Nė njė intervistė pėr "Panorama", Blerina Bombaj, dietologe klinike, shpjegon se cila do tė ishte njė menu ideale pėr tė pėrballuar ditėt e nxehta nė mėnyrė tė shėndetshme:
Sa i rėndėsishėm ėshtė regjimi ushqimor nė ruajtjen e shėndetit gjatė stinės sė verės?
Me stinėn e verės ndėrron mėnyra e ushqyerjes dhe shumė prej frutave dhe perimeve, karakteristike pėr stinėn e verės, ndihmojnė organizmin tė pėrballojė mė mirė temperaturat e larta. Shumė nga ushqimet tipike tė verės kanė efekte dobiprurėse pėr shėndetin. Kėshtu frutat dhe zarzavatet pėrmbajnė antioksidantė dhe fitonutrientė tė tjerė qė mund te ngadalėsojnė plakjen, tė mbrojnė nga kanceri dhe infarkti, tė pėrmirėsojnė hipertensionin, dhe tė mbajnė njė gjendje tė pėrgjithshme tė shėndetshme. Tė tilla janė domatet, specat, kosi etj.
Ju pėrmendėt domatet dhe specat, konkretisht si ndikojnė kėto zarzavate nė shėndetin e njeriut?
Domatet dhe specat janė mjaft tė pasura me vitaminė A, vitaminė C dhe lycopene. P.sh. njė domate mesatare ka pak sheqer dhe vetėm 35 kalori, por ofron 40% tė vitaminės C dhe 20% tė vitaminės A, qė organizmi ka nevojė gjatė gjithė ditės. Domatet kanė edhe efekte dobiprurėse tė tjera. Duke konsumuar njė dietė tė pasur nė domate ėshtė treguar shkencėrisht se ulet rreziku i kancerit tė postatit dhe tė disa llojeve tė kancerit tė aparatit tretės. Kjo pėr arsye se domatja dhe nėnproduktet e saj janė tė pasura nė lycopene, njė antioksidant i fuqishėm, i cili jep disa frutave dhe zarzavateve ngjyrėn e tyre. Lycopene mund tė parandalojė si dhe tė kurojė disa lloje kanceri. Disa studime mbėshtesin se mund tė ndihmojė parandalimin e oksidimit tė kolesterolit tė dėmshėm (LDL), i cili nė kėtė formė krijon pllakat dhe ngushtimin e arterieve, duke rritur rrezikun e infarktit tė zemrės. Po ashtu dhe specat kanė gjithashtu antioksidantė, si beta karotene, i cili forcon sistemin imunitar dhe parandalon dėmtimin e qelizave tė shkaktuar nga radikalet e lira (produkte tė natyrshme tė trupit, tė cilat rriten shumė me duhanpirjen dhe vėnė nė rrezik integritetin e qelizave dhe tė ADN-sė). Studimet tregojnė se qelizat e dėmtuara mund tė ēojnė nė zhvillimin e disa sėmundjeve si kanceri dhe sėmundjet e zemrės. Specat janė mjaft tė pasura me vitaminė C. Vetėm njė gjysmė kupe speca jeshilė, tė verdhė apo tė kuq kanė mė shumė se 230% tė sasisė sė vitaminės C, qė ka nevojė organizmi gjatė gjithė ditės.
Ēfarė ushqimesh tė tjera rekomandohen gjatė kėsaj stine?
Po. Manaferrat dhe gjithė familja e tyre janė shumė tė ushqyeshme, pasi janė mjaft tė pasura nė vitaminė C, duke ndihmuar kėshtu nė forcimin e sistemit imunitar. Studime nė botė kanė treguar se manaferrat janė tė pasura nė njė substancė tė quajtur acid "ellagic", i cili vepron si njė antioksidant dhe ndihmon trupin tė inaktivizojė faktorė kancerogjenė, si dhe ul riprodhimin e qelizave kanceroze. Duket se manaferrat ndihmojė dhe nė parandalimin e infeksioneve tė kanalit urinar.
Manaferrat janė gjithashtu njė burim i mirė fibrash, gjė qė ndihmon dhe nė uljen e kolesterolit. Ushqim tjetėr i shėndetshėm janė fasulet. Benefiti i konsumit tė fasuleve tė ndryshme ėshtė i padiskutueshėm dhe i gjerė si shumėllojshmėria e tyre. Tė gjitha llojet e fasuleve janė burime tė pasura fibrash, proteinash dhe hekuri. Duke zėvendėsuar me fasule proteinat shtazore nė njė vakt, ulet sasia e kalorive, tė yndyrnave tė dėmshme dhe ofrohet zero kolesterol. Janė nė mėnyrė tė veēantė tė pasura nė fibra tė tretshme, ēka ndihmon nė nivelin e kolesterolit tė gjakut.
Shumica e fasuleve janė njė burim i mirė i acidit folik, i cili ndihmon pėr tė mbajtur zemrėn tė fortė, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr femrat qė pėrgatiten pėr shtatzėni.
Ju pėrmendėt kosin nė mėnyrė "ideale" pėr stinėn e verės...
Po. Sipas studimeve tė fundit, kosi mund tė ndihmojė pėr rėnien nga pesha. Pėrveē kėsaj ofron rreth 30% tė sasisė sė kalciumit qė nevojitet nė ditė. Duket se kalciumi ndikon nė uljen e prodhimit tė disa hormoneve, duke ēuar nė uljen e prodhimit tė dhjamit dhe rritje tė djegies sė tij. Pėrveē proteinave dhe kalciumit, kosi ka njė pėrmbajtje tė lartė nė mikroorganizma probiotikė qė luajnė rol mbrojtės pėr imunitetin, si dhe pėr aparatin tretės. Kosi mund tė pėrbėjė njė mikro-vakt, pasi mund tė kombinohet me fruta, por dhe me zarzavate tė freskėta. Forma jonė tradicionale dhe shumė e shėndetshėm ėshtė "taratori", i cili pėrmban nutrientė shumė tė ushqyeshėm si pak vaj ulliri, hudhėr, majdanoz ose kopėr dhe kastravec.
Po peshku si ndikon?
Studime tė ndryshme kanė vėrtetuar se personat qė konsumojnė 2 ose mė shumė herė nė javė peshk, rrezikojnė mė pak pėr vdekje nga atak kardiak. Gjithė sekreti ėshtė tė yndyrnat omega -3, tė cilat e mbrojnė zemrėn nga aritmi tė rrezikshme. Gjithashtu shumė shkencėtarė mendojnė se rritja nė masė e depresionit ėshtė pėr arsye tė uljes drastike 100 vjetėt e fundit tė konsumit tė omega -3, yndyrnave, qė kanė rol mbrojtės pėr qelizat e trurit.
Proteina e peshkut pret oreksin dhe ndihmon nė rritjen e masės muskulare. Veē kėsaj, peshku ka shumė pak kolesterol dhe yndyrna tė ngopura (tė dėmshme).
Po pėrsa i pėrket lėngjeve?
Uji, ndoshta pjesa mė e rėndėsishme sidomos gjatė ditėve tė nxehta. Nuk ka vlera ushqyese por ėshtė njė katalizator i pjesės madhore tė funksioneve tė trupit duke pėrfshirė tretjen, metabolizmin dhe funksionin qelizor. Studimet tregojnė qė ushqime tė pasura nė ujė si frutat, zarzavatet dhe supat ndihmojnė rėnien nė peshė pikėrisht nga pėrmbajtja e lartė e ujit. Ėshtė e thjeshtė: uji rrit volumin e ushqimit dhe ul pėrmbajtjen nė kalori. Trupi i njė njeriu adult, pėrbėhet rreth 60 % nga ujė. Pėr tė mbajtur ujin e trupit nė nivelet e dėshiruara duhet tė konsumohen minimalisht 1,5 litra pėr femrat dhe 2 litra pėr meshkujt nė ditė. Nė kėtė mėnyrė ulet rreziku pėr shfaqjen e kancerit tė fshikėzės sė urinės dhe tė zorrės sė trashė. Pėrveē ujit, rekomandohet njė gotė ēaj natyral (me bustinė), sidomos ēaji jeshil. Kjo pasi ēaji ka pėrmbajtje antioksidantėsh, tė cilėt evitojnė trompozėn e gjakut duke luajtur kėshtu rol mbrojtės nga sėmundjet e zemrės. Ēaji gjithashtu ul rrezikun e kancerit dhe tė artritit reumatik.

Kėshilla

Ushqimet qė duhen evituar nė stinėn e nxehtė tė verės:
• Lėngjet shumė tė ftohta, pasi pengojnė procesin e freskimit tė trupit
• Pijet alkoolike, kafet e tepėrta, lėngjet freskuese dhe tė gazuara, si dhe pijet energjike
• Ushqimet me shumė yndyrė dhe ushqimet djegėse (pikante)
• Aktivitete fizike intensive nė temperaturė tė larta, sidomos nė ditė me lagėshti


rekomandime

Kėshilla praktike pėr tė bėrė zgjedhje tė shėndetshme:

Zėvendėsoni: Bukėn e bardhė me atė tė zezė

Gjalpin dhe margarinėn me vajin e ullirit

Mishin e kuq me mish pule, peshk ose fasule

Akulloren me kos, me fruta pa yndyrė

Picėn me brumė picė tė hollė, me domate-speca dhe pak parmixhano

Pijet e gazuara me lėngje frutash tė freskėta, ose ēaj natyral

Alkoolin me verė ose birrė

Patatinat me fara luledielli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://pejacity.speedyforum.com
 
“Menyja ideale” pėr ditėt e nxehta tė verės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: shendetsi-
Kėrce tek: