FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dielli dhe uji i ndotur, “armiqtė” e syve nė verė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 164
Age : 24
lokacioni : BEVERLY HILLS
hobi ose puna juaj : ADMIN I FORUMIT
Registration date : 27/04/2008

MesazhTitulli: Dielli dhe uji i ndotur, “armiqtė” e syve nė verė   Fri 15 Aug - 9:34

Kontakti pėr njė kohė tė gjatė dhe pa kriter me rrezet e diellit, apo ujin e detit dhe tė pishinave, mund tė ēojė nė shfaqjen e sėmundjeve tė syve. Nė njė intervistė pėr "Panorama", mjekja okuliste, Anila Monka, jep disa kėshilla se si mund tė parandalohen kėto probleme dhe tė kalohet njė verė pa probleme:
Doktoreshė, cilėt janė "armiqtė" e syve gjatė stinės sė verės?
Rrezet e forta tė diellit, uji i detit dhe pishinave, pėr personat qė frekuentojnė pishinat dhe detin, nėse nuk tregohet kujdes, mund tė shndėrrohen nė "armiq" tė syve. Kjo shpjegohet me faktin se ndriēimi i lartė, ngacmon cipat e syrit, qė manifestohet me lodhje, skuqje dhe tkurrje tė syrit. Ndėrsa kontakti me ujin, qė shpesh ėshtė i ndotur nga mikroorganizma tė ndryshme, ndikon nė shfaqjen e disa sėmundjeve tė syve. Tė tilla pėrmendim blefaritet apo siē njihen infeksioni i rrėnjės sė qerpikėve, apo dhe infeksione qė prekin cipėn e jashtme tė syrit.
Kur duhet t'i drejtohemi mjekut?
Nėse ndjeni shqetėsime si djegie, kruarje tė dyve, apo shtim tė sklepave duhet tė drejtoheni sa mė parė te mjeku okulist pėr tė bėrė trajtimin e duhur tė problemeve tuaja. Nėse mė parė keni shfaqur probleme me infeksionin e syve, rekomandohet qė pėrpara se tė nisni sezonin e plazhit, tė konsultoheni me mjekun specialist. Kjo masė duhet marrė, pėr tė parandaluar kronicizimin e kėtyre sėmundjeve qė mund tė prekin syrin.
Ēfarė ndėrlikimesh mund tė shfaqin kėto sėmundje?
Nė fakt kėto nuk janė sėmundje qė ndikojnė nė shikim, pra nė dėmtimin e tij dhe nėse trajtohet nė kohė, nė fazėn fillestare, kalojnė shumė lehtė. Por nėse nuk trajtohen nė kohė dhe siē duhet, mund tė bėhen kronike apo si nė rastin e infeksionit tė cipės sė jashtme, tė ndodh kalimi i infeksionit nė korne (xhamin e syrit), gjė qė do tė kėrkonte njė trajtim mė tė gjatė. Veē kėsaj, infeksionet janė ngjitėse, dhe kjo do tė thotė se pacienti mund tė pėrbėjė burim infektimi dhe pėr personat e tjerė qė ndodhen rreth tij.
Si mund tė parandalohen kėto probleme?
Kėshilla e parė ėshtė mbajtja e syzave tė diellit me filtra mbrojtės UVB dhe UVA, nė mėnyrė qė tė shmanget sa mė shumė kontakti i syve me rrezet e dėmshme tė diellit. Shpesh nė plazh, syri thahet dhe pėr kėtė rekomandohet pėrdorimi i lotit artificial, qė ndihmon pėr tė njomur dhe ushqyer cipat e syrit. Kur shkoni nė plazh apo nė pishina, pasi dilni nga uji, rekomandohet tė shpėlani sytė me ujė tė pijshėm. Veē kėtyre ėshtė mjaft e rėndėsishme respektimi i njė higjiene maksimale personale, sepse shpesh kėto janė sėmundje ngjitėse, qė transmetohen lehtė. Sigurisht qė njė kėshillė mjaft e vlefshme ėshtė dhe mbajtja e kontakteve me mjekun specialist, me shfaqjen e shqetėsimeve tė para.

Kėshilla pėr nė plazh

pėrdorni lot artificial me pika nė sy, pėr tė njomur dhe ushqyer cipat e syrit
sapo dilni nga deti ose pishina shpėlani sytė me ujė tė pijshėm
mbani njė higjienė personale tė lartė
mbani syze dielli me filtra UVB dhe UVA pėr t'i mbrojtur sytė nga irritimi
konsultė me mjekun okulist me shfaqjen e problemeve tė para
konsultė me mjekun okulist, pėrpara se tė nisni sezonin e plazhit, nėse keni shfaqur mė parė tė tilla probleme


Shenjat e alarmit

Blefaritet apo infeksionet e rrėnjėve tė qerpikėve shfaqen me skuqje, djegie, kruarje tė bregut tė kapakėve. Pėrveē kėsaj mund tė formohen disa copa lėkure qė quhen skuama, tė cilėt kur bien marrin me vete qerpikė. Kjo bėn qė nė fazat e avancuara mund tė ndodhė dhe rėnia e gjithė qerpikėve. Ndėrsa infeksionet shfaqen me djegie dhe ndjesi tė trupit tė huaj nė sy, si p.sh., rėrė mes syrit dhe qepallės. Pacienti ka sy tė skuqur, qė lotojnė dhe shpesh ka mjaft sekrecione (sklepa). Nė disa raste ndjejnė bezdi dhe dhimbje kur bien nė kontakt me dritėn. Nuk ėshtė e domosdoshme qė simptomat tė shfaqen njėherėsh, mund tė ndodhė qė tė shfaqet dhe disa prej tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://pejacity.speedyforum.com
 
Dielli dhe uji i ndotur, “armiqtė” e syve nė verė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: shendetsi-
Kėrce tek: