FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nga Kosova Lindore, nuk kemi kurrfar lajmi se cfar ne fakt po ndodhe atje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 164
Age : 23
lokacioni : BEVERLY HILLS
hobi ose puna juaj : ADMIN I FORUMIT
Registration date : 27/04/2008

MesazhTitulli: Nga Kosova Lindore, nuk kemi kurrfar lajmi se cfar ne fakt po ndodhe atje   Thu 20 Nov - 22:00

Opinion dėrguar nga ( Arbėr Ibrahimi ) Si duket ky gjashte pikeshi i Ban Ki Munit ka ngjalle shume levizje jo vetem ne Kosove por edhe ne trevat tjera perpos ne Kosoven Lindore.Ky plan i serbise per te cilin shume kohe me para ka paralajmruar vete Serbia gjate takimeve te pamohura dhe asnjehere te kundershtuara nga Kosova qe po mbante Zanieri ne kurriz te Kosoves dhe ne emer te UNMIK-ut.

Koheve te fundit gjithehere ka patur kerkesa dhe fjale se Kosova eshte e Serbise (nga serbia) por kurr njehere nuk ndegjuam te verteten ta thoshte Shqiperia ame, e cila edhe eshte ai shtet qe duhet te marre pergjegjesine dhe te thoje jo, Evrope ti me ndave njehere pjeset e mia, tani smund ti ndash ato. Jo nuk ka qene asnjehere Kosova e Serbise por ka qene e Shqiperise. Kur Serbia ka te drejt te thirret ne "histori", pse nuk e perdore kete edhe vete Shqiperia? Para se te kalojme nga Kosova, ne Kosove Lindore, te folim drejt se politika e Kosoves tani me po shihet se ska pas nje plan kurr por ka qene ne fakt nje politike Rugoviste e vazhduar pamarr parsysh se koha e serbise ka kaluar, dhe afati i jugoslavise ka skaduar. Te perkujtojme: 1. Rezuluta 1244 - si pasoje e marrveshjes se NATO-s dhe Jugosllavise, pa perfshirjen e pales shqiptare, kjo nuk eshte me e vertete se eksiston. Sepse, kjo rezulute parasheh nje status protektorat nderkombetar ne nje pjese te teritorit te Jugosllavise, dhe ajo eshte nenshkruar nga perfaqesues te Jugosllavise. Ju perkujtoj se gjate kesaj kohe ishte nje kohe kur Serbia, Mali i Zi dhe Kosova ishin ne nje shtet por, tani kemi nje realitet krejtesisht tjeter, eshte nje dukuri tjeter qe rezulton me 3 shtete nga atehere, tani ajo jugosllavi e 1999 eshte ne tri shtete te ndara mes veti, keshtu qe ajo rezulut qysh me ndarjen e Malit te Zi ka rene poshte. E lere me kur kosova shpalli pavarsin e saje. 2. Ndryshimi i kufijeve nuk lejohet - kush e thot kete? Kufijt kane ndryshuar dhe kjo eshte realitet dhe ku me shume se gjithkund tjeter kjo gje eshte bere ne Ballkan, Kemi nga nje shtet tani 8 shtete. Dhe kjo eshte deshmi se eshte ndryshuar parimi i mosndryshimit te kufijeve. Pa patur nevoj te studiohet shume, kuptohet nje realitet i ri se bota duhet ta kuptoje kete gje. Si e vetmja zgjidhje dhe e vetmja rrugedalje per te kthyer prap kto 6 pika nga kane ardhur eshte qe ne shqiptaret te vetedijesohemi, se ne politikat dhe tryezat boterore duhet te shtrojme nje strategji dhe politike te vetme, POLITIKEN DHE STRATEGJINE KOMBETARE. Kalojme ne Kosoven Lindore, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci - nuk kane kapacitet per te qene nje shtet i ne vete dhe kjo mbetet jasht cdo iluzioni te njeriut normal, mirpo se munde te bashkohet me Kosoven eshte nje enderr dhe vizion i cdo shqiptari te pastert perpos politikaneve Lokal, te cilen merren me nje politike ditore dhe lokale dhe nuk kane haber se vcfa5r ndodhe ne tryezat nderkombetare. As qe lodhen te informohen se qe sdijn ata asgje ne tani po e shofim. Ketyre diteve ka shume raste kur grupe nderkombetaresh (shumica europian te pabese) vizitojne kete rajon te Kosoves Lindore ku takohen me politikanet tane atje. Fatekeqesisht te gjithe ata politikane qe para zgjedhjeve kane gojen plot patriotizem tani kan ndryshuar mendje duket thene se e vetmje rrug e shqiptareve eshte integrimi ne Serbi, derisa serbet e Kosoves thone, e vetmja rruge eshte Serbia ne Kosove. Jane "X" raste te pashfrytezuara te ketyre politikaneve tane. Jane shume gabime te pafalshme te ketyre krimineleve politik. Jane shume aspekte te gabuara te te berit politike ne ate pjese. Ne fakt ata nuk bejne politike por "pazarlleqe"! Te ju perkujtojme se mbrenda muajit ne Kosoven Lindore kane qendruar keto delegacione: - Nė kuadėr tė delegacionit evropian ishin ambasadori i Republikės sė Francės nė Serbi, Zhan Fransua Teral, shefi i delegacionit tė Komisionit Evropian nė Serbi, Zhozef Ljoveras, ambasadorja e Republikės sė Ēekisė dhe zonja Hana Hubackova ( www.kosovalindore.com ) - Njė delegacion katėr anėtarėsh i Komitetit Kėshillėdhėnės tė Kėshillit tė Evropės pėr mbrojtje tė pakicave etnike vizitoi tė mėrkurėn komunėn e Bujanocit, me ē’rast nė kabinetin e kryetarit tė komunės zhvilluan njė takim tė pėrbashkėt me kryetarėt e komunave tė Bujanocit, Preshevės e Medvegjės, Shaip Kamberi, Nadėr Sadiku e Slobodan Drashkoviq, si dhe me kryetarin e Kuvendit Komunal tė Preshevės, Ragmi Mustafa. (http://www1.bujanoci.net/news.php?extend.451) - Njė komision i lartė i Kėshillit Europės, I udhėhequr nga Rikard Hoffman pėrfaqėsues gjerman I delegacionit,ka qėndruar sot nė Bujnaoc, meqėrast nė njė takim pune mė udhėheqėsit e pushteteve locale tė trija komunave tė Luginės sė Preshevės, ėshtė interesuar pėr nivelin e tė drejtave tė bashkėsive etnike qė jetojnė nė kėtė rajon. (http://www.presheva.com/report/2008/lajm-051108.html) Te perkujtojme se jemi ne nentorin e lavdise se shqiptarit, dhe kemi sinjale te ndarjeve te reja si ajo e 1912-es, andaj kjo eshte nje gje qe ne duhet ta rikujtojme, dhe te vendosim drejt: 1. Unifikimi i shqiptareve medoemos, eshte moment vital per politike, 2. Ēast ky kur Kosova Lindore te shpalle cdo ligj te Serbise te pavlefshem ne territorin e saje, derisa nuk heq dore nga Kosova 3. Pernjehere, e shpalle te padeshiruar cdo force tjeter te sigurise, perpos policise multietnike te pranuar nga shqiptaret ( te largohen automatikisht serbet polic te ardhur nga Kosova) 4. Menjehere, te hartohet nje strategji se si te veprojn ne Kosoven Lindore shqiptaret, ne rast se Serbia planifikon te unifikoje serbet e Kosoves per te mos pranuar realitetin 5. Brenda nje afati te shkurter, te intensifikohen takimet me Prishtinen dhe Tiranen zyrtare, ku nga ta te kerkohet nje ndihme konkrete politike, ne menyre qe te jene te gatshme forcat politike te shpallin bashkimin me Kosoven ne momentin qe Serbia bene "nje invazim ne Veriun e Kosoves" me qellimin e ndarjes se saje Mendoj se kjo do te ishte ajo qe ne keto momente aq te rrezikshme por qe munde te jene edhe shume te dobishme. Dhe mos te harrojme se Europes ende nuk i zihet bese, sepse ajo dikur ndau Shqiperine ndersa tani po ndane pjeset e saje te ndara me par.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://pejacity.speedyforum.com
 
Nga Kosova Lindore, nuk kemi kurrfar lajmi se cfar ne fakt po ndodhe atje
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: lajme.sport.vip etj :: lajme-
Kėrce tek: