FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 vazhdim i temes me par

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 23
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

MesazhTitulli: vazhdim i temes me par   Sat 8 Nov - 0:45

FJALĖ E URTĖ E VOLOFĖVE (Wolof).

Kur Tukididi ishte pyetur se “kur do tė arrijė drejtėsia nė Athinė?”, ai ishte pėrgjigjur “Drejtėsia do tė arrijė nė Athinė, atėherė kur ata qė nuk janė tė lėnduar, do tė jenė po aq tė zemėruar sa edhe ata qė janė tė lėnduar.”



Mosdiskriminimi

Dikriminimi i bazuar nė gjini, prejardhje etnike, moshė, prejardhje shoqėrore, besim fetar, paaftėsi fizike ose mendore, status shėndetėsor, orientim seksual, kombėsi, status civil, politik ose tjetėr status, mund ta pengojnė realizimin e tė drejtės pėr shėndet. Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut (UDHR), Konventa Ndėrkombėtare pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit Racor (CERD) e vitit 1965 dhe Konventa Ndėrkombėtare pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Gruas (CEDAW) e vitit 1979, janė tė rėndėsisė sė veēantė, pasi qė tė gjitha kėto i referohen qasjes nė shėndetėsi dhe kujdesit mjekėsor pa kurfarė diskriminimi. Nenet 10, 12 dhe 14 tė CEDAW-it vėrtetojnė tė drejtat e barabarta tė grave nė qasje ndaj kujdesit shėndetėsor, duke pėrfshirė planet familjare, shėrbimet e pėrshtatshme pėr reprodukim shėndetėsor dhe shtatzanėsi, si dhe shėrbimet shėndetėsore famijare.

Deklarata e Pekinit dhe Platforma pėr Veprim (1995) e nxjerr nė fokus pikėpamjen mbi pacenueshmėrinė e sė drejtės pėr shėndet dhe nevojėn e pėrfshirjes sė plotė tė pjesėmarrjes gruas nė shoqėri, sikurse vijon:

“Shėndeti i grave pėrfshin mirėqeninen e tyre emocionale, sociale dhe fizike si dhe pėrcaktohet nga konteksti i jetės sė tyre shoqėrore, politike dhe ekonomike, si dhe biologjike. Zhvillimi dhe paqja, janė tė domosdoshme pėr sigurimin e shėndetit optimal, barazisė, si dhe ndarjes sė pėrgjegjėsive familjare pėr gratė. Tradicionalizimi i kėtyre parimeve ėshtė duke ndodhur pėrmes sistemit tė OKB-sė dhe pėrpjekjeve tė organizatave joqeveritare (OJQ-ve). Gratė, fėmijėt, njerėzit mė tė meta, si dhe popujt autoktonė dhe ata tė fiseve, janė nė mesin e grupeve tė nėnshturara dhe tė anashkaluara, qė pėsojnė probleme shėndetėsore si pasojė e diskriminimit. Paraqitja e njė shembulli mbi tė drejtėn pėr mbrojtje shėndetėsore, si ky qė ka ndodhur me gruan nga tregimi ilustrues, tregon ngritjen e vetėdijes sė qeverive lidhur me obligimet pėr realizimin e plotė tė sė drejtės pėr shėndetėsi.



E drejta pėr tė gėzuar tė mirat e tė arriturave shkencore

Pėrhapja e madhe e AIDS-it (SIDA-s), ka bėrė tė qartė ekzistimin e urgjencės pėr prodhimin e barėrave dhe ofrimin e dijes shkencore, njerėzve nė shtetet nė zhvillim. Qasja e kufizuar ndaj terapisė anti-retrovirale, ka ngritur vetėdijen se pėr tė realizuar njė standard mė tė lartė shėndetėsor, njerėzit nga e gjithė bota duhet tė kenė mundėsi tė pėrdorimit tė njohurive shkencore tė cilat kanė tė bėjnė me shėndetin dhe tė kryejnė lirisht hulumtime shkencore. Qeveritė kanė njohur gjerėsisht tė drejtėn e paraparė me Nenin 15 tė ICESCR pėr tė “gėzuar pėrfitimet e tė arritjeve shkencore dhe aplikimeve tė tyre” dhe detyrimet e tyre pėr tė ruajtur, zhvilluar dhe pėrhapur shkencėn dhe hulumtimet shkencore. E drejta pėr tė pėrfituar nga barėrat qė shpėtojnė jetėn, pengohet nga tė drejtat e pronėsisė intelektuale qė i mbrojnė tė drejtat patentore tė kompanive tė barėrave. Politika e disa shteteve, si ato tė Afrikės Jugore, Indisė, Brazilit dhe Tajlanės, kanė gjetur rrugėt lidhur me mbrojtjet patentore dhe gjatė Konferencės sė Ministrave nė Doha mė 2001, Organizata Ndėrkombėtare e Tregėtisė (WTO) u pajtua qė rregullat tė cilat mbrojnė kėto patente “duhet tė inerpretohen dhe implementohen nė atė mėnyrė qė tė pėrkrahin tė drejtat e anėtarėve tė WTO-sė pėr mbrojtjen e shėndetit publik, e nė mėnyrė tė veēantė promovimit tė qasjes sė gjithėve nė medikamente” dhe bėnė referim specifik pėr tė drejtėn e secilit shtet qė “tė pėrcaktojė se ēka e pėrbėn emergjencėn kombėtare ose rrethanat e tjera tė gjendjes ekstreme (duke lejuar pėrjashtime nė mbrojtjen e patentit), dhe duke lėnė tė kuptohet se rastet e krizės sė shėndetit publik, pėrfshirė atė tė HIV/AIDS, tuberkulozės, malaries dhe epidemive tė tjera, mund ta pėrbėjnė emergjencėn kombėtare dhe rrethanat e tjera tė gjendjes ekstreme.”



Globalizimi dhe e drejta pėr shėndet

Qė nga vitet e 1970-ta, ekonomia botėrore ka ndryshuar nė mėnyrė dramatike, si pasojė e globalizimit, e qė gjithashtu ka pasur ndikim tė drejtpėrdrejtė dhe tė tėrthortė nė shėndetėsi. Disa rezultate ēuan drejt ndryshimeve pozitive, si rritja e mundėsive pėr punėsim, shkėmbimi i njohurive shkencore dhe si rezultat i partneriteteve mes qeverive, shoqėrisė civile dhe korporatave, rritjen e potencialit pėr ofrimin e standardit mė tė lartė tė shėndetėsisė nė mbarė botėn. Sidoqoftė, gjithashtu edhe rezultatet negative siē janė, liberalizimi i tregtisė, investimet nė shtetet me standarde tė ulėta tė punės dhe pėrfitimet jo tė barabarta mes dhe brenda shteteve gjatė marketingut tė produkteve tė reja nė botė, kanė qenė tė shumta dhe kanė pasuar si rezultat i mungesės sė rregullativės ligjore, gjė qė ka rezultuar nė ndikime negative nė shėndetėsi. Qeveritė nuk janė treguar tė suksesshme nė aftėsinė e zvogėlimit tė pasojave negative tė rritjes sė qarkullimit tė tė mirave, parave, shėrbimeve, njerėzve, kulturave dhe njohurive pėrtej kufijve nacional. Nė tė njėjtėn kohė, kompanitė multinacionale janė treguar tė suksesshme pėt t’iu shmangur pėrgjegjėsive. Pėr shembull, sipas Njėsisė Speciale pėr Shėndetėsi dhe Ekonomi tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, substancat e dėmshme si duhani, shkėmbehen lirisht, pa ekzistuar ndonjė mbrojtje adekuate e shėndetit tė popullatės.



Sfidimi i ligjeve dhe praktikave tė afarizmit mbi bazat e tė drejtave tė njeriut nė njė pjesė tė madhe, ėshtė motivuar nga shqetėsimet lidhur me tė drejtėn pėr mbrojtje tė shėndetit. Njė shembull i ngritjes sė vetėdijes pėr nevojėn e ekzistimit tė njė rregullimi mė tė gjerė, ka tė bėjė me licencat farmaceutike. Pėrmes Deklaratės sė Dohės (2001), anėtarėt e WTO-sė, pranuan se nė raste emergjente (Neni 5) qeveritė mund tė lėshojnė licenca tė detyrueshme pėr prodhimin e farmaceutikėve, pastaj qė shtetet tė cilat nuk kanė kapacitet pėr prodhim, duhet tė ndihmohen pėr sigurimin e farmaceutikėve (Neni 6), si dhe qė shtetet e zhvilluara duhet tė ndihmojnė shtetet nė zhvillim pėr sigurimin e transferit tė teknologjisė dhe njohurive nė fushėn e farmaceutikėve (Neni 7).

Shėndeti dhe Mjedisi

Ashtu siē ėshtė theksuar nė rezolutėn 45/94, tė 14 dhjetorit 1990 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, e drejta pėr mjedis tė shėndoshė thėrret pėr tė drejtėn e popujve pėr “tė jetuar nė mjedis adekuat pėr shėdetin dhe mirėqenien e tyre”. Kjo e drejtė ėshtė pranuar nė kushtetutat e 90 shteteve, duke pėrfshirė kėtu kushtetutat mė nacionale, tė cilat janė miratuar qė nga Konerenca e Rios pėr Mjedis dhe Zhvillim (1992). Nė Samitin e Tokės, tė Rio de Zhaneros dhe nė planin e miratuar si Agjenda 21 (1992), pėrmes krijimit tė njė kornize tė vetme politike, u arrit bashkimi i shqetėsimeve shoqėrore, ekonomike dhe tė mjedisit si shtylla tė ndėrvarura pėr zhvillim tė qėndrueshėm. Sigurimi i ujit dhe ajrit tė pastėr, si dhe furnizimi me ushqim tė mjaftueshėm janė ngushtė tė lidhura me njė mjedis tė shėndoshė dhe realizim tė sė drejtės nė shėndet. Megjithėkėtė, dhjetė vite pas Agjendės 21 statistikat e mėposhtme tregojnė pamjaftueshmėrinė e pėrpjekjeve pėr arritjen e synimeve tė dėshiruara:



· 800 milion njerėz vuajnė nga uria;

· 1.5 bilion njerėz nuk kanė qasje nė ujė tė pijshėm;

· 2.5 bilion njerėzve u mungojnė shėrbimet e kėnaqshme higjienike;

· 5 milion njerėz, kryesisht gra dhe fėmijė vdesin ēdo vit nga sėmundjet qė janė tė lidhura me mungesėn e ujit kualitativ.

>>Qeniet njerėzore ndodhen nė qendėr tė brengave pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm.<<

DEKLARATA E RIOS, 1992



Disa OJQ, sė bashku me Komisionin Afrikan pėr tė Drejtat e Njerėzve dhe Popujve, pėrmes njė komunikate tė vitit 1996, pretenduan se qeveria ushtarake e Nigerisė, pėrmes njė kompanie shtetėrore dhe Shell Petroleumit ishte involvuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė prodhimin e naftės, dhe se kėto veprime shkaktuan degradim tė mjedisit dhe probleme shėndetėsore te populli Ogoni. Nė tetor tė vitit 2001, Komisioni Afrikan vendosi qė Republika Federative e Nigerisė, kishte shkelur shtatė nene tė Kartės Afrikane pėr tė Drejtat e Njerėzve dhe Popujve, duke pėrfshirė shkeljen e tė drejtės pėr shėndet. Ky vendim ėshtė njė precedent i rėndėsishėm pėr pėrgjegjėsinė e shtetit qė ta mbrojė mjedisin dhe shėndetin e popullsisė lokale kundėr efekteve tė aktiviteteve tė tilla.



Samiti Botėror pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm (WSSD) i mbajtur nė Johanesburg mė 2002, e shqyrtoi implemetimin e Agjendės 21. Nė planin e Johanesburgut pėr Implementim, ėshtė shprehur njė pėrkushtim i fuqishėm ndaj pėrmirėsimit tė sistemit tė informimit dhe edukimit shėndetėsor nė mbarė botėn, zvogėlimit tė pėrhapjes sė HIV-it, zvogėlimit tė elementeve helmuese nė ajėr dhe ujė, si dhe integrimit tė problemeve shėndetėsore nė planin e ērrėnjosjes sė varfėrisė.



Gjatė dhjetė viteve tė fundit ėshtė zhvilluar njė parim i ri: parimi i veprimeve parandaluese pėr udhėzimin e aktiviteve pėr parandalimin e dėmtimit tė mjedisit dhe shėndetit njerėzor ose parimi parandalues. Ky parim i cili nė vitin 1998 ishte definuar dhe formuluar mė mirė nga njė grup i shkencėtarėve ndėrkombėtarė, juristėve dhe aktivistėve tė sindikatave dhe masave tė gjera pėr mjedis nė Viskonsin (Wisconsin) tė SHBA-ve, kėrkon nga zbuluesit e teknologjive qė para se tė arrijė ai produkt te publiku ose tė ndikojė nė mjedis, ta dėshmojė atė si tė sigurt. Dhe sė fundi, por jo edhe mė pak e rėndėsishme, tė gjitha vendimet qė aplikojnė parimin e parandalimit, duhet tė jenė tė “hapura, publike dhe demokratike”, si dhe “duhet tė pėrfshijnė palėt e prekura”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
vazhdim i temes me par
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: