FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E DOMOSDOSHME TĖ DIHET

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 23
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

MesazhTitulli: E DOMOSDOSHME TĖ DIHET   Sat 8 Nov - 0:43

E drejta pėr shėndet ėshtė pėrmbledhje shumė e gjėrė dhe komplekse e ēėshtjeve tė ndėrlidhura mes vete, pasi qė shėndeti dhe mirėqenia janė ngushtė tė lidhura nė tė gjitha fazat dhe aspektet e jetės. Tė drejta specifike pėr shėndetin mund tė gjenden nėpėr dokumente ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Nė esencė, tė gjitha tė drejtat e njeriut janė tė ndėrlidhura dhe tė ndėrvarura mes vete, duke bėrė kėshtu realizimin, neglizhimin, si dhe shkeljen e tė drejtave tė njeriut, pėr njė numėr mė tė madh tė tė drejtave, e jo vetėm ndaj njė tė drejte tė vetme dhe tė izoluar nga tjerat. Kjo ndėrlidhje bėhet mė e qartė kur merret parasysh se njė e drejtė njerėzore (p.sh. shėndeti), kėrkon plotėsimin e gjitha nevojave njerėzore, qoftė fizike, siē janė nevoja pėr ajr, ujė, ushqim, seks, qoftė tė nevojave sociale dhe psikologjike, siē janė, nevoja pėr dashuri, shokė, familje dhe shoqėri.



Tė drejtat e njeriut kanė tė bėjnė me obligimet qė i kanė shtetet pėr t’i kontribuar pėrmbushjes sė kėtyre nevojave dhe pėr t’ua mundėsuar grupeve dhe individėve tė jetojnė me dinjitet. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Karta e Kombeve tė Bashkuara e bėri tė qartė se, shtetet anėtare kanė obligime ndaj tė drejtave tė njeriut. E drejta pėr shėndet, ėshtė bėrė eksplicite nė Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut tė vitin 1948, ku nė Nenin 25 thuhet: “Ēdokush ka tė drejtė pėr njė nivel jetese qė siguron shėndetin dhe mirėqenien e tij dhe tė familjes sė tij, duke pėrfshirė kėtu ushqimin, veshmbathjen, strehimin, kujdesin mjekėsor dhe shėrbimet e nevojshme sociale, . . . ”.



Njė deficion i gjerė dhe vizionar pėr shėndetin ėshtė dhėnė edhe nė preambulėn e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (WHO), ku pėrcaktohet si njė: “gjendje e plotė fizike, mendore dhe mirėqenie sociale dhe jo vetėm mungesė e sėmundjeve ose gjendjes sė dobėt shėndetėsore” Kjo pikėpamje pėr paprekshmėrinė e sė drejtės pėr shėndet, nėnvizon faktin se pjesa mė e madhe e politikės sė pėrcaktimit tė shėndetėsisė, bėhet jashtė sektorit tė zakonshėm shėndetėsor dhe kjo ndikon nė faktorėt social tė shėndetėsisė.



SIGURIA NJERĖZORE DHE SHĖNDETĖSIA

Shtimi i numrit tė konflikteve tė armatosura dhe situatave emergjente, si dhe numri i madh i refugjatėve qė kėrkojnė mbrojtje nga luftėrat dhe fatkeqėsitė natyrore, e vėnė tė drejtėn e tyre pėr jetė, nė qendėr tė sė drejtės nė shėndet. Organizatat ndėrkombėtare siē janė, Komiteti i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, Mjekėt pėr tė Drejtat e Njeriut, Médecins sans Frontičres (Mjekėt pa Kufi) dhe Médecins du Monde (Mjekėt e Botės), me qėllim qė tė sigurohet e drejta pėr shėndet gjatė situatave tė jashtėzakonshme dhe rrethanave tė tjera tė pasigurisė njerėzore, bėjnė mobilizimin e punėtorėve shėndetėsor pėr tė aplikuar strukturėn e tė drejtave tė njeriut.

Dhuna paraqitet si problemi kryesor pėr shėndetėsinė publike dhe ėshtė pengesė serioze pėr realizimin e tė drejtės pėr shėndet. Ēdo vit, nė botė vdesin miliona njerėz si pasojė e lėndimeve tė shkaktuara nga dhuna. Disa tė tjerė mbijetojnė, mirėpo vazhdojnė jetėn me tė meta fizike dhe psikike. Dhuna ėshtė diēka e parandalueshme. Ajo ėshtė rezultat i faktorėve kompleksė tė shoqėrisė dhe tė mjedisit. Ėshtė dėshmuar se nė vendet me pėrvoja tė dhunės kolektive dhe luftėrave civile e ndėrkombėtare, pėrdorimi i dhunės ėshtė mė i zakonshėm.

PĖRSHKRIMI DHE DEFINIMI I ĒĖSHTJES


Shėndeti dhe tė Drejtat e Njeriut

Ekzitojnė lidhje tė rėndėsishme mes shėndetėsisė dhe tė drejtave tė njeriut. Disa nga fushat e ndėrlidhjes janė: dhuna, tortura, skllavėria, diskriminimi, uji, ushqimi, strehimi dhe zakonet tradicionale.



Pėrkushtimi i Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut ndaj tė drejtės nė shėndet si njė standard adekuat pėr jetėse, ėshtė bėrė mė se i qartė nė Nenin 12 tė Paktit Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (ICESCR), tė vitit 1966. Ky pakt ėshtė miratuar nė tė njejtėn kohė me Paktin Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR). Ndarja e Pakteve nė dy kategori ishte simptomė e Luftės sė Ftohtė, ku shtetet e lindjes i dhanė prioritet tė drejtave tė parapara me ICESCR, derisa shtetet e perendimit pėrkrahėn tė drejtat civile dhe politike, si tė drejta kryesore sa i pėrket tė drejtave tė njeriut. Deri mė tani, ICCPR ėshtė ratifikuar nga 149 shtete, derisa ICESCR nga 146 shtete; SHBA-tė kanė nėnshkruar tė dyjat, por kanė ratifikuar vetėm ICCPR, ndėrsa Kina ka nėnshkruar tė dyjat, por ka ratifikuar vetėm ICESCR. Teksti i Nenit 12- tė ICESCR paraqet themelin e sė dretės nė shėndet dhe ka kėtė pėrmbajtje:



1. Shtetet palė tė kėtij Pakti e njohin tė drejtėn e ēdo personi pėr tė gėzuar standardin sa mė tė lartė tė gjendjes shėndetėsore fizike dhe mentale.

2. Masat qė Shtetet palė tė kėtij Pakti duhet t’i marrin pėr tė siguruar ushtrimin e plotė tė kėsaj tė drejte, duhet pėrfshirė ato masa tė cilat janė tė domosdoshme pėr tė siguruar:

a. Zvogėlimin e vdekshmėrisė te tė posalindurit dhe vdekshmėrinė e foshnjeve, si dhe zhvillimin e shėndetshėm tė fėmijės;

b. Pėrmirėsimin e gjitha aspekteve tė higjienės sė mjedisit dhe tė higjienės industriale;

c. Parandalimin, trajtimin dhe kontollin e sėmundjeve epidemike, endemike, profesionale dhe sėmundjeve tė tjera;

d. Krijimin e kushteve tė cilat nė rast tė sėmundjeve do t’u siguronin tė gjithėve shėrbime mjekėsore dhe pėrkujdesje mjekėsore.

>>Aspirata ime ėshtė qė pėrfundimisht shėndetisa do tė shihet jo vetėm si njė bekim pėr tė cilin do tė shpresohet, por si njė e drejtė e njeriut pėr tė cilėn do tė luftohet.<<

KOFI ANNAN



Ekziston edhe njė numėr i konventave regjionale tė cilat e definojnė mė tutje tė drejtėn pėr shėndet, pėrfshirė kėtu Nenin 11 tė Kartės Sociale Evropiane tė vitit 1961, tė reviduar mė 1996, Nenin 10 tė Protokolit Shtesė tė Konventės Amerikane pėr tė Drejtat e Njeriut nė Fushėn e tė Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore tė 1988 dhe Nenin 16 tė Kartės Afrikanė pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Popujve tė vitit 1981.



Qeveritė u qasen nė forma tė ndryshme obligimieve tė dala nga Neni 12 i ICESCR dhe organi i autorizuar pėr monitorimin e aplikimit tė Paktit, me qėllim tė sqarimit tė obligimeve tė shteteve, ka lėshuar njė tekst tė quajtur Komenti i Pėrgjithshėm 14, tė cilin e miratoi nė maj tė 2000. Nė kėtė Koment tė Pėrgjithshėm theksohet se realizimi i tė drejtės pėr shėndet mbėshtetet nė pėrmbushjen e tė drejtave tė tjera, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr jetė, ushqim, strehim, punė, arsimim, pjesėmarrje, gėzim i arritjeve shkencore dhe aplikimeve tė tyre, lirinė pėr tė kėrkuar, pranuar dhe pėrhapur informata tė tė gjitha llojeve, mosdikriminim, ndalim tė torturės dhe lirinė e bashkimit, tubimit dhe tė lėvizjes.

Ekzistimi, qasja, pranueshmėria dhe kualiteti

Komenti i Pėrgjithshėm gjithashtu pėrcakton katėr kritere pėrmes sė cilave vlerėsohet e drejta pėr shėndet:

Ekzistimi, i cili pėrfshin funksionimin e shėndetėsisė publike, objekteve, tė mirave dhe shėrbimeve shėndetėsore, si dhe programeve qė duhet tė ekzistojnė nė sasi tė mjaftueshme.



Qasja ndaj objekteve, tė mirave dhe shėrbimeve pėr shėndetėsi tė cilat kėrkojnė mosdiskriminim, qasje fizike, mundėsi dhe informata adekuate.



Pranueshmėria, e cila kėrkon qė tė gjitha objektet, tė mirat dhe shėrbimet shėndetėsore duhet tė jenė tė pranueshme nė pajtim me etikėn mjekėsore dhe kulturėn e caktuar, pastaj me kėrkesat gjinore dhe ciklet jetėsore, si dhe tė parashikohet respektimi i konfidencialitetit dhe pėrmirėsimi i shėndetit dhe statusit shėndetėsor tė atyre nė nevojė.



Kualiteti, i cili kėrkon qė objektet, tė mirat dhe shėrbimet shėndetėsore, tė jenė shkencėrisht dhe medicinalisht tė pėrshtatshme dhe tė kualiteteve tė mira.

Njeriu ėshtė ilaē pėr njeriun
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
E DOMOSDOSHME TĖ DIHET
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: