FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ---Racizmi-------

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 23
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

MesazhTitulli: ---Racizmi-------   Sat 8 Nov - 0:38

Racizmi shkakton dėme, duke izoluar dhe lėnduar njerėzit dhe duke shkaktuar ndarje mes komuniteteve. Sikurse racizmi aktiv, edhe akceptimi pasiv i privilegjeve tė bazuara nė racė, dėmtojnė shėndetin mental dhe fizik si tė viktimės, ashtu edhe tė kryesit tė padrejtėsisė racore. Shkaqet e racizmit ose jotolerancės sė ngjashme, si dhe mjetet pėr kryerjen e tyre janė mjaft komplekse dhe pėrfshijnė, nėnshtrimin dhe diskriminimin ligjor, disatvantazhin ekonomik dhe arsimor, anashkalimin social dhe politik, si dhe viktimizimin psikologjik.



Ėshtė mjaft interesant fakti se pėr shkak tė konfliktit qė ekziston ndėrmjet pikėpamjeve tė ndryshme mbi kuptimin e saktė dhe pėrfshirjen e racizmit, nuk ekziston njė definicion i pranuar universalisht pėr racizmin. Racizmi mund tė kuptohet si besim i vetėdijshėm ose i pavetėdijshėm pėr superioritetin natyral tė njė race mbi tjetrėn, ose si njė qėndrim dhe sistem i veprimeve qė “tentojnė tė vendosin regjim racor, ose njė hierarki tė pėrhershme tė njė grupi qė besohet tė jetė reflektim i ligjeve tė Zotit”. Ky definicion i fundit pėr racizmin, qėndron ndėrmjet pikėpamjeve pėr diskriminimin si koncept modern, i cili ka dalė nga teoritė shkencore mbi racėn dhe kuptimit tė tij si manifestim i organizimit fisnor antik. Si do qė tė jetė, shprehja racizėm nxit shumė diskutime, sepse vetė shprehja, vetvetiu supozon ekzistimin e racave tė ndryshme, e qė shkencėrisht ėshtė konstatuar si e pasaktė. Sot, “raca” shihet mė tepėr si konstrukt social nė tė cilėn theksi vihet mė shumė nė dallimet kulturore, sesa nė karakteristikat biologjike, prandaj dikush mund tė flasė pėr tė ashtuquajturin “racizėm kulturor”, i cili nė kohėn e tashme, paraqet pėrshkrimin mė adekuat tė qėndrimeve aktuale tė njerėzve tė njohur si “racistė”. Racizmi si formė e tė menduarit mund tė jetė i dėmshėm, por nėse nuk manifestohet, atėherė nuk mund tė sanksionohet. Kjo do tė thotė se, idetė raciste nuk mund tė karakterizohen si shkelje e tė drejtave tė njeriut, sepse liria e tė menduarit dhe e besimit vetvetiu konsiderohen si tė drejta shumė tė rėndėsishme. Vetėm nėse kėto paragjykime dhe mendime ēojnė nė drejtim tė politikave diskriminuese, zakoneve shoqėrore dhe kulturore pėr ndarje grupore, atėherė mund tė flasim pėr veprime diskriminuese racore tė sanksionuara. Kėto veprime mund tė bėhen ose nga “raca mbizotėruese” duke krijuar regjim hierarkik, ose nga individėt qė ushtrojnė kontroll mbi tė tjerėt.



Varėsisht nga forca e pėrdorur dhe marrėdhėniet ndėrmjet viktimės dhe kryesit, racizmi shfaqet nė nivele tė ndryshme:

nivel personal (qėndrimet, besimet, vlerat e personale)
nivel ndėrpersonal (sjelljet ndaj tjerėve)
nivel kulturor (vlerat dhe normat e sjelljes shoqėrore)
nivel institucional (ligjet, zakonet, traditat dhe praktikat)


Ish-sistemi i apartedit i Republikės Jugafrikane, ku ligjet e apartedit nė mėnyrė srtukturore veēonin tė zinjtė nga tė bardhėt, paraqet njė shembull konkret tė formės insititucionale tė diskriminimit racor dhe racizmit. E Dobishme tė Dihet.



>>Njė person i cili me vite ka qenė i lidhur me zinxhirė, nuk mund tė sillet para vijės sė fillimit tė ri racor dhe t’i thuhet “tani je i lirė tė garosh me tė gjithė” dhe tė vazhdosh tė besosh se ke vepruar drejtė. Kėshtu qė, nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm tė hapen dyert e mundėsive. Tė gjithė qytetarėt tanė kanė tė drejtė tė kalojnė nėpėr kėto dyer . . . Ne nuk kėrkojė . . . barazinė si tė drejtė teorike, por barazinė si fakt dhe barazinė si rezultat.<<

PRESIDENTI I SHBA-ve, LINDON XHONSON (LYNDON JOHNSON), 1965

Diskriminimi Racor: “Konventa e OKB-sė pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit Racor” (CERD) e vitit 1965, pėrmban njė definicion ligjor tė plotė pėr diskriminimin racor, cili ėshtė pėrdorur si bazė e shumė definicioneve dhe insrumenteve qė kanė tė bėjnė me diskriminimin:

Neni 1 thotė . . . “Nė kėtė Konventė, shprehja “diskriminim racor” nėnkupton ēdo dallim, pėrjashtim, kufizim, ose preferencė qė bazohet nė racėn, ngjyrėn, prejardhjen ose origjinėn kombėtare dhe etnike, qė ka qėllim apo efekt tė shkatėrrojė ose tė komprometojė njohjen, gėzimin ose ushrtimin, nė kushte barazie, tė tė drejtave tė njeriut dhe tė lirive themelore nė fushat politike, ekonomike, shoqėrore dhe kulturore ose nė ēdo fushė tjetėr tė fushės publike.”



Me hartimin e kėsaj Konvente ( Standardet Ndėrkombėtare, Implementimi dhe Monitorimi), Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara reagoi kundėr akteve anti-semitike, e veēanėrisht atyre nė Gjermani, ku fotografitė shkatėrruese tė djegies sė sinagogave nėpėr qytetet gjermane, tronditėn bashkėsinė ndėrkombėtare.



Dhuna racore e cila pėrfshin akte specifike tė dhunės dhe ngacmimit tė kryer kundėr njė individi ose grupi nė bazė racore, ngjyre, prejardhjeje kombėtare ose origjine etnike, paraqet njė shembull konkret tė ndikimit tė racizmit. Paraqitja e njė grupi si kėrcėnim, ėshtė element kryesor i njė mjedisi shoqėror dhe politik ku ndodhin aktet e dhunės, tė bazuara nė urrejtje. Racizmi dhe dhuna e motivuar racore janė paraqitur dukshėm nė artikujt e gazetave ditore nė gjithė botėn, p.sh. nė SHBA, lidhur me trazirat nė Los Anxhelles (Los Angeles) pėr aktgjykimin e Rodnej Kingut (Rodney King) dhe pastaj pėr kontraversėn gjatė gjykimit tė Ou Xhej Simpsonit (O. J. Simpson).



Nė dekadat e fundit tė luftimit kundėr racizmit dhe diskriminimit racor, ėshtė zhvilluar njė kuptim mė i gjerė pėr termin racizėm, duke pėrfshirė edhe pranimin se tė gjitha shoqėritė e botės janė tė prekura dhe tė penguara nga racizmi. Bashkėsia ndėrkombėtare ka marrė detyrė pėr zbulimin e shkaqeve kryesore tė racizmit dhe pėr tė bėrė thirrje pėr reforma tė domosdoshme pėr parandalimin e shpėrthimit tė konflikteve racore ose tė bazuara nė diskriminimin racor. Fatėkeqėsisht, me gjithė pėrpjekjet pėr heqjen e tė gjitha politikave tė bazuara nė kėtė fenomen, kėto teori dhe praktika ende ekzistojnė dhe pėr mė tepėr, po marrin forma tė reja, siē ėshtė politika mizore kriminale e quajtur “spastrim etnik”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
---Racizmi-------
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: