FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumiCalendarKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 E DOMOSDOSHME TĖ DIHET ???

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES


Male
Numri i postimeve: 81
Age: 21
lokacioni: pej
Registration date: 14/08/2008

MesazhTitulli: E DOMOSDOSHME TĖ DIHET ???   Sat 8 Nov - 0:29

Edhe pse varfėria shikohet si njė fenomen historik, format nė tė cilat ajo po shfaqet sot e bėjnė atė dukshėm mė komplekse. Ky kompleksitet ėshtė rezultat i shumė faktorėve, pėrfshirė kėtu edhe ndėrrimin e natyrės sė marrėdhėnieve ndėrmjet njerėzve, raporteve tė shoqėrisė me faktorėt dhe proceset e prodhimit, si dhe perspektivėn e qeverive dhe institucioneve ndėrkombėtare, siē janė Banka Botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar ose Kombet e Bashkuara, lidhur me dimensionet e ndryshme tė varfėrisė.



Koncepti i varfėrisė ėshtė zhvilluar gjatė kalimit tė kohės. Varfėria, e cila mė parė ėshtė parė vetėm nė kontekstin e tė ardhurave, tani shihet si koncept multidimensional, i cili rrjedh dhe ėshtė i lidhur ngushtė me politikėn, gjeografinė, historinė, kulturėn dhe veēoritė sociale. Nė shtetet nė zhvillim, varfėria ėshtė majft e pėrhapur dhe karakterizohet me uri, mungesė tė tokės dhe burimeve tė mjaftueshme pėr jetė, politika joefektive tė ridistribuimit, papunėsi, analfabetizėm, epidemi, mungesė tė shėrbimeve mjekėsore dhe mungesė tė ujit tė mjaftueshėm. Nė vendet e zhvilluara, varfėria manifestohet pėrmes pėrjashtimeve shoqėrore, rritjes sė papunėsisė dhe pagesės sė ulėt. Nė tė dyja rastet, varfėria ekziston pėr shkak tė mungesės sė drejtėsisė, barazisė, sigurisė njerėzore dhe paqes.



Varfėria nėnkupton pamundėsinė e qasjes nė botėn e mundėsive tė mjaftueshme. Si pasojė e mungesės sė lirisė politike, pamundėsisė pėr pjesėmarrje nė proceset e vendimmarrjes, mungesės sė qeverisjes sė mirė, mungesės sė sigurisė personale, pamundėsisė pėr pjesėmarrje nė jetėn e komunitetit dhe kėrcėnimeve pėr drejtėsi tė qėndrueshme afatgjatė, tė varfėrit nuk kanė mundėsi ta ndryshojnė gjendjen e tyre, sepse u mohohen mjetet pėr mundėsi tė tilla. Mohimi i fuqisė dhe i resurseve ekonomike, sociale dhe kulturore, janė ato qė i mbajnė tė varfėrit tė zhytur nė varfėri.



Varfėria dhe siguria njerėzore

Varfėria e cila shkakton pasiguritė e mėdha ushqimore dhe shoqėrore, ėshtė njė ndėrhyrje direkte nė sigurinė njerėzore. Varfėria, jo vetėm qė kėrcėnon ekzistencėn e njė numri tė madh tė njerėzve, por e shton nėnshtrimin e tyre ndaj dhunės, keqtrajtimit dhe pandikueshmėrisė sociale, politike dhe ekonomike. Ashtu siē tha njė grua nė Bellorusi, varfėria ėshtė poshtėruese dhe e ul dinjitetin e ēdo personi. Profesor Amartia Sen (Amartya Sen), duke potencuar nevojėn pėr shikimin e sfidave tė barazisė globale dhe sigurisė njerėzore, nė njė mėnyrė disi tė ndryshme theksoi se “detyra urgjente janė, sqarimet konceptuale dhe promovimi i diskutimeve publike si plotėsim ndaj identifikimit tė projekteve konkrete pėr promovimin e drejtėsisė dhe pėr garantimin e sigurisė themelore tė njerėzve. Me hulumtimin e kėrkesave pėr shėndetėsi, arsimim, mėnjanimin tė varfėrisė, zvogėlim tė pabarazive gjinore dhe tė pasigurisė, duhet tė integrohet njė kuptim mė i plotė mbi konfliktet dhe vlerat.”

Prandaj, varfėria paraqet edhe akt tė deprivimit edhe tė nėnshtrimit. Si rrjedhojė e rritjes sė pabarazisė dhe diskriminimit mes kombeve dhe diskriminimit brenda njė kombi, bėhet shkelja e sė drejtės sė tė varfėrve pėr tė jetuar nė siguri dhe me dinjitet.

---->DEFINIMI I VARFERIS<---

Ekzistojnė definicione tė ndryshme pėr varfėrinė dhe shfaqjen e saj:

· Nga perspektiva e tė ardhurave, varfėria e definon personin si tė varfėr nėse dhe vetėm nėse niveli i tė ardhurave tė tij/saj ėshtė nėn nivelin e caktuar tė varfėrisė. Shumė shtete kanė caktuar nivelin minimal tė pagave pėr ta mbikėqyrur pėrparimin nė uljen e varfėrisė. Kufiri ėshtė tėrhequr te tė ardhurat e mjaftueshme pėr njė sasi tė caktuar tė ushqimit. Nė bazė tė Raportit pėr Zhvillim Njerėzor tė UNDP tė vitit 1997 “varfėria nėnkupton mohimin ndaj mundėsive dhe zgjidhjeve themelore pėr zhvillim njerėzor, pra pėr tė bėrė jetė tė shėndoshė, dhe kreative, pėr tė gėzuar standarde dinjitoze pėr jetė, liri, dinjitet, vetėrespekt dhe respekt pėr tė tjerėt.”

· Indeksi i varfėrisė njerėzore (UNDP, HDR 1997), si rezultat i pėrdorimit tė indikatorėve mė themelor tė deprivimit, siē janė jeta e shkurtėr, mungesa e arsimit elementar dhe mungesa e qasjes nė resurse publike dhe private, e njeh varfėrinė e njerėzimit mė gjerė se vetėm si varfėri nė tė ardhura.

· Nga perspektiva e tė drejtave tė njeriut, Zyra e Komisionerit pėr tė Drejtat e Njeriut, e sheh varfėrinė si “njė gjendje njerėzore e karakterizuar nga deprivimi i vazhdueshėm ose kronik ndaj resurseve, mundėsive, zgjidhjeve, sigurisė, fuqia e nevojshme pėr gėzimin e njė standardi adekuat pėr jetesė dhe nga tė drejtat fundamentale civile, kulturore, ekonomike, politike dhe sociale.”

· Sipas draftit udhėzues: Qasja e tė Drejtave tė Njeriut nė Strategjitė pėr Uljen e Varfėrisė, tė Zyrės sė Komisionerit pėr tė Drejtat e Njeriut, nga shtatori i vitit 2002, varfėria shihet si njė “formė ekstreme e deprivimit”. Raporti sugjeron se vetėm dėshtimet ndaj atyre mundėsive, qė sipas njė prioritetit konsiderohen themelore, duhet tė numėrohen si varfėri. Deri sa kėto mund tė ndryshojnė nga njė shoqėri nė tjetrėn, pėr shumicėn e shoqėrive, tėrėsia e kėrkesave themelore tė pėrbashkėta pėrfshin, nevojnėn pėr ushqyeshmėri tė mjaftueshme, ndalim tė vdekjeve nė ato raste kur ėshtė e mundur, vdekjeve tė hershme, nevojėn pėr strehim adekuat, arsimim elementar, garantim tė sigurisė personale, garantim tė qasjes sė barabartė ndaj drejtėsisė, shfaqjes nė publik pa turp, mundėsi pėr tė fituar tė mira pėr jetė dhe pjesėmarrje nė komunitet.



Debatet lidhur me mėnyrat e matjes dhe shėnimit tė varfėrisė ende vazhdojnė, por kompleksiteti i jetės njerėzore lė tė kuptohet se varfėria gjithmonė do tė jetė nė kėrkim tė njė definicioni. Duke qenė se nėnshtrimi dhe deprivimi, kryesisht janė subjektive, nuk mund tė pėrmblidhen nė kuadėr tė njė strukture tė ngurtė dhe tė aplikueshme universalisht.



Dimensionet e varfėrisė. Varėsisht nga konteksti specifik ekonomik, social, kulturor dhe politik, fenomeni i varfėrisė kuptohet dhe artikulohet ndryshe. Me qėllim qė tė ndihmohet shpjegimi i dimensioneve tė ndryshme tė varfėrisė, duhet bėrė njė hap pėrpara dhe tė bėhet pėrpjekje qė fjalėt e pėrfshira nė definicionin e varfėrisė (si p.sh. drejtėsia, nėnshtrimi, dinjiteti, siguria, mundėsitė etj) t’i ndėrlidhim me jetėn reale.



Mjetet pėr jetė – Nė viset rurale, ku ligjet e shtetit pėr pyje nuk e lejojnė popullsinė autoktone tė mbledhė ushqim pėr vete dhe bagėti, qė pėrndryshe u takon, kjo nėnkupton mohimin e qasjes nė tokė, pyje dhe ujė. Nė kotekstin urban, p.sh. qyteti dėshiron ta shfrytėzojė fuqinė punėtore tė migrantėve nga viset rurale, por nuk merr pėrgjegjėsi pėr nevojat e tyre pėr strehim, arsimim dhe shėndet, duke i shtyrė kėshtu edhe mė shumė kah pasiguria dhe nėnshtrimi mė i madh. Diskriminimet e bazuara nė kasta, etnicitet ose racė, gjithashtu kanė qenė faktorė tė rėndėsishėm pėr ndalimin e komuniteteteve ose grupeve tė caktuara qė tė kenė qasje ndaj resurseve natyrore elementare dhe me ketė edhe ndaj tė drejtės pėr jetė dinjitoze.



Nevojat elementare – Nėse komercializimi i ujit, energjisė elektrike, shkollės dhe shėrbimeve shėndetėsore, si shėrbime elementare shkakton ēmime pėrtej mundėsisė sė tė varfėrve, duke i detyruar ata t’i shesin tė mirat e kursyera dhe pėr tė jetuar nėn nivel njerėzor, kjo nėnkupton mohimin e ushqimit, arsimimit dhe kushteve normale pėr jetė dhe banim, qė menjėherė i privon ata tė jetojnė me dinjitet.



Drejtėsia – Mohimi i drejtėsisė per se ose drejtėsisė nė njė kohė tė caktuar, ėshtė si p.sh. rasti i tė varfėrve nė shumė shtete, ku nuk kanė qasje nė sistemin gjyqėsor pėr aryse tė kostos sė lartė. Zakonisht, tė rinjtė e lagjeve tė varfėra, minoritetet etnike, racore dhe fetare, janė tė parėt tė cilėt dyshohen pėr krime qė nuk i kanė bėrė, ndėrsa gratė tė cilat kėrkojnė ndėrhyrjen e policisė nė rastet e dhunės familjare, shpėrfillen me pretekstin se ato janė ēėshtje private. Shpesh, si rrjedhojė e presionit nga shteti ose nga lobistėt e fortė, gjykatat janė vėrejtur duke zgjatur zgjedhjen e ēėshtjeve tė kompensimit tė punėtoėve ose rehabilitmit tė personave tė zhvendosur, e qė tė varfėrve u kushton me tė gjitha tė mirat qė i kanė.



Organizimi – Nėse varfėria ndėrhyn nė lirinė e punėtorėve pėr t’u organizuar me qėllim tė pėrmirėsimit tė kushteve tė tyre tė punės, atėherė kemi mohim tė sė drejtės pėr t’u organizuar, pėr tė kėrkuar pushtet dhe pėr tė rezistuar padrejtėsinė.



Pjesėmarrja – Mohimi i sė drejtės pėr pjesėmarrje dhe ndikim nė vendimet qė prekin jetėn, ndodh nė raste siē janė p.sh. rritja e interesave politike dhe interesave tė kompanive pėr ngushtimin e hapėsirės sė qytetarėve pėr pjesėmarrje efektive nė ēėshtjet publike sikurse ėshtė ofrimi i shėrbimeve themelore. Analfabetizmi dhe mungesa e informatave si rezultat i zhvendosjes sė refugjatėve, ua mohon atyre tė drejtėn pėr pėrcaktimin e ardhmėrisė sė tyre. Shumica e romėve, pėr shkak tė natyrės sė tyre migruese, nė tė shumėn e rasteve nuk shėnohen nė listat e votuesve dhe pėr kėtė arsye fare nuk mund tė votojnė.



Dinjiteti njerėzor – Pėr shembull, nė viset rurale, pjesėtarėt e kastave, minoriteteve etnike, racore dhe grupeve tjera, qė e formojnė pjesėn mė tė madhe tė njerėzve tė patokė ose pronarėve tė parcelave tė vogla, janė tė detyruar tė bėjnė kompromis me dinjitetin e tyre pėr tė fituar paga minimale, qė nėnkupton se u mohohet e drejta pėr tė jetuar me respekt dhe dinjitet. Fėmijėt, nė vend se tė jenė nė shkolla, janė tė detyruar pėr punė eksploatuse siē ėshtė reciklimi i mbeturinave, qepja e lėkurės ose agrikultura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

E DOMOSDOSHME TĖ DIHET ???

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: -