FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PROGRAMI 12 PIKĖSH PĖR PARANDALIM TĖ TORTURĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 23
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

MesazhTitulli: PROGRAMI 12 PIKĖSH PĖR PARANDALIM TĖ TORTURĖS   Sat 8 Nov - 0:27

Amnesty International thėrret tė gjitha qeveritė tė implementojnė Programit 12 pikėsh pėr Parandalimin e Torturės.

1. Dėnimi zyrtar i torturės. Autoritetet e larta tė tė gjitha shteteve, duhet tė demonstrojnė kundėrshtimin e tyre tė fuqishėm ndaj aplikimit tė torturės. Ata duhet t’ua bėjnė tė qartė tė gjithėve qė tortura nuk do tė tolerohet nė asnjė rrethanė.

2. Kufizimi i burgimit tė izoluar (burgimi pa mundėsi komunikimi). Tortura shpesh ndodh ndaj atyre personave qė mbahen tė izoluar dhe nuk kanė mundėsi pėr t’i kontaktuar njerėzit jashtė burgut qė tė dijnė se ēka po u ndodh atyre. Qeveritė duhet tė parashikojnė masa siguruese qė tė mos lejojnė qė rastet e arrestimeve tė izoluara tė shndėrrohen nė tortura. Pėr tė gjithė tė arrestuarit, ėshtė thelbėsore qė brenda kohės sa mė tė shkurtėr tė dėrgohen para autoriteteve gjyqėsore dhe qė avokatėt, mjekėt dhe familjarėt e tyre tė kenė mundėsi t’i vizitojnė ata rregullisht.

3. Tė mos ketė arrestime tė fshehta

Nė disa shtete tortura ndodhin nėpėr qendra tė fshehta, pasi qė viktimat fillimisht “zhduken”. Qeveritė duhet tė marrin masa pėr tė siguruar mbajtjen e gjithė tė arrestuarve nė vende publike dhe qė vendndodhjen e tyre t’ua bėjnė tė njohur tė afėrmve dhe avokatėve tė tyre.

4. Masat mbrojtėse gjatė marrjes nė pyetje dhe gjatė paraburgimit. Qeveritė duhet tė mbikėqyrin rregullisht procedurat e marrjes nė pyetje dhe ato tė paraburgimit. Tė gjithė tė arrestuarit, duhet tė informohen menjėherė pėr tė drejtat e tyre, duke pėrfshirė kėtu edhe tė drejtėn pėr t’u ankuar pėr trajtimin e tyre. Rregullisht duhet t’u bėhen vizita tė pavarura burgjeve, me qėllim tė kontrollimit tė kushteve tė burgut. Njė masė e rėndėsishme kundėr torturės, do tė ishte ndarja e pėrgjegjėsive mes autoriteteve pėr marrjen nė pyetje nga autoriteteve pėr arrestimin.

5. Hetimi i pavarur ndaj raportimeve tė torturės. Qeveritė duhet tė sigurojnė hetim tė paanshėm dhe efektiv ndaj tė gjitha ankesave dhe raportimeve pėr torturė. Ndėrsa, metodat dhe pėrfundimet e hetimeve duhet tė bėhen publike. Ankuesit dhe dėshmitarėt duhet tė mbrohen nga kėrcėnimi.

6. Mospėrdorimi i deklaratave tė nxjerra pėrmes torturimit. Qeveritė duhet tė sigurojnė qė deklaratat, pranimet dhe provat tjera tė nxjerra pėrmes torturimit tė mos futen nė procedura ligjore.

7. Nalimi i torturės me ligj. Qeveritė duhet tė sigurojnė qė nė bazė tė ligjit penal vendor, aktet e torturės t’i konsiderojnė vepra penale. Nė pajtim mė tė drejtėn ndėrkombėtare, ndalimi i torturės nuk duhet tė suprimohet nė asnjė rrethanė, pėrfshirė kėtu edhe gjendjen e luftės, ose ndonjė situatė tjetėr tė jashtėzakonshme.

8. Ndjekja e torturuesve tė mundshėm. Tė gjithė pėrgjegjėsit pėr torturė duhet tė sillen para drejtėsisė. Ky parim duhet tė aplikohet kudo qė tortura tė ketė ndodhur, dhe pa marrė parasysh kombėsinė e kryesit apo tė viktimės. Nuk duhet tė ekzistojė ndonjė “vend i sigurt” pėr torturuesit.

9. Procedurat e trajnimit. Gjatė trajnimit tė zyrtarėve qė kanė tė bėjnė me trajtim tė tė burgosurve apo marrje nė pyetje, duhet t’u bėhet e ditur se tortura ėshtė vepėr penale e dėnueshme me ligj. Atyre duhet t’u tregohet se janė tė obliguar qė tė mos zbatojnė asnjė urdhėr pėr torturim.

10. Kompensimi dhe rehabilitimi. Viktimave tė torturės dhe tė afėrmėve tė tyre familjarė duhet t’u mundėsohet realizimi i kompensimit material. Viktimave duhet t’u ofrohet njė pėrkujdesje e nevojshme mjekėsore dhe rehabilitim adekuat.

11. Pėrgjigja nga bashkėsia ndėrkombėtare. Qeveritė duhet t’i pėrdorin tė gjitha mundėsitė pėr tė ndėrmjetėsuar me qeveritė e akuzuara pėr torturė. Duhet tė themelohen dhe tė pėrdoren mekanizma ndėrqeveritare, me qėllim tė hetimit urgjent tė raporteve pėr torturė dhe tė ndėrmarjes sė hapave efektivė kundėr saj. Qeveritė duhet tė sigurojnė qė transferet dhe trajnimet ushtarake, policore ose tė sigurimit tė mos ndihmojnė ushtrimin e torturės.

12. Ratifikimi i instrumenteve ndėrkombėtare. Tė gjitha qeveritė duhet t’i ratifikojnė instrumentet ndėrkombėtare qė pėrmbajnė garanci dhe masa kundėr torturės, duke pėrfshirė Paktin Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike dhe Protokolin Opcional tė tij, i cili mundėson parashtrimin e ankesave individuale.

Kodi i Etikės: Shoqata Botėrore e Mjekėsisė (WMA), nė vitin 1975 nė Tokio, miratoi njė Deklaratė Udhėzuese pėr Mjekėt lidhur me Torturėn dhe Trajtimet a Dėnimet tjera Mizore, Ēnjerėzore dhe Poshtėruese nė relacion me Paraburgimin dhe Burgimin. WMA-ja, nė mėnyrė tė qartė ka potencuar pozicionin e profesionit mjekėsor kundėr torturės dhe keqtrajtimit, duke theksuar: “mjeku nuk do tė pėrkrahė, lejojė ose ushtrojė nė praktikė torturėn dhe procedurat e tjera tė trajtimit dhe dėnimit mizor, ēnjerėzor dhe poshtėrues, pa marrė parasysh se pėr ēfarė vepre dyshohet, akuzohet ose fajėsohet viktima e atyre procedurave dhe pa marė parasysh besimet dhe motivet e viktimės nė asnjė rrethanė, duke pėrfshirė edhe konfliketet e armatosura dhe luftėn civile.” Njė numėr i shoqatave nacionale kanė hartuar kodet e tyre tė etikės, kundėr pėrfshirjes sė mjekėve nė torturė dhe keqtrajtime.

BURIMI: THE WORLD MEDICAL ASSOCIATION ONLINE – HTTP://WWW.WMA.NET



2. TRENDET

· Gjatė 20 viteve tė fundit, ėshtė rritur nė mėnyrė drastike tregtia me mjete tė kryerjes sė torturės, siē janė prangat, shufrat e hekurit, kamxhikėt dhe instrumentet e elektroshokut. Nė bazė tė raportit tė Amnesty International, “Ndalimi i Tregtisė pėr Torturė” tė vitit 2001, numri i shteteve tė njohura pėr prodhim ose furnizim me mjete tė elektroshokut ėshtė rritur nga 30, sa ishte gjatė vitieve tė 1980-ta, nė mė shumė se 130 nė vitin 2000.

· Momentalisht, pothuajse nė gjitha pjesėt e botės, numri i personave tė burgosur po rritet vazhdimisht. Gjithashtu, nė mėnyrė drastike dhe paralelisht po rritet edhe numri i grave dhe fėmijėve tė burgosur. Sipas raportit tė fundit tė Mbretėrisė sė Bashkuar mbi numrin e tė burgosurve nė botė, gjatė 10 vitet tė fundit, nė 200 shtete dhe territore tė pavarura, ėshtė shėnuar njė rritje e tė burgosurve prej 69%. Kjo rritje pėrcakton obligim mbi personelin dhe menaxhuesit e burgjeve pėr trajnime tė mėtejshme dhe rritje tė mjeteve, si dhe vetėdijes pėr tė drejtat e njeriut.



3. KRONOLOGJIA

Ndalimi i Torturės dhe Trajtimeve a Dėnimeve tjera Mizore, Ēnjerėzore dhe Poshtėruese – Fazat e Ndėrtimit

1948: Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut

1949: Katėr Konventat e Gjenevės

1957: Rregullat Minimale Standarde tė OKB-sė pėr Trajtimin e tė Burgosurve

1966: Pakti Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike

1979: Kodi i Sjelljes pėr Zyrtarėt e Zbatimit tė Ligjit

1982: Parimet mbi Etikat Medicinale Relevante pėr Rolin e Personelit Shėndetėsor, veēanėrisht Mjekut nė Mbrojtjen e tė Burgosurve dhe tė Paraburgosurve kundėr Torturės dhe Trajtimit apo Dėnimit tjetėr Mizor, Ēnjerėzor dhe Poshtėrues

1984: Konventa e OKB-sė kundėr Torturės dhe Trajtimit apo Dėnimit tjetėr Mizor, Ēnjerėzor dhe Poshtėrues

1990: Rregullat e OKB-sė pėr Mbrojtjen e tė Miturve tė Deprivuar nga Liria

1998: Statuti i Gjykatės Ndėrkombėtare Penale

2002: Protokoli Opcional i OKB-sė pėr Konventėn Kundėr Torturės dhe Trajtimit apo Dėnimit tjetėr Mizor, Ēnjerėzor dhe Poshtėrues, (ende nuk ka hyrė nė fuqi)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
PROGRAMI 12 PIKĖSH PĖR PARANDALIM TĖ TORTURĖS
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: