FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ZBATIMI DHE MONITORIMI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 23
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

MesazhTitulli: ZBATIMI DHE MONITORIMI   Sat 8 Nov - 0:24

Qė nga viti 1948, janė zhvilluar dhe kanė pėrparuar dukshėm dispozitat ndėrkombėtare pėr ndalimin e torturės dhe formave tė tjera tė trajtimit mizor, ēnjerėzor dhe poshtėrues. Njė numėr i madh i shteteve kanė nėnshkruar, ratifikuar dhe inkorporuar kėto pėrkushtime ligjore ndėrkombėtare nė ligjet e tyre vendore. Sisteme tė fuqishme regjionle dhe inspeksione kombėtare janė zhvilluar pėr mbrojtje kundėr torturės (si pėr shembull nė Evropė), e gjithashtu janė paraqitur edhe mekanizmat vizitues. Nė sferėn ndėrkombėtare, Komiteti i OKB-sė kundėr Torturės dhe Raportuesi Special i OKB-sė pėr Torturė, sė bashku me njė numėr tė madh tė OJQ-ve janė duke monitoruar implementimin e komiteteve vendore nė ndalimin e torturės dhe tė praktikave tė tjera tė ngjashme me torturėn.

Organi monitorues i OKB-sė, Komiteti i OKB-sė kundėr Torturės (UNCAT), i themeluar nė pajtim me Nenin 17 tė Konventės sė OKB-sė kundėr Torturės, ka filluar punėn mė 1 janar tė vitit 1988. UNCAT-i ekzaminon raportet e shteteve palė tė Konventės qė paraqiten nė ēdo periudhė katėrvjeēare; dhe mund tė bėjė hetime e tė kėrkojė sqarime ose informata plotėsuese lidhur me faktet nga raportet e shteteve. Gjithashtu, njė shtet mund tė deklarohet pėr lejimin e Komitetit, tė bėjė shqyrtimin e ankesave individuale ose ndėrshtetėrore dhe t’i ekzaminojė ato, e pastaj t’ua dėrgoj shteteve pėrkatėse mendimet dhe rekomandimet pėrfundimtare pėr veprim. Komiteti i OKB-sė kundėr Torturės bashkėpunon ngushtė me Raportuesin Special tė OKB-sė pėr Torturė ( E Dobishme tė Dihet), Komitetin Evropian pėr Parandalimin e Torturės dhe Fondin Vullnetar tė OKB-sė pėr Viktima tė Torturės. Shėnimet e plota mbi veprimtarinė e Komitetit publikohen dhe shpėrndahen njė herė nė vit.

Zhvillimet e Fundit: Zhvillimi mė i fundit dhe qė del nga Sesioni i 57-tė i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė tė vitit 2002 nė New York (New York), ėshtė miratimi i Protokolit Opcional tė Konventės sė OKB-sė kundėr Torturės dhe Formave tė tjera tė Dėnimit Mizor, Ēnjerėzor dhe Poshtėrues tė vitit 1984. Protokoli ėshtė disenjuar ashtu qė, pėrmes vendosjes sė vizitave tė rregullta burgjeve nga organet e specializuara vendore dhe ndėrkombėtare, tė parandalojė torturėn dhe format e tjera tė keqtrajtimit. Kėshtu qė, nė bazė tė Protokolit Opcional, do tė themelohet njė trup ekspertėsh ndėrkombėtarė, pra Nėnkomiteti i Komitetit tė OKB-sė kundėr Torturės. Protokoli, gjithashtu, obligon shtetet qė tė themelojnė trupa vizituese vendore. Kėto trupa vendore dhe ndėrkombėtare do tė vizitojnė burgjet rregullisht dhe do tė bėjnė rekomandime pėr pėmirėsimin e trajtimit tė burgosurve dhe pėrmirėsimin e kushteve pėr personat e deprivuar nga liria. Fokusimi nė tė parandaluarit e torturės paraqet njė zhvillim tė ri brenda sistemit tė OKB-sė pėr tė drejtat e njeriut, pasi qė organet ekzistuese ndėrkombėtare mund tė veprojnė vetėm atėherė kur ka ndodhur shkelja. Vizita burgjeve ėshtė njė ndėr masat mė efektive pėr parandalimin e torturės dhe pėrmirėsimin e kushteve tė burgosjes. Pėrmes Protokolit Opcional, janė vendosur pėr herė tė parė nė kuadėr tė njė instrumenti ndėrkombėtar kritere dhe garanci pėr vizita efektive dhe parandaluese nga organet e themeluara vendore tė ekspertėve.

Pėr kėtė arsye, ky protokol konsierohet si hap i vėrtetė drejt forcimit tė mekanizmave vendore dhe ndėrkombėtare kundėr torturės dhe keqtrajtimeve ēnjerėzore e poshtėruese. Sidoqoftė, edhe pse masat siguruese pėr parandalim e torturės janė tė mjaftueshme, ato nuk implementohen plotėsisht nė nivele vendore. Ērrėnjosja e plotė e torturės mund tė bėhet realitet vetėm atėherė kur standardet e pranuara ndėrkombėtare, gjejnė vend nė sistemet e pavarura implementuese dhe monitoruese, si nė nivel vendor dhe lokal tė tė gjitha vendeve anėtare tė OKB-sė. Pėr mė tepėr, ofrimi i rehabilitimit, ndihmės ligjore, kompensimit, si dhe asistimit ndaj viktimave tė torturės dhe trajtimit ēnjerėzor e poshtėrues pėr reintegrimit nė jetė shoqėrore, janė kėrkesa esenciale pėr rend tė drejtė dhe tė barabartė kombėtar.

>>Hapni gazetėn tuaj nė cilėndo ditė tė javės dhe aty ēdo herė do tė gjeni raporte tė cilat tregojnė se nė njė vend tė botės, dikush ėshtė torturuar, burgosur ose ekzekutuar pėr shkak tė mendimeve ose besimeve tė tij fetare, tė cilat ishin tė papranueshme pėr qeverinė e tij . . . Lexuesi i gazetės ndien neveri pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė vepruar. Por, nėse kėto ndenja tė neverisė mund tė bashkohen nė veprim tė pėrbashkėt, atėherė mund tė bėhet diēka efektive.<<

PETER BENENSON, THEMELUES I “AMNESTY INTERNATIONAL”



Mund tė shihet se janė tri mėnyra kryesore pėr parandalimin efektiv tė torturės:

1. Krijimi i njė kornize ligjore efektive dhe sigurimi i implementimit tė saj, si dhe aplikimi i masave tė duhura mbrojtėse pėr parandalimin e torturės – pėr shembull sigurimi i garancive fundamentale nė burg (e drejta pėr avokat, mjek, gjyqtar etj) dhe ndalimi i burgimit kur nuk ofrohet mundėsia e komunikimit.

2. Krijimi i mekanizmave kontrollues, e nė veēanti mekanizmave vendor pėr vizita tė rregullta burgjeve, si dhe ofrimi i mundėssė pėr organizatat civile tė monitorojnė dhe raportojnė pavarėsisht.

3. Trajnimi i vazhdueshėm pėr policė, gardianė tė burgjeve, avokatė, gjyqtarė, mjekė etj.



Ēdokush, pėrmes veprimeve konkrete, fushatės, lobimit pėr ratifikim tė instrumenteve ndėrkombėtare dhe implementim tė tyre nė nivel vendor, ose pėrmes shkrimit tė letrave dhe kėrkesave, mund tė marrė pjesė nė aktivitete e parandalimit tė torturės. Tė gjithė ne, tė involuar nė punė ose vullnetarisht nė OJQ, mund tė kontribuojmė pėr ngritjen e vetėdijes dhe shtimin e aktiviteteve edukuese nėpėr shtėpi, bashki ose regjione. Dhe, sė fundi, por jo edhe mė pak e rėndėsishme, ne mund t’i ndihmojmė viktimat e torturės, duke i informuar ata si mund tė adresohet rasti i tyre, ose mund t’i pėrkrahim duke i ndihmuar pėr raportimin e rasteve tė tyre, si dhe duke ndėrmarrė hapa ligjor kundėr kryesve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
ZBATIMI DHE MONITORIMI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: