FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PERSPEKTIVAT NDĖRKULTURORE DHE ĒĖSHTJET KONTRAVERSE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 23
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

MesazhTitulli: PERSPEKTIVAT NDĖRKULTURORE DHE ĒĖSHTJET KONTRAVERSE   Sat 8 Nov - 0:23

Praktikat dhe perceptimet e ndryshme kulturore, pa dyshim se ndikojnė nė kuptimin e ndryshėm tė dispozitave ligjore dhe standardeve ndėrkombėtare, dhe shpesh interpretimi i tyre bėhet nga prizmi i kulturės sė caktuar. Pėr shembull, dėnimet fizike, ose shkaktimi i dhimbjes me shkop ose thupėr si mjet i zbatimit tė dėnimit paraqet formė tė rėndė tė keqtrajtimit. Sidoqoftė, brenda traditės islamike dhe tė drejtės sė Sheriatit, njė dėnim i tillė fizik, madje edhe ēdo formė tjetėr e amputimeve, jo vetėm qė janė tė pranueshme, por janė tė legalizuara nga njė numėr i gjykatave fetare, tė cilat pėrveē martesės dhe trashėgimisė, rregullojnė edhe sferat e tjera tė jetės fizike dhe shpirtėrore tė myslimanėve. Pėr shembull, nė shtetin Zamafra tė Nigerisė, ndėshkimet trupore, amputimet dhe dėnimi me vdekje e burgimin, janė dėnime tė parapara sipas Kodit Penal tė Sheriatit tė vitit 2000. Nė mėnyrė tė ngjashme, nė Arabinė Saudite, Iran, Libi dhe Afganistan, gjykatat fetare, duke u bazuar nė parimet e tė drejtės sė Sheriatit, nė vendimet e tyre kanė pikėpamje tė ngjashme.

>>Ata gjithmonė luteshin pėr t’i vrarė. Tortura ėshtė mė e keqe se vdekja.<<

JOSE BARRERA



Pėr shembull, Shėrbimet e Pėrgjithshme Izraelite pėr Siguri, janė kritikuar vazhdimisht pėr pėrdorimin e “presionit mesatar fizik” si metodė e marrjes nė pyetje, e cila shpesh rezulton nė torturė. Miratimi i rekomandimeve tė Komisionit Landau tė Raportit Hetues nė vitin 1987, ka nxitur debate tė nxehta, pasi qė ka theksuar se pėrdorimi i “masave mesatare tė presionit fizik” gjatė marrjes nė pyetje justifikohet nga domosdoshmėria. Sidoqoftė, nuk kanė pasuar kurrfarė sqarimesh pėr kufizmet e “presionit mesatar fizik” dhe nė cilin moment fillon tortura. Vetėm nė vitin 1999, Gjykata Supreme e Izraelit nė rastin Komiteti Publik kundėr Torturės kunėr Shtetit tė Izraelit, ka vendosur se “presioni mesatar fizik” ėshtė ilegal, pasi qė ndėrhyn nė mbrojtjen kushtetutese tė dinjitetit individual tė njeriut. Megjithatė, Komiteti i OKB-sė kundėr Torturės, nė Konkluzionet dhe Rekomandimėt e Komitetit kundėr Torturės, Izrael. 23/11/2001 theksoi: “Komiteti vazhdon tė mos jetė i bindur dhe pėrsėrit brengosjen pėr mospėrfshirjen e nocionit tė torturės nė legjislacionin vendor, ashtu sikurse ėshtė i diefinuar nė Konventė.”

Kėta dy shembuj tregojnė se me gjithė faktin qė standardet pėr ndalimin e torturės janė tė pranuara nė mėnyrė universale, intrpretimi dhe implementimi i tyre ndryshon prej njė vendi nė tjetrin. Megjithatė, mbetet pyetje e hapur nėse dallimet e tilla tė ndieshme kulturore e forcojnė ndalimin absolut dhe universal tė torturės, ose e kundėrshtojnė qėllimin dhe frymėn e zakoneve dhe dispozitave dhe normave tė kodifikuara ndėrkombėtare.

Gjithashtu, mund tė ngriten edhe njė numėr ēėshtjesh tė tjera kontraverse dhe argumentesh. Pėr momentin, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ėshtė duke u zhvilluar njė debat i nxehtė lidhur me atė nėse terrorizmi dallon nga format e tjera tė krimeve dhe shkeljes sė tė drejtave tė njeriut dhe nėse ėshtė e domosdoshme futja e standardeve tė reja pėr parandalimin dhe luftimin e tij. Disa shtete si, Irlanda, Turqia dhe SHBA-tė kanė miratuar ligjet antiterroriste, nė tė cilat, nė krahasim me prodecurat e rregullta penale janė inkuadruar procedura mė tė shpejta dhe si rezultat i kėsaj janė kufizuar disa tė drejta dhe liri tė njeriut. Pas 11 shtatorit tė vitit 2001, sėrish vėrehet hapja e debatit tė vjetėr nėse pėr qėllim tė shpėtimit tė jetės sė tė tjerėve, ėshtė i lejuar torturimi i terroristėve. Lidhur me kėtė dalin edhe disa pyetje, nėse viktimat kanė tė drejtė pėr mbrojtje mė tė madhe sesa kriminelėt dhe nėse vlera e jetės sė njė kryesi tė krimeve ose terrorizmit ėshtė e njėjtė me vlerėn e jetės sė njerėzve tė tjerė.

Nuk ekziston ndonjė pėrgjigje e drejtė ose e gabuar pėr zgjidhjen e kėtyre kontradiktave tė komplikuara dhe dilemave morale, por avokatėt ndėrkombėtarė vazhdimisht qėndrojnė nė pozicionet se dualiteti i standardeve ėshtė i papranueshėm dhe se standardet ndėrkombėtare ligjore nuk mund tė aplikohen nė mėnyrė selektive. Shumica besojnė se kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr ruajtjen e frymės dhe funksionimit tė ligjit ndėkombėtar, si ruajtės i paqes nė botė, sigurisė njerėzore dhe mirėkuptimit mes shteteve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
PERSPEKTIVAT NDĖRKULTURORE DHE ĒĖSHTJET KONTRAVERSE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: