FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 INICIATIVAT E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT NĖ QYTETE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
avatar

Male
Numri i postimeve : 81
Age : 24
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

MesazhTitulli: INICIATIVAT E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT NĖ QYTETE   Sat 8 Nov - 0:18

Programet pėr forcimin e tė drejtave tė njeriut nė nivel komunal, paraqesin njė qasje tė re pėr pėrdorimin e kornizės sė tė drejtave tė njeriut si udhėzues pėr zhvillim ekonomik dhe shoqėror. Nė bazė tė inciativės sė PDHRE-sė, Lėvizjes Popullore pėr Arsimim nė tė Drejtat e Njeriut – duke pėrdorur arsimimin pėr tė drejta tė njeriut si strategji tė zhvillimit shoqėror – disa qytete, siē janė Rosario (Argjentinė), Thies (Senegal), Nagpur (Indi), Kati (Mali), Dinapur (Bangladesh), popujt autoktonė tė Arbasit (Filipine) dhe qyteti i Gracit (Austri), kanė shpallur veten “qytete tė tė drejtave tė njeriut” ose “bashki tė tė drejtave tė njeriut”.



Njė tjetėr inciativė ėshtė ndėrmarė nga qyteti i Barcelonės, ku nė bashkėpunim me qytetin e San Denisit (Saint Denis) nė vitin 1998, kanė hartuar “Kartėn Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtve tė Njeriut nė Qytete”, e cila deri nė vitin 2003, ėshtė nėnshkruar nga mė shumė se 300 qytete, kryesisht tė Evropės Mesdhetare. Karta pėrmban detyrime politke tė bazuara nė tė drejtat ndėrkombėtare tė njeriut, pėr tė drejtat e migrantėve dhe pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, rekomandon themelimin e institucioneve dhe procedurave lokale, siē janė ombudspersoni, kėshillat pėr tė drejta tė njeriut ose bilance pėr vlerėsimin e tė drejtave tė njeriut. Gjatė takimeve tė tyre tė rregullta, qytetet dhe bashkitė shkėmbejnė mes vete pėrvojat nga praktikat e mira.



Pėrparėsia e strategjisė sė promovimit tė tė drejtave tė njeriut ndėrmjet komuniteteve nė nivel komunal, qėndron nė faktin se nė kėtė rast, tė drejtat e njeriut mund tė adresohen gjatė pėrditshmėrisė. Metoda e sugjeruar nga PDHRE dhe me sukses e aplikuar nė praktikė, paraqet fillimin e zhvillimit tė njė plani tė pėrbashkėt dhe identifikimit tė gjendjes sė realizimit dhe shkeljeve tė drejtave tė njeriut nė qytete, e cila do tė shpjerė drejt hartimit tė njė strategjie, qė do tė shndėrrohet nė program pėr veprim. Nė kėtė proces, qytetarėt i shqyrtojnė ligjet dhe politikat mbi pėrdorimin e burimeve tė qytetit tė tyre. Nė mėnyrė qė qytetarėt tė tejkalojnė problemet lidhur me tė drejtat e njeriut nėpėr qytete tė tyre, zhvillojnė plane pėr pėrforcimin dhe realizimin e tė drejtave tė njeriut. Sė bashku me autoritetet, ata pėrbetohen qė tė gjitha vendimet, politikat dhe strategjitė do tė bazohen nė tė drejtat e njeriut.



Pėr kėtė qėllim, ėshtė zhvilluar njė qasje e pėrgjithshme ndaj tė drejtave tė njeriut, qė nėnkupton se tė gjitha tė drejtat civile, politke, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke pėrfshirė edhe perspektivėn gjinore, janė adresuar si njė tėrėsi. Me qėllim qė populli tė vetėdijėsohet pėr tė drejtat e tyre, ligjėrimet, mėsimet dhe aktivitetet trajnuese, duke pėrfshirė kėtu edhe programin “trajnimi i trajnerėve” pėr mėsues, administratorė, policė, punėtorė shėndetėsor dhe social, udhėheqės tė shoqatave bashkiake dhe OJQ-ve, janė tė njė rėndėsie primare. Mbikėqyrjen e procesit pėr njė periudhė kohore afatgjatė, e bėjnė sistemet monitoruese, si pėr shembull Komitetit Drejtues, i cili pėrfshin tė gjithė sektorėt e shoqėrisė.

Ndėrkaq, nė nivel ndėrkombėtar, ėshtė nė formim e sipėr njė asociacion i qyteteve tė tė drejtave tė njeriut, i cili do bėjė mbikėqyrjen e vetėkontrollit tė domodoshėm dhe seriozitetit tė pėrpjekjeve tė anėtarėve tė tij.

SHEMBULLI I NAGUPRIT, QYTET I TĖ TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT NĖ INDI

Faza 1 (janar – qershor 1999): Identifikimi i problemeve dhe bartėsve kryesorė.

Faza 2 (korrik 1999 – qershor 2000): Konsolidimi i aktiviteteve me ndihmėn e grupeve punuese.

Faza 3 (korrik 2000 – dhjetor 2002): Ndėrtimi i kapaciteve dhe aktiviteteve trajnuese; mobilizimi i bashkėsive nė lagje etj.

SHEMBULLI I KATIT, QYTET I TĖ TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT NĖ MALI

Prill 2000: Fillimi i procesit

Shkurt 2001: Asambleja e Pėrgjithshme e Pjesėmarrėsve Strategjikė: themelimi i Komitetit. pėr Orientim dhe Koordinim, si dhe i zyrės pėr operacionalizim.

Dhjetor 2001: Kėshilli i Personave Eminent pėr Kėshillim.

2002/2003: Zhvillimi i Planprogramit dhe Seminaret Trajnuese pėr Arsimim mbi tė Drejtat e Njeriut.



SHEMBULLI I GRACIT, QYTET I TĖ TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT NĖ AUSTRI

Shtator 2001: Vendimi unanim i Kėshillit tė Qytetit tė Gracit.

Maj 2001: Ceremonia formale e inagurimit nė Universitetin e Gracit, nė prezencėn e znj. Shulamith Koeing.

Qershor 2002: Prezentimi i planit dhe draftprogramit pėr veprim, tė hartuar nė Kuvendin Komunal tė Gracit, me ndihmėn e mė shumė se 100 individėve dhe organizatave.

Tetor 2003: Konferenca pėr rezulatet e fazės sė parė tė implementimit.

Ky proces koordinohet nga Qendra Evropiane e Trajnimeve dhe Hulumtimeve pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Demokraci (ETC) nė Grac, e cila gjithashtu ofron programe tė ndryshme pėr arsimim nė fushė tė tė drejtave tė njeriut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
INICIATIVAT E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT NĖ QYTETE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: