FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEMBULLI I PAKTIT TĖ STABILITETIT PĖR EJL-nė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 23
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

MesazhTitulli: SHEMBULLI I PAKTIT TĖ STABILITETIT PĖR EJL-nė   Sat 8 Nov - 0:17

Pakti i Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore (SEE), i nėnshkruar zytarisht mė 1999 nė Sarajevė, u kushton rėndėsi tė veēantė tė drejtave tė njeriut dhe tė minoriteteve. Pėr kėtė qėllim, Grupi Punues pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Minoriteteve i kėtij pakti me seli nė Lubjanė, ka zhvilluar njė strategji tė pėrbashkėt dhe ka bashkuar njė numėr tė madh tė aktiviteteve pėr pėrmirėsimin e marrėdhenieve etnike, mbrojtjen e minoriteteve dhe tė tė drejtave tė njeriut.



Nė mesin e projekteve bashkėpunuese brenda Grupit Punues, ėshtė edhe rrjeti i qendrave pėr tė drejta tė njeriut i Evropės Juglindore, i njohur si Rrjeti HRC i SEE. Ky rrjet i pėrbėrė nga 9 qendra, kryesisht tė bazuara nė universite dhe i koordinuar nga ETC e Gracit, sė bashku me qendrėn pėr tė drejta tė njeriut nė Sarajevė, organizojnė trajnime nė nivel vendor, shkolla verore pėr tė drejtat e njeriut si dhe projekte hulumtuese siē ėshtė, Doracaku i tė Drejtave tė Njeriut pėr Joavokatėt. Ky rrjet bėn pėrpjekje qė tė kontribuojė pėr zhvillimin e kulturės sė tė drejtave tė njeriut nė Evropėn Juglindore, duke vetėdijėsuar njerėzit pėr tė drejtat e tyre dhe duke i pajisur ata me dije pėr tė kontribuar nė transformimin e shoqėrive tė tyre drejt sundimit tė ligjit, pėr tė drejtat e njeriut dhe pėr demokraci, si tri elementet kryesore tė identitetit evropian.



I. PROBLEMI I MOSPĖRGJEGJĖSISĖ

Lufta kundėr mospėrgjegjėsisė dhe ajo pėr pėrgjegjėsi ėshtė shndėrruar nė njė shqetėsim tė gjerė global. Njė nga problemet kryesore ėshtė parandalimin i krimeve tė mėtutjeshme, tė cilat shpesh po marrin formėn e shkeljeve tė rėnda tė tė drejtave tė njeriut dhe tė sė drejtės humanitare. Praktikat e lirimit tė shkelėsve mė tė mėdhenj tė tė drejtave tė njeriut nė botė nga pėrgjegjėsia, janė bėrė me qėllim qė tė bindin udhėheqėsit jodemokratik, e mė sė shpeshti gjeneralėt e ushtrisė qė t’i transferojnė pushtetet nė qeveritė e zgjedhura nė mėnyrė demokratike. Kjo nuk duhet tė ngatėrrohet me “amnistinė”, e cila jepet menjėherė pas pėrfundimit tė luftėrave dhe ndėrrimit tė regjimeve pėr shkeljet mė tė vogla. Mospėrgjegjėsia ėshtė e kundėrta e pėrgjegjėsisė, e cila, pėr shembull, nė nivel vendor dhe ndėrkombėtar, realizohet nė mėnyrė tė vazhdueshme pėrmes themelimit tė tribunaleve dhe gjykatave ndėrkombėtare penale, qoftė speciale qoftė tė pėrgjithshme.



Me qėllim tė parandalimit tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut, konventat e caktuara ndėrkombėtare, sikurse Konventa e OKB-sė kundėr Torturės e vitit 1948, parasheh detyrimin pėr dėnim universal tė kryesve tė krimeve. Nė rastin e ish-dikatorit tė Kilit, Gjeneralit Augusto Pinoēetit (Augusto Pinochet) nė vitin 1998, njė gjyqtar spanjoll ka kėrkuar nga Britania e Madhe ekstradimin e tij, kėrkesė e cila ėshtė aprovuar me njė vendim tė jashtėzakonshėm tė Dhomės sė Lordėve, por qė nuk ėshtė ekzekutuar pėr shkak tė gjendjes sė keqe shėndetėsore tė Pinoēetit. Parimi i jurisdiksionit universal aplikohet nga Gjykata Penale Ndėrkombėtare (ICC) dhe nė nivel kombėtar.



Format e tjera tė realizimit tė pėrgjegjėsisė, pa domosdoshmėrinė e ndėshkimit tė kryesve, janė “Komisionet e Pajtimimt dhe tė sė Vėrtetės”, tė cilat si foma tė drejtėsisė jondėshkimore, janė themeluar nė Afrikėn Jugore dhe nė shtete tė tjera. Kėto komisione u japin viktimave shans, qė sė paku ta dinė tė vėrtetėn dhe qė shoqėria tė mėsojė leksione nga e kaluara.



Nė rastin e Argjentinės, Komisioni Interamerikan pėr tė Drejtat e Njeriut ka vendosur se ligjet pėr amnisti, tė cilat pėrjashtojnė pėrgjegjėsinė, paraqesin shkelje tė sė drejtės pėr mbrojtje ligjore dhe pėr gjykim tė drejtė. Gjithashtu, ka ekzistuar edhe njė fushatė ndėrkombėtare kundėr mospėrgjegjėsisė, nė tė cilėn OJQ-tė lokale kanė luajtur rolin kryesor. Dhe si pėrfundim, nė vitin 1998 janė hequr ligjet pėr amnisiti.



J. JURISDIKSIONI NDĖRKOMBĖTAR PENAL

Nė bazė tė statutit tė Gjykatės Ndėrkombėtare Penale (ICC), tė miratuar nė Romė nė vitin 1998, e cila ka hyrė nė fuqi nė vitin 2002, ICC-ja ėshtė themeluar si gjykatė e pėrhershme nė Hagė. Jurisdiksioni i saj mbulon krimet e gjenocidi, krimet kundėr njerėzimit “tė kryera si pjesė e sulmeve tė gjėra sistematike tė drejtuara kundėr ēdo popullate civile”, qė pėrfshijnė rastet e dhunimit, skllavėrisė seksuale, shtatzanėsisė sė detyrueshme, ose ēfarėdo forme tjetėr tė dhunės sė rėndė seksuale, zhdukjes sė dhunshme tė popujve ose akteve tė ngjashme ēnjerėzore qė shkaktojnė vuajtje tė mėdha, qė mund tė jenė dėmtime serioze tė shėndetit mental ose shėndetit fizik.



Tribunali Ndėrkombėtar Penal pėr Ish-Jugosllavinė (ICTY) me seli nė Hagė, ėshtė themeluar mė 1993, si gjykatė ad hoc nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, qė tė trajtojė shkeljet masive tė tė drejtave tė njeriut dhe tė ligjeve humanitare nė territorin e ish- Jugosllavisė. Kėshtu, kompetencat e saj pėrfshijnė shkeljet e rėnda tė konventave tė Gjenevės tė vitit 1949 pėr mbrojtjen e viktimave gjatė konflikteve tė armatosura, krimet kundėr njerėzimit, siē janė vrasja, trotura, dhunimi dhe aktet tjera ēnjerėzore, tė kryera gjatė konfliktit tė armatosur, si dhe krimet e gjenocidit. Kjo gjykatė e ndan prokurorin e njėjtė me Tribunalin Ndėrkombėtar Penal pėr Ruandėn (ICTR) nė Arusha, e cila ėshtė themeluar pas gjenocidit tė vitit 1994. Ndėrsa, pėr Sierra Leonen dhe Kamboxhėn janė themeluar Gjykata speciale.



Sikurse nė rastin e ICTY dhe tė ICTR, jurisdikcioni i ICC paraqet plotėsim tė jurisdikcionit vendor. Vetėm atėherė kur shteti nuk dėshiron ose nuk ėshtė nė gjendje tė ndjekė kryesit e krimeve, ICC merr jurisdiksionin mbi ato raste. Tė gjitha kėto gjykata bazohen nė parimin e pėrgjegjėsisė individuale, pa marrė parasysh pozitėn zyrtare tė tė akuzuarit.



Gjykata Speciale pėr Sierra Leonen, si gjykatė gjysmėndėrkombėtare do tė hetojė rastet e vrasjeve, dhunimeve, skllavėrisė seksuale, shfarosjes, veprave tė terrorit, robėrimit, vjedhjeve dhe djegieve. Qėllimi i kėsaj gjykate ėshtė t’i ndėshkojė vetėm ata individė qė kanė pėrgjegjėsi mė tė mėdha pėr vuajtjet e popullit tė Sierra Leones. Nė kėtė mėnyrė pretendohet qė, pėrmes mekanizmave ligjore, tė promovohet pajtimi kombėtar dhe nė kėtė mėnyrė t’i kontribuohet paqes sė vazhdueshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEMBULLI I PAKTIT TĖ STABILITETIT PĖR EJL-nė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: