FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 -->EVROPA<--

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team
avatar

Male
Numri i postimeve : 87
Age : 87
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

MesazhTitulli: -->EVROPA<--   Sat 8 Nov - 0:13

Sistemi evropian i tė drejtave tė njeriut ka tri nivele, sistemin e Kėshillit tė Evropės (momentalisht ka 45 anėtarė), Organizatėn pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (55 anėtarė) dhe Bashkimin Evropian (momentalisht 15 anėtarė, nė Maj pritet tė rritet nė 25 anėtar).

Sistemi Evropain i tė drejtave tė njeriut ėshtė sistemi mė i pėrpunuar rajonal. Ai ėshtė zhvilluar si reagim ndaj shkeljeve masive tė tė drejtave tė njeriut gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Thelbin e rendit ligjor evropian e pėrbėjnė tė drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe demokracia pluraliste.



INSTRUMENTET EVROPIANE TĖ TĖ DREJTAVĖ TĖ NJERIUT

Konventa pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut (1950) dhe 13 protokolet shtesė
Karta Sociale Evropiane (1961) e rishikuar mė 1991, 1996 dhe Protokolet shtesė tė 1988 dhe 1995.
Konventa Evropiane pėr Parandalimin e Torturės dhe Trajtmit apo Dėnimit Ēnjerėzor dhe Poshtėrues (1987).
Akti Final i Helsinkit dhe procesi vazhdues CSCE/OSCE me Kartėn e Parisit pėr Evropėn e Re (1990).
Karta Evropiane pėr Gjuhėt Rajonale dhe Minoritare (1992).
Konventa Kornizė pėr Mbrojtjen e Minoriteteve Kombėtare (1994) .
Karta e Bashkimit Evropian pėr tė Drejtat Fundamentale (2000).


1. SISTEMI I KĖSHILLIT TĖ EVROPĖS PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT

a. Vėshtrim

Instrumenti kryesor i Kėshillit tė Evropės ėshtė Konventa Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut e vitit 1950 dhe 13 protokolet shtesė tė saj. Protokoli Nr. 6 dhe 13 (i cili ende nuk ka hyrė nė fuqi), pėr heqjen e dėnimit me vdekje, qė edhe e dallon qasjen evropiane pėr tė drejtat e njeriut ndaj asaj Amerikane dhe protokoli Nr. 11, i cili ka zėvendėsuar Komisionin Evropian pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut me njė Gjykatė tė Pėrhershme pėr tė Drejtat e Njeriut, janė tė njė rėndėsie tė veēantė. Konventa Evropiane kryesisht pėrmban tė drejta civile dhe politike.



Karta Sociale Evropiane e vitit 1961 ėshtė nxjerrė me qėllim tė shtimit tė tė drejtave ekonomike dhe sociale, por kurrė nuk ka fituar rėndėsi sa Konventa Evropiane. Qė nga fillimi ajo ka vuajtur nga sistemi i dobėt dhe joefektiv pėr implementim. Sidoqoftė, nga fundi i viteve tė 1980-ta, krahas rritjes sė vėmendjes pėr tė drejtat ekonomike dhe sociale nė nivel universal, njė vėmendje e re, gjithashtu, i ėshtė pėrkushtuar Kartės Sociale Evropiane, e cila ėshtė amenduar dy herė, mė 1988 dhe 1995, e cila duke u bazuar nė protokolin shtesė tani ofron mundėsi edhe pėr ankesa kolektive.



Risia kryesore ėshtė paraqitur me Konventėn Evropiane pėr Parandalimin e Torturės dhe Trajtimit apo Dėnimit Ēnjerėzor dhe Poshtėrues tė vitit 1987, e cila themelon Komitetin Evropian pėr parandalimin e torturės dhe trajtimit apo dėnimit ēnjerėzor dhe poshtėrues, dėrgon delegacione te tė gjitha shtetet anėtare tė konventės pėr zhvillim tė vizitave tė rregullta ose jashtėzakonshme tė tė gjitha burgjeve. Prandaj, logjika e kėtij sistemit ėshtė efekti i tij prandalues, me gjithė mbrojtjen ex post facto, pėr tė cilėn ende kujdeset Konventa Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe gjykata e saj. Nė dhjetor tė 2002-tės, Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė miratoi njė protokol shtesė kundėr torturės, i cili parasheh njė mekanizėm tė ngjashmė pėr veprim nė mbarė botėn.



Konventa Kornizė pėr Mbrojtjen e Minoriteteve Kombėtare (1995) ėshtė hartuar pas takimit tė lartė tė Kėshillit tė Evropės nė Vjenė mė 1993, si reaksion ndaj rritjes sė problemeve tė minoriteteve nė Evropė. Kėto probleme janė paraqitur si rezultat i shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, Republikės Socialiste tė Jugosllavisė dhe procesit tė vetėvendosjes nė Evropė gjatė vitetve tė 1990-ta.

Nė pajtim me konventėn, shtetet duhet tė mbrojnė tė drejtat individuale tė minoriteteve kombėtare, por gjithashtu duhet tė ofrojnė kushte tė cilat u lejojnė minoriteteve tė ruajnė dhe zhvllojnė identitetin e tyre. Sido qė tė jetė, mekanizmi zbatues ėshtė i kufizuar nė sitemin e raportimit dhe shqyrtimin e raportve nga Komiteti Kėshilles i Ekspertėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
-->EVROPA<--
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: