FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumiCalendarKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 TĖ DREJTAT E NJERIUT DHE SHOQĖRIA CIVILE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team


Male
Numri i postimeve: 87
Age: 84
lokacioni: peja
hobi ose puna juaj: xxx
Registration date: 15/06/2008

MesazhTitulli: TĖ DREJTAT E NJERIUT DHE SHOQĖRIA CIVILE   Sat 8 Nov - 0:12

Nė zhvillimin e sistemit tė tė drejtave tė njeriut, roli i shoqėrisė civile, e cila kryesisht ėshtė pėrfaqėsuar nga organizatat joqeveritare (OJQ-tė), ka qenė vendimtar. OJQ-tė themelohen duke u bazuar nė lirinė e bashkimit, e cila mbrohet me Nenin 22 tė Paktit Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR). Brenda shoqėrisė civile, OJQ-tė janė subjekte kyēe nė promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Nė Kombet e Bashkuara, ato janė shndėrruar nė njė lloj tė “ndėrgjegjes botėrore”. Shpesh, OJQ-tė pėrcjellin mbrojtjen e interesave konkrete si, lirinė e tė shprehurit dhe lirinė e mediave (Neni 19), ose parandalimin e torturės dhe trajtimit ēnjerėzor dhe poshtėrues (Organizata pėr Parandalimin e Torturės, APT). OJQ-tė siē ėshtė Amnesty International, me qėllim tė vendosjes sė presionit mbi qeveritė, pėrdorin procedura tė veēanta sikurse “veprimi urgjent apelues”. Shumė efektive mund tė jetė edhe strategjia e “mobilizimit tė turpit”, e ndihmuar nga mediat e pavarura. OJQ-tė siē janė, International Helsinki Federation (IHF), International Crisis Group (ICG) ose Human Rights Watch (HRW), pėrmes raporteve shumė kualitative, tė bazuara nė fakte dhe monitorime, bėjnė influencimin e qeverive dhe bashkėsisė ndėrkombėtare. Njė qasje tjetėr dhe efektive e OJQ-ve, ėshtė hartimi i “raporteve paralele”, krahas raporteve zyrtare qė bėjnė shtetet pėr trupat monitoruese ndėrkombėtare.



Nė bazė tė njė rezolute tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė vitit 1998, Deklaratės sė Mbrojtėsve pėr tė Drejtat e Njeriut, njerėzve dhe OJQ-ve, qė punojnė pėr tė drejtat e njeriut, duhet siguruar lirinė e nevojshme pėr kryerjen e punės sė tillė dhe duhet tė mbrohen nga ēfarėdo lloj dėnimi. Nė disa shtete, organizatat si ajo Amnesty International ose Komiteti i Helsinkit, kanė qenė subjekte tė kritikės pėr punėn e tyre, kurse nė disa vende edhe subjekte tė dėnimeve. Nė mbarė botėn, ka pasur raste tė shumta kur aktivistėt e tė drejtve tė njeriut pėr punėn e tyre legale qė kanė bėrė janė burgosur. Shteti nuk ka vetėm obligim t’i mbrojė kėta aktivist nga autoritetet e tij siē ėshtė policia, por edhe nga grupet e dhunshme, siē janė grupacionet vrastare, tė cilat e marrin ligjin nė duart e tyre.



Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė ka emėruar Pėrfaqėsuesin Special pėr Mbrojtėsit e tė Drejtave tė Njeriut, me qėllimt tė pėrkrahjes sė implemtimit tė kėsaj deklarate tė OKB-sė.

Shpesh, OJQ-tė nė bashkėpunim me Kombet e Bashkuara, UNESCO-n, Kėshillin e Evropės dhe me organizata tė tjera ndėrqeveritare, ose pėrmes zhvillimit tė planprogrameve, organizimit tė programeve trajnuese, ose pėrgatitjes sė materialeve trajnuese, luajnė rolin kryesor nė Arsimimin dhe Mėsimin pėr tė Drejta tė Njeriut (HREL). Nė nivel global, Dekada Popullore pėr Arsimim tė Njerėzve (PDHRE), e cila ka inicuar Dekadėn e OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut, ka arritur edhe nė viset jugore si Indi, Argjentinė dhe Mali. Ndėrkaq, aktive nė fushėn e trajnimit kundėr racizmit dhe sjelljeve diskriminuese nė gjithė botėn ėshtė Liga e Anti-Shpifjes.



Rrjeti i OJQ-ve, ka fituar njė rėndėsi tė posaēme nė luftėn pėr barazinė e grave dhe mbrojtjen e tyre. OJQ-tė si UNIFEM-i, CLADEM-i dhe WIDE, me qėllim tė forcimit tė grave pėr tejkalimin e pengesave tė barazisė dhe mosdikriminimit tė plotė, kanė vendosur Arsimimin dhe Mėsimin pėr tė Drejta tė Njeriut (HRLE) lart nė agjendėn e tyre. Nė Afrikė, para sesionit tė Komisionit Afrikan pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Popujve, OJQ-tė takohen rregullisht, pėrcjellin sesionet e tij dhe gjithashtu organizojnė trajnime tė pėrbashkėta. OJQ-ja Austriake–Qendra Evropiane e Trajnimeve dhe Hulumtimeve pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Demokraci, bashkėpunon me njė numėr tė qendrave tjera pėr tė drejta tė njeriut nė Evropėn juglindore, duke ofruar programe lokale dhe rajonale tė karakterit edukues dhe trajnues. Gjithashtu, kjo organizon edhe njė Akademi Verore Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Sigurisė Njerėzore.



--> SISTEMET RAJONALE PĖR MBROJTJEN DHE PROMOVIMIN E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT

Pėrveē instrumenteve universale pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, gjithashtu janė zhvilluar edhe disa sisteme rajonale tė tė drejtave tė njeriut, tė cilat zakonisht ofrojnė standarde mė tė larta pėr tė drejtat dhe implementimin e tyre.



Pėrparėsia e sistemeve rajonale qėndron nė mundėsinė e tyre pėr adresim mė efektiv tė ankesave. Nė rastin e gjykatave mund tė nxirren vendime tė karakterit tė detyrueshmėm pėr kompensim dhe, nė pėrgjithėsi, rekomandimet e Komisioneve pėr tė Drejtat e Njeriut merren seriozisht nga ana e shteteve. Mund tė ndodhė qė shtetet jo vetėm tė interpretojnė dhe sqarojnė dispozitat e instrumenteve pėr tė drejtat e njeriut nė “rastet kryesore”, por edhe tė ndryshojnė ligjet nacionale, me qėllim tė harmonizimit tė tyre me detyrimet ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Pėr mė tepėr, sistemi rajonal ka tendencė tė jetė mė sensitiv ndaj problemeve kulturore dhe fetare, nėse ekzistojnė arsye tė tilla.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

TĖ DREJTAT E NJERIUT DHE SHOQĖRIA CIVILE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: -