FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 STANDARDET E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT NĖ NIVEL UNIVERSAL

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team
avatar

Male
Numri i postimeve : 87
Age : 87
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

MesazhTitulli: STANDARDET E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT NĖ NIVEL UNIVERSAL   Sat 8 Nov - 0:10

Historia aktuale e vėnies sė standardeve nė nivel global ka filluar me Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut (UDHR), tė miratuar me 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė, si pasojė e Luftės sė Dytė Botėrore, gjatė sė cilės janė parė shkeljet mė tė mėdha tė tė drejtave qė kanė ndodhur ndonjėherė. Parandalimi dhe ndėshkimi i gjenocidit, sikurse ai ndaj hebrenjve, qė ka ndodhur gjatė holokaustit, ėshtė objekt i “Konventės pėr Parandalimin dhe Ndėshkimin e Krimeve tė Gjenocidit”, tė miratuar vetėm njė ditė mė herėt se UDHR.



Duke dashur qė pėrkushtimet e theksuara nė UDHR tė pėrkthehen nė gjuhė tė obligimeve ligjore, Komisioni i OKB-sė pėr tė Drejta tė Njeriut, hartoi dy Pakte, njė pėr tė drejtat civile dhe politike (ICCPR) dhe njė pėr tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore (ICESCR). Pėr shkak tė Luftės sė Ftohtė, ato janė miratuar tek nė vitin 1966 dhe pasi qė janė ratifikuar nga 35 shtete, nė vitin 1976, kanė hyrė nė fuqi. Mė 1 Janar tė vitit 2003, kėto pakte kanė pasur 149, respektivisht 146 shtete anėtare. Sė pari ėshtė miratuar ICESCR si preferencė e shumicės sė shteteve tė reja socialiste nė zhvillim pėr tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.



Gjatė viteve tė 60-ta, lufta kundėr diskriminimit racor dhe aparteidit, arriti kulminacionin, qė rezultoi me dy konventa: atė kundėr diskriminimit racor dhe ndalimin e krimeve tė aparteiditit. Mė pas, janė miratuar konventa tjera pėr eliminimin e tė gjitha formave tė diskriminimit kundėr gruas, torturės dhe trajtimeve ose dėnimeve tjera mizore, ēnjerėzore dhe poshtėruese dhe konventa pėr tė drejtat e fėmijėve. Kėto konventa sqaruan dhe saktėsuan mė tutje nenet e pakteve, si dhe pėrqendruan vėmendjen nė nevojat njerėzore tė grupeve tė caktuara. Nė rastin e konventės sė grave tė vitit 1979, “problemi i rezervave”, qė ėshtė problem i pėrgjithshėm i traktateve mbi tė drejtat e njeriut, pėrfitoi rėndėsi tė posaēme, kur njė numėr i shteteve islamike bėnė pėrpjekje qė nė kėtė mėnyrė tė kufizojnė tė drejtat elementare tė grave.



Shtetet, sipas parimit tė mosdiskriminimit, duhet tė respektojnė dhe t’u sigurojnė tė gjithė individėve brenda territorit tė tyre, tė gjitha tė drejtat pa asnjė lloj diskriminimi, tė bazuar qoftė nė racė, ngjyrė, gjini, gjuhė, religjion, opinion politik ose tjetėr, origjinė kombėtare ose sociale, pronė, lindje ose ndonjė status tjetėr (Neni 2 ICCPR dhe ICESCR). Pėr mė tepėr, Protokoli Shtesė Nr. 12 i Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, ofron tė drejtėn e pėrgjithshme pėr mosdiskriminim nga ana e ēfarėdo autoriteti publik.



Sidoqoftė, ekziston mundėsia e pėrjashtimeve dhe e pėrdorimit tė tėrheqjes nga klauzolat. Nė rastet e jashtėzakonshme ose tė kėrcėnimit ndaj kombit, nėse gjendja e jashtėzakonshme shpallet zyrtarisht dhe nėse ndėrmerren masa brenda kufijve tė domosdoshėm tė situatės sė krijuar, shteti mund tė tėrhiqet nga disa obligime tė tij. Masat e tilla duhet tė merren nė baza jodiskriminuese (Neni 4 (1) ICCPR). Pėr kėto raste, ekzistojnė procedura tė cila duhet tė repsektohet, siē ėshtė ajo e njoftimit tė shteteve tė tjera anėtare pėrmes Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara. Sidoqoftė, nuk lejohet asnjė kufizim nga disa dispozita siē janė ato mbi tė drejtėn pėr jetė, ndalimin e torturės dhe skllavėrisė, joretroaktivitetin e veprave penale, lirinė e tė menduarit, ndėrgjegjes dhe tė besimit (Neni 4 (2) ICCPR), etj. Kėshtu qė, kėto tė drejta njihen si tė drejta tė patjetėrsueshme. Kėto dispozita emergjente, kanė pėrfituar njė rėndėsi mė tė madhe nė luftėn kundėr terrorizmit. Dispozita tė ngjashme gjenden edhe nė Konventėn Evropiane pė tė Drejtat e Njeriut (Neni 15). Komisioni i OKB-sė pėr tė Drejtat Civile dhe Politike, nė Komentin e Pėrgjithshėm (Nr. 29, 2001), ka sqaruar detyrimet shtetėrore nė rastet e “gjendjes sė jashtėzakonshme (Neni 4)”, gjithashtu Komisioni Interamerikan pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Komiteti Drejtues pėr tė Drejtat e Njeriut nė Kėshillin e Evropės, kanė miratuar njė raport dhe njė udhėzim lidhur me “Terrorizmin dhe tė Drejtat e Njeriut”.



Disa tė drejta mund tė pėrmbajnė tė ashtuquajturėn “klauzolė pėr tėrheqje”, e cila lejon kufizimin e tė drejtave tė caktuara, nėse ėshtė e domosdoshme pėr siguri kombėtare, rend publik, shėndet publik ose moral dhe pėr shkak tė drejtave dhe lirive tė tė tjerėve. Mundėsia e tillė, nė veēanti, ekziston pėr kufizimin e lirisė sė lėvizjes, lirisė pėr tė lėshuar ēdo vend, duke pėrfshirė vendin e vet, lirisė sė mendimit, ndėrgjegjės, besimit, lirisė sė shprehjes dhe informimit, lirisė e tubimit dhe atė tė bashkimit. Kėto kufizime duhet tė bėhen me ligj, qė do tė thotė se duhet tė kalojnė nė kuvend. Organet qė bėjnė interpretimin e kėtyre instrumenteve ligjore, e kanė pėr obligim kontrollin e ēdo keqpėrdorimi tė kėtyre dispozitave. Si pasojė e aplikimit tė gjendjes sė jashtėzakonshme dhe klauzolės pėr tėrheqje, disa raste janė paraqitur nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, Komisionit dhe Gjykatės Interamerikane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
STANDARDET E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT NĖ NIVEL UNIVERSAL
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: