FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KONCEPTI DHE NATYRA E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team
avatar

Male
Numri i postimeve : 87
Age : 87
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

MesazhTitulli: KONCEPTI DHE NATYRA E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT   Sat 8 Nov - 0:10

Nga deklarata e miratuar nė vitin 1993 gjatė Konferencės Botėrore pėr tė Drejtat e Njeriut nė Vjenė, me rastin pėrvjetorit tė 50-tė tė Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, si dhe nga rezolutat e miratuara nga Kombet e Bashkuara nė vitin 1998, mund tė vėrehet se koncepti i tė drejtave tė njeriut, sot pranohet si njė koncept universal. Disa skeptikė qė dyshojnė nė universalitetin e tė drejtave tė njeriut, duhet qė ta kujtojnė faktin se shumė shtete tė cilat janė gjeografikisht tė kundėrta, si Kina, Libani dhe Kili, gjatė pjesės sė dytė tė vitit 1940, kanė qenė mes atyre shteteve qė kanė ndihmuar nė hartimin e konceptit tė tillė. Sidoqoftė, qė nga ajo kohė, shumė shtete kanė shprehur pėrkrahjen e tyre pėr Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut dhe kanė ratifikuar Paktin Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), si dhe Paktin Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (ICESCR), tė cilat bazohen nė Deklaratėn Universale. Nė rastin e Konventės pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), me gjithė rezervat e shumta, ajo ėshtė ratifikuar nga 177 shtete.



Si pikė fillestare e konceptit tė tė drejtave tė njeriut ėshtė koncepti mbi dinjitetin e lindur dhe tė patjetėrsueshėm tė tė gjithė anėtarėve tė familjes njerėzore, koncept i cili njihet nė Deklaratėn Universale dhe Paktet Ndėrkombėtare tė viteve 1966, tė cilat njėkohėsisht njohėn edhe idealin e qenieve tė lira njerėzore pėr tė gėzuar lirinė nga frika dhe skamja dhe pėr tė qenė tė pajisur me tė drejta tė barabarta dhe tė patjetėrsueshme. Prandaj, tė drejtat e njeriut janė universale dhe tė patjetėrsueshme, qė do tė thotė se aplikohen gjithkund dhe nuk mund t’i mohohen individit madje edhe nėse ai/ajo pajtohet pėr kėtė. Ashtu siē ka theksuar Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Butros Butros Gali (Boutros Boutros-Ghali) nė Konferencėn Botėrore tė Vjenės pėr tė Drejtat e Njerut tė vitin 1993, “tė drejtat e njeriut janė tė drejta tė lindura”.



Gjithashtu, tė drejtat e njeriut janė tė pandashme dhe reciprocikisht tė varura. Mund tė veēohen dimensione ose kategori tė ndryshe tė tė drejtave tė njeriut, siē janė: tė drejtat civile dhe politike, siē janė liria e fjalės dhe e shprehjes, tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, si e drejta nė sigurim social, e cila duke pasur parasysh faktin se vendos obligime financiare mbi shtetin, duhet tė “shikohen progresivisht”. Nė tė kaluarėn, njė kategori e caktuar e shteteve ose grupshteteve siē ėshtė grupi i shteteve komuniste, kanė shprehur preferencat e tyre ndaj tė drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore, nė dallim prej Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe shteteve anėtare tė Kėshilit tė Evropės, tė cilėt kanė pėrkrahur pikėrisht tė drejtat civile dhe politike. Sidoqoftė, nė vitin 1968, gjatė Konferencės Botėrore pėr tė Drejtat e Njeriut nė Teheran, dhe nė vitin 1993, gjatė Konferencės Botėrore pėr tė Drejtat e Njeriut nė Vjenė, ky debat joproduktiv ėshtė adresuar nė atė mėnyė qė, ėshtė vendosur se tė dy kėto kategori ose dimensione tė tė drejtave tė njeriut kanė rėndėsi tė barabartė. Nė Teheran mė 1968, kėto tė drejta janė deklaruar si tė pandashme dhe reciprocikisht tė varura, pasi qė gėzimi i plotė i tė drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore, vėshtirė mund tė realizohet pa gėzimin e tė drejtave civile e politike dhe vice versa.



Gjatė viteve tė 1980-ta ėshtė miratuar edhe njė kategori plotėsuese e tė drejtave tė njeriut, ku bėjnė pesė e drejta pėr paqe, e drejta pėr zhvillim dhe e drejta pėr mjedis. Kėto tė drejta ofrojnė njė kornizė tė domosdoshme pėr gėzimin e gjitha tė drejtave tjera. Sidoqoftė, nuk ekziston ndonjė kushtėzim lidhur me atė se njė kategori e caktuar e tė drejtave tė njeriut ėshtė parakusht pėr ekzisitimin e kategorisė tjetėr. Tė drejtat nga kjo kategori mė sė miri pėrkshkruhen si tė drejta solidare, sepse kėrkojnė bashkėpunim ndėrkombėtar dhe qėllimi i tyre ėshtė ndėrtimi i solidaritetit.



Deri sa tė drejtat e njeriut janė tė drejta tė tė gjithė individėve, pa marrė parasysh se a e kanė apo jo shtetėsinė e njė vendi pėrkatės, tė drejtat e shtetasve, siē janė p.sh. e drejta pėr tė votuar dhe pėr tė qenė i votuar ose e drejta pėr tė pasur qasje nė shėrbimet publike tė atij vendi, janė tė drejta fundamentale qė ekskluzivisht u garantohen shtetasve tė njė vendi konkret.



Gjithashtu, tė drejat e njeriut duhet tė dallohen nga tė drejtat e minoriteteve, qė janė tė drejta tė anėtarėve tė njė grupi me karakteristika tė veēanta etnike, fetare ose gjuhėsore. Qoftė individualisht ose nė grup, ata kanė tė drejtė tė gėzojnė kulturėn e tyre, tė predikojnė dhe praktikojnė besimin e tyre, dhe tė pėrdorin gjuhėn e tyre (Neni 27 i ICCPR). Lidhur me kėtė, rregulla mė tė hollėsishme gjenden nė instrumentet rajonale tė Evropės pėr tė drejtat e njeriut.



Njė vėmendje e posaēme u ėshtė kushtuar tė drejtave tė popujve autoktonė. Qė nga viti 1982, Grupi Punues i OKB-sė pėr Popujt autoktonė shqyrton mėnyrat pėr promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė tyre, e nė veēanti atyre tė drejtave qė kanė tė bėjnė me marrėdhėnien e tyre me tokat.

Tashmė, njė Deklaratė pėr tė Drejtat e Popujve Autoktonė ėshtė hartuar, por ende nuk ėshtė miratuar, deri sa Organizata Ndėrkombėtre e Punės (ILO), duke rishikuar njė deklaratė tė mėhershme, nė vitin 1989 miratoi Konventėn Nr. 169 lidhur me “Popujt Autoktonė dhe Popujt e Fiseve nė Shtetet e Pavarura”. Nė vitin 2001, OKB-ja ka emėruar Raportuesin Special pėr tė drejtat e njeriut dhe liritė fundamentale tė popujve autoktonė. Nė vitin 2000, duke marrė parasysh rekomandimin e Konferencės Botėrore tė Vjenės pėr tė Drejtat e Njeriut tė vitit 1993, ėshtė themeluar “Forumi i Pėrhershėm pėr Ēėshtjet Autoktone”, si njė autoritet ndihmės i Kėshillit Ekonomik dhe Social (ECOSOK), i cili pėr herė tė parė ėshtė mbledhur nė vitin 2002. Gjithashtu, Komisioni Afrikan pėr tė Drejta tė Njeriut dhe tė Popujve, ka themeluar njė Grup Punues pėr popujt autoktonė.



Sot, koncepti i tė drejtave tė njeriut ėshtė globalisht i pranuar dhe si i tillė shėrben si bazė e bashkėsisė ndėrkombėtare tė shteteve, organizatave ndėrkombėtare dhe lėvizjeve shoqėrore, tė cilėt e konsiderojnė veten si pjestarė tė shoqėrisė ndėrkombėtare. Siē mund tė shihet nga pėrpjekjet e Bashkimit Evropian dhe Kėshillit tė Evropės, nė veēanti nė rastet kur kemi tė bėjnė me pranimin e anėtarėve tė ri, tė drejtat e njeriut, mund tė jenė gjithashtu, mjete tė cilat njerėzit mund t’i pėrdorin si instrumente pėr transformime shoqėrore, qoftė nė nivel kombėtar, qoftė nė nivel rajonal. Sidoqoftė, me qėllim qė tė drejtat e njeriut tė marrin efektin transformues, pėrdorimi i tyre si instrumente pėr ndryshime varet nga njohuria, tė kuptuarit dhe gatishmėria e vetė popujve qė t’i pėrdorin si tė tilla.



Koncepti tradicional i tė drejtave tė njeriut ėshtė kritikuar nga feministet me aryetimin se, nuk reflekton nė mėnyrė tė drejtė barazinė mes grave dhe burrave dhe pėr mungesėn e trajtimit gjinor. Konferencat Botėrore tė Grave dhe hartimi i Konventės pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Grave, kanė kontibuar, inter alia, pėr qasjen e trajtimit gjinor tė tė dejtave tė grave, gjė qė ėshtė reflektuar edhe nė Deklaratėn e OKB-sė Kundėr Dhunės ndaj Grave dhe nė draftin e protokolit tė Kartės Afrikane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Popujve ( Moduli pėr tė Drejtat e Grave). Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se, instrumentet pėr tė drejtat e njeriut paraqesin njė koncept tė ri politik dhe social, tė cilat i pranojnė gratė si qenie njerėzore plotėsisht tė barabarta me tė tjerėt.



Disa shtete, duke pėrdorur si argumente ekzistimin e veēorive historike, fetare dhe kulturore, deklarojnė se tė drejtat e njeriut nuk mund tė aplikohen ndaj grave nė mėnyrė tė njėjtė si ndaj tė tjerėve. Deklarata dhe Plani Veprues i Konferencės Botėrore tė Vjenės, kanė pranuar ekzistimin e qasjeve tė ndryshme tė bazuara nė faktorė historikė, fetarė dhe kulturor nė procesin e jetėsimit tė tė drejtave tė njeriut, por nė tė njėjtėn kohė kanė theksuar obligimin e tė gjitha shteteve pėr implementimin e tė gjitha drejtave. Prandaj ekzistimi i dallimeve kulturore dhe fetare nuk mund tė pėrdoret si arsyetim pėr mosimplementimin e plotė tė obligimeve ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Kjo nėnkupton se duhet tė merret parasysh edhe konteksti kulturor. Dialogu pėr civilizimet, i cili aktualisht ėshtė duke u zhvilluar nė Kombet e Bashkuara, ka pėr qėllim pikėrisht, pranimin e vlerave pozitive qė dalin nga dallimet e civilizimeve, pa ofruar arsyetim pėr mospėrmbushjen e obligimeve tė tyre. Pozita e femrave brenda disa kulturave, ėshtė njė nga ēėshtjet mė tė vėshtira qė duhet tė jetė pjesė e ēdo agjende tė diskutimeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
KONCEPTI DHE NATYRA E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: