FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumiCalendarKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 HISTORIA DHE FILOZOFIA E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team


Male
Numri i postimeve: 87
Age: 84
lokacioni: peja
hobi ose puna juaj: xxx
Registration date: 15/06/2008

MesazhTitulli: HISTORIA DHE FILOZOFIA E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT   Fri 7 Nov - 22:09

Ideja pėr dinjitetin njerėzor, ėshtė po aq e vjetėr sa edhe vetė historia e njerėzimit, e cila nė kulturat dhe religjionet e ndryshme, shfaqet nė forma tė ndryshme. Pėr shembull, nė filozofinė afrikane “ubuntu”, dhe te mbrojtja e tė huajve nė islamizėm, njeriut i akordohen vlera shumė tė larta. “Rregulla e artė”, sipas tė cilės njeriu duhet t’i trajtojė tė tjerėt ashtu siē dėshiron ta trajtojnė vetė atė, ekziston nė tė gjitha religjionet kryesore. E njėjta rregull vlen edhe lidhur me pėrgjegjėsitė e shoqėrisė pėr pėrkujdesjen ndaj tė varfėrve tė tij dhe pėr nocionet fundamentale tė drejtėsisė sociale.



Sidoqoftė, ideja pėr “tė drejtat e njeriut” ėshtė rezultat i mendimit filozofik tė kohės moderne, e bazuar nė filozofinė e racionalizmit dhe iluminizmit, pastaj liberalizmit, demokracisė, por edhe tė socializmit. Edhe pse koncepti modern pėr tė drejtat e njeriut rrjedh kryesisht nga Evropa, do theksuar se nocionet e lirisė dhe drejtėsisė sociale, tė cilat janė fundamentale pėr tė drejtat e njeriu, janė pjesė e tė gjitha kulturave. Kombet e Bashkuara nėn udhėheqjen e Ellenor Ruzvelltit (Eleanor Roosevelt), Rene Kasė (Rene Cassain) dhe Xhozef Malikut (Joseph Malik), zhvilluan Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, nė tė cilėn kanė punuar 80 njerėz nga Veriu dhe Jugu pėr tė konkretizuar idetė dhe gjuhėn. Nėn ndikimin e Lindjes dhe Jugut, tė drejtat e njeriut si koncepti mbi tė drejtat ekonomike, sociale, kulturore, tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe zhvillim, si dhe lirinė nga diskriminimi racor dhe aparteidi, janė shndėrruar nė koncept tė gjithėmbarshėm botėror,.

>>Unė jam qenie njerėzore, sepse sytė e tu mė shikojnė si tė tillė . . . <<

PROVERB AFRIKAN, MALI



Duke pasur parasysh faktin se, historikisht shtetasit si rezultat i pėrpjekjeve tė tyre pėr liri fundamentale, ekonomike dhe tė drejta sociale u bėnė pėrfitues tė tė drejtave tė mbrojtura me kushtetutė, tė huajt vetėm nė raste tė rralla ose vetėm nė bazė tė ndonjė marrėveshjeje bilaterale mund tė ishin bartės tė tė drejtave. Ata kishin nevojė pėr mbrojtje nga shtetet e tyre, tė cilat i pėrfaqėsonin jashtė vendit.



E drejta humanitare ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e rregullave pėr mbrojtjen e joshtetasve. Ajo ka synuar vendosjen e rregullave themelore pėr trajtimin e ushtarėve armiq, e edhe tė civilėve gjatė konfliktit tė armatosur. ( Moduli pėr tė Drejtat e Njeriut gjatė Konflikteve tė Armatosura). Fillet e hershme dhe tė vėrteta tė tė drejtave tė njeriut mund tė gjenden nė marrėveshjet mbi liritė e religjionit, si nė Traktatin e Vestfalisė tė vitit 1648, ndalimin e skllavėrisė, si nė rastin e deklaratės sė Kongresit tė Vjenės tė vitit 1815 mbi tregtinė e skllevėrve, themelimin e Shoqatės Amerikanė Kundėr Skllavėrisė nė vitin 1833, si dhe Konventėn Ndėrkombėtare Kundėr Skllavėrisė tė vitit 1926. Gjithashtu, mbrojtja e tė drejtave tė minoriteteve, ka njė histori tė gjatė dhe ka qenė ēėshtje kryesore e Traktatit tė Paqes tė Versajės, mė 1919 dhe Ligės sė Kombeve, qė ėshtė krijuar po atė vit ( Kronologjia nė Pjesėn III: Burimet Plotėsuese).



Sido qė tė jetė, koncepti i tė drejtave universale tė njeriut, u bė i pranueshėm pėr tė gjitha qeniet njerėzore vetėm pas tmerreve tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur nga 48 shtete u arrit marrėveshja pėr Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut dhe 8 shtete socialiste me Afrikėn e Jugut abstenuan, dhe qė atėherė, ky koncept ėshtė bėrė komponentė e pandashme e sistemit tė Kombeve tė Bashkuara. Qė nga ajo kohė numri i shteteve anėtare nė OKB ka arritur nė 191, ndėrsa kjo deklaratė, e cila sot mund tė konsiderohet si e drejtė zakonore ndėrkombėtare, nuk ėshtė sfiduar asnjėherė seriozisht nga kėto shtete.



Nė kėtė kontekst, duhet pėrmendur, “Deklarata e Kajros pėr tė Drejtat e Njeriut nė Islam” e vitit 1990, hartuar nga Ministrat e Jashtėm tė Organizatės sė Konferencės Islamike, e cila nuk ėshtė miratuar formalisht asnjėherė. Tė gjitha tė drejtat e theksuara nė kėtė Deklaratė janė nė pajtim me Sheriatin Islamik.



>>"(...) Ne i konsiderojmė kėto tė vėrteta si tė pranueshme - tė gjithė njerėzit janė tė barabartė; tė gjithė janė pajisur nga krijuesi i tyre me disa tė drejta tė patjetėrsueshme; nė mesin e tė cilave janė jeta, liria dhe e kėrkimi i lumturisė. Pėr tė siguruar kėto tė drejta, janė themeluar qeveritė, nga pushteti ligjor i tė cilave rrjedh pajtimi i tė qeverisurve . . . <<

DEKLARATA AMERIKANE E PAVARĖSISĖ, (1776)



Debati i cili bėhet kohė pas kohe pėr prioritetin e disa tė drejtave dhe universalitetin kudėr relativizmit, ėshtė adresuar nė dy konferenca botėrore pėr tė drejtat e njeriut - nė Konferencėn e Teheranit dhe nė atė tė Vjenės. Nė Konferencėn e Teheranit mė 1968, ėshtė sqaruar se tė gjitha tė drejtat e njeriut janė tė pandashme dhe tė varura nė mėnyrė tė ndėrsjellė mes vete, ndėrsa nė Konferencėn e Vjenės tė vitit 1993 u arrit pajtueshmėria me koncensus qė: “Deri sa rėndėsia e veēorive kombėtare, regjionale si dhe tė kaluarat e ndryshme historike, kulturore dhe fetare duhet tė merren parasysh, ėshtė obligim i shteteve, pa marrė parasysh sistemin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor, qė tė promovojnė dhe tė mbrojnė gjitha tė drejtat e njeriut dhe liritė fundamentale”. (paragrafi 5 i Deklaratės se Vjenės dhe Programit tė Veprimit tė vitit 1993).

>>E para ėshtė liria e fjalės dhe e shprehjes – nė gjithė botėn. E dyta ėshtė liria e ēdo personi tė adhurojė Zotin nė mėnyrėn e vet – nė gjithė botėn. E treta ėshtė liria nga varfėria – e cila pėrkthyer nė gjuhėn botėrore do tė thotė mirėkuptim ekonomik, i cili do t’i sigurojė ēdo kombi jetė paqėsore dhe tė shėndoshė pėr tė gjithė pjesėtarėt e tij – nė gjithė botėn. E katėrta ėshtė liria nga frika . . . <<

PRESIDENTI ROOSEVELT, KATĖR LIRITĖ (1941)



Sot, njė numėr shumė i madh i subjekteve ndėrkombėtare ndjekin politikėn e bazuar nė frikė, duke menduar se do tė rrisin sigurinė. Por, siguria e vėrtetė duhet bazuar nė parimin tashmė tė provuar- atė tė tė drejtave tė njeriut.

SERGIO VIEIRA DE MELLO, KOMESAR I LARTĖ I KOMBEVE TĖ BASHKUARA PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT, 2003
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

HISTORIA DHE FILOZOFIA E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-