FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TĖ DREJTAT E NJERIUT DHE SIGURIA NJERĖZORE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team
avatar

Male
Numri i postimeve : 87
Age : 87
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

MesazhTitulli: TĖ DREJTAT E NJERIUT DHE SIGURIA NJERĖZORE   Sat 8 Nov - 0:08

Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, ėshtė hartuar si rezultat i shkeljeve mė serioze tė dinjitetit njerėzor, e veaēanėrisht pas pėrvojės sė Holokaustit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pėrqendrimi kryesor i saj ėshtė qenia njerėzore, kurse preambula e saj i referohet “lirisė nga frika dhe skamja”. Njė qasje e ngjashme ėshtė e pranishme edhe te koncepti i sigurisė njerėzore.

>>Shumica e kėrcėnimeve kundėr sigurisė njerėzore nxjerrin nė pah drejtpėrdrejt ose tėrthorzi dimensionin e tė drejtave tė njeriut.<<

TAKIMI I DYTĖ MINISTROR I RRJETIT PĖR SIGURI NJERĖZORE NĖ LUCERN, MAJ 2000.



Gjatė Takimit Punues Ndėrkombėtar pėr Siguri Njerėzore dhe Arsimim mbi tė Drejtat e Njeriut, nė korrik tė vitit 2000 nė Grac, ėshtė theksuar se siguria njerėzore ka pėr qėllim qė pėrmes parandalimit tė konflikteve dhe adresimit tė hollėsishėm tė shkaqeve tė pasigurisė dhe nėnshtrimit t’i mbrojė tė drejtat e njeriut. Strategjia e sigurisė njerėzore ka pėr qėllim krijimin e kulturės politike globale tė bazuar nė tė drejtat e njeriut. Nė kėtė kontekst, arsimimi pėr tė drejtat e njeriut paraqet njė strategji nė drejtim tė realizimit tė sigurisė njerėzore, pasi qė i mėson njerėzit qė zgjidhjet e problemeve tė tyre t’i kėrkojnė para sė gjithash nė bazat e sistemit tė vlerave tė pėrgjithshme globale, tė mbėshtetura nė sundimin e ligjit dhe nė tė drejtėn, e jo duke u bazuar nė pushtet. Siguria njerėzore promovohet nėpėr shoqėri nė formė tė decentralizuar, duke filluar nga nevojat themelore tė njerėzve, si ato tė grave ashtu edhe tė burrave, qė do tė thotė se fillohet nga problemet e sigurisė personale, varfėrisė, diskriminimit, drejtėsisė sociale dhe demokracisė. Liria nga eksploatimi ose korrupsioni fillon vetėm atėherė kur njerėzit nuk pranojnė, qė tė drejtat e tyre tė shkilen edhe mė tutje. Institucionet e shoqėrisė civile (sikuse Transparenca Ndėrkombėtare), pėrkrahin procesin e tillė tė emancipimit, tė bazuar nė njohuritė mbi tė drejtat e njeriut.

>>Tė drejtat e njeriut ofrojnė bazėn e nevojshme mbi tė cilėn do tė vazhdohej zhvillimi njerėzor dhe siguria njerėzore.<<

TAKIMI I KATĖRT MINISTROR I RRJETIT TĖ SIGURISĖ NJERĖZORE NĖ SANTIGO DE CHILE, KORRIK 2002.



Ekzistojnė disa lidhje ndėrmjet tė drejtave tė njeriut dhe sigurisė njerėzore. “Siguria” nė formė tė sigurisė personale (si p.sh. mbrojtja nga arrestimi arbitrar), sigurisė sociale (si p.sh. sigurimi i nevojave themelore sikurse ushqimi) dhe sigurisė ndėrkombėtare (sikurse e drejta pėr tė jetuar nė njė rend ndėrkombėtar tė sigurt), pėrputhet me tė drejtat ekzistuese tė njeriut. “Politikat e sigursė duhet tė integrohen mė shumė me strategjitė pėr promovimin e tė drejtave tė njeriut, demokracisė dhe zhvillimit. Tė drejtat e njeriut, e drejta humanitare dhe e drejta e refugjatėve ofrojnė kornizėn normative mbi tė cilėn bazohet qasja e sigurisė njerėzore.” (Siguria Njerėzore: Siguria e Njerėzve nė Botėn e Ndryshueshme, Departamenti i Marrėdhėnieve tė Jashtme dhe Tregtisė Ndėrkombėtare, Kanada 1999).



Cenimet e tė drejtave tė njeriut paraqesin kėrcėnime pėr sigurinė njerėzore, prandaj pėrdoren si indikatorė nė kuadėr tė mekanizmave pėr paralajmėrim tė hershėm, me qėllim tė parandalimit tė konflikteve. Sidoqoftė, tė drejtat e njeriut gjithashtu luanė rol gjatė periudhės sė pasluftės, pėr menaxhimin dhe transformimin e konflikteve, si dhe pė ndėrtimin e paqes. Pėrmes transferit tė dijes, ndėrtimit tė aftėsive dhe formėsimit tė sjelljeve, arsimimi nė fushėn e tė drejtave tė njeriut pėrbėn bazėn e kulturės sė vėrtetė tė parandalimit.



Pėrveē qė tė drejtat e njeriut janė njė instrument esencial pėr parandalimin e konfliktit, ato janė gjithashtu bėrthamė e konceptit tė ndėrtimit tė qeverisjes dhe demokracisė. Gjithashtu, ato ofrojnė bazė qė pėrmes pjesėmarrjes aktive, ngritjes sė transparencės dhe ngritjes sė pėrgjegjėsisė, tė bėjnė trajtimin e problemeve shoqėrore dhe globale. “Ndėrtimi i qeverisjes” pėrbėhet nga dy forma komplementare tė ndėrtimit tė kapacitetve: “ndėrtimit tė shtetit” dhe “ndėrtimit tė shoqėrisė”. Ndėrtimi i shtetit ofron “siguri demokratike”, qė mė sė miri mund tė shihet pas pėrfundimit tė konfliktit nė pėrpjekjet pėr rehabilitim dhe rindėrtim. “Zhvillimi shoqėror pėrfshin arsimimin e gjerė pėr tė drejtat e njeriut, me qėllim tė aftėsimit tė njerėzve pėr kėrkimin e tė drejtave tė tyre dhe respektim tė tė drejtave tė tė tjerėve” (Walther Lichem, Ministria Federale e Austrisė pėr Marrėdhėnie tė Jashtme).

>>(Siguria Njerėzore) nė esencė ėshtė njė pėrpjekje pėr ndėrtimin e shoqėrisė globale, ku siguria e individit ėshtė nė qendėr tė prioriteteve ndėrkombėtare ...; ku standardet ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janė avancuar dhe janė ndėrtuar nė njė rrjet koherent pėr mbrojtjen e individit . . .<<

LLOYD AXWORTHY, ISH MINISTĖR I PUNĖVE TĖ JASHTME TĖ KANADASĖ



Komisioni pėr Siguri Njerėzore, i themeluar nė vitin 2001, nėn bashkudhėheqjen e Sadako Ogata-s (ish- Komesare e lartė e OKB-sė pėr Refugjatė) dhe Amartya Sen (fituese e ēmimit Nobel pėr Ekonomi) dhe nė bashkėpunim me Institutin Interamerikan pėr tė Drejtat e Njeriut, mbajtėn njė takim pune nė dhjetor tė vitit 2001, nė San Jose tė Kosta Rikės, lidhur me raportet mes tė Drejtave tė Njeriut dhe Sigurisė Njerėzore, ku ishte elaboruar mbi temėn “Deklarata pėr tė Drejtat e Njeriut si Komponentė e Domosdoshme e Sigurisė Njerėzore” (http://www.humansecurity-chs.org/doc/sanjosedec.html). Sipas Bertrand G. Ramcharan, Ndihmės i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė dhe Zėvendės i Komesarit tė Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut, normat ndėrkombėtare dhe tė drejtat e njeriut janė ato qė e pėrcaktojnė kuptimin e sigurisė njerėzore.

>>Bota asnjėherė nuk do tė jetė nė paqe, nėse njerėzit nuk gėzojnė sigurinė njerėzore gjatė pėrditshmėrisė sė tyre.<<

RAPORTI PĖR ZHVILLIM NJERĖZOR, UNDP 1994



Neni 3 i Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut (UDHR) dhe Neni 9 i Paktit Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike, gjithashtu, mbrojnė tė drejtėn e lirisė dhe sigurisė perosnale, tė cilat nė veēanti i referohen lirisė nga frika. Pėrveē kėtyre, neni 22 i UDHR dhe neni 9 i Paktik Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, njohin tė drejtėn pėr sigurim social, e cila sė bashku me tė drejtat e tjera sociale pėrputhen me lirinė nga skamja. Raporti mes globalizimit dhe sigurisė njerėzore ėshtė shqyrtuar edhe nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Annan, nė Raportin e Mileniumit tė 2000-tė, i cili gjithashtu, bėn dallimin mes lirisė nga frika dhe lirisė nga skamja, dallim i cili kthehet prapa te katėr liritė e proklamuara gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė vitin 1940, nga presidenti i SHBA-ve Ruzvelt (Roosevelt), si vizion i tij pėr rendin e vendosur pas pėrfundimit tė luftės. Lufta kundėr varfėrisė dhe ajo pėr tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore ėshtė po aq e rėndėsishme pėr siguri, sa edhe lufta pėr liri politike dhe liri fundamentale. Sidoqoftė, njėra nuk mund tė veēohet nga tjetra, ato janė tė varura nė mėnyrė tė ndėrsjellė dhe janė tė pandashme.



Siguria njerėzore paraqet mundėsinė pėr gėzimin e rezultateve tė zhvillimit njerėzor. Nė bazė tė Raportit tė Zhvillimin Njerėzor tė UNDP-sė, tė vitit 2000, ashtu si tė drejtat e njeriut, edhe zhvillimi njerėzor, kanė vizionet dhe qėllimet e njėjta. Treguesit pėr Zhvillim Njerėzor, i cili pėrdoret nė raportet e UNDP-sė pėr zhvillim njerėzor, pėrmbajnė disa indikatorė, siē janė, qasja nė arsimim, sigurimi i ushqimit, shėrbimet shėndetėsore, barazia gjinore dhe participimi politik, tė cilat pėrputhen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me tė drejtat e njeriut. “Raporti mbi Zhvillimin Njerėzor”, qė ėshtė duke u elaboruar nėn kryesimin e Andrew Mack-ut, ėshtė pėrqendruar nė kėrcėnimet e sigurisė njerėzore. Arrihet nė pėrfundimin se, konceptet e sigurisė njerėzore, tė tė drejtave tė njeriut dhe zhvillimit njerėzor janė tė ndėrlidhura ngushtė dhe pėrforcohen nė mėnyrė reciproke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
TĖ DREJTAT E NJERIUT DHE SIGURIA NJERĖZORE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: