FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HISTORIA E QYTETIT TE PEJE`S

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 164
Age : 24
lokacioni : BEVERLY HILLS
hobi ose puna juaj : ADMIN I FORUMIT
Registration date : 27/04/2008

MesazhTitulli: HISTORIA E QYTETIT TE PEJE`S   Fri 31 Oct - 22:59




Zhvillimi urban i Pejės, ka kaluar nėpėr periudha tė ndryshme historike, duke filluar nga kohėt mė tė hershme gjė qė dėshmohet nga trajtat e thirrjeve. Nė literaturėn e deritanishme, nė lidhje me emėrtimin e Pejės ekzistonin disa periudha tė emėrtimeve; ajo antike dhe ajo e mėvonshme.

Emėrtimin “Siparantum” e gjejmė tė Ptolemeu (87-150), nė veprėn e tij “Gheographia”, qė mbėshtesin edhe shumė historian, arkeolog, gjeograf,publicist etj. Siparantum, sipas burimeve arkeologjike-antike ishte nė rang tė “Muniupiumit” (qytetit), pėr ndryshe lokaliteti i dytė me rendėsi nė territorin e Kosovės, pas Ulpianės. Procopi historian bizantin me (565), jep pėshkrimin pėrlokalitetin e shėnuar si “Pentza” qė zėvendėson emėrtimin si Siparantum e qė mė vonė merr trajtėn “Pek-Pekia-Peja”. Territori i Pejės ka qenė gjatė historisė sė vet, se pari pjesė e Dardanisė Ilire, pastaj nė kuadėr tė Romės, Bizantit, Mesjetė e Serbisė, e mė vonė e perandorisė Turke. Pėr historin antike tė Pejės, rėndėsi tė madhe ka pasur vendbanimi antik nė lokalitetin “Gradina”, qė padyshim paraqet vazhdimsinė e vendbanimit tė mėparshėm Dardan. Ėshtė zbuluar edhe njė numėr objektesh arkeologjike qė na shtynė tė konstatojmė se kėtu duhet tė ketė qenė njė qendėr administrative municipiale e tėrė Rrafshit tė Dukagjinit.

Peja si qytet pėrmendet qė nga viti 1202, gjatė periudhės sė feudalizmit tė zhvilluar, kurse nė kartėn e Stevan Prvovenēanit rreth vitit 1215, pėrmendet si fshat nė rrefshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII, pėrmendet si “Pek” dhe “Pek arhiepiskupova”. Nė shek. XIV Peja pėrmendet nga Raguzanet dhe Kotorasit qė shkonin pėr tė tregėtuar nė pejė “in Pecho”, kurse nė vitin 1378 pėrmendet karvani “in novam montem Pech et Prisren”. Tė dhėnat historike rreshtojnė se Peja me rrethinė pas betejės sė Kosovės 1389 e deri me 1462 administrohet njėherė nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinėt.

Pas betejės sė Kosovės (1389), filloi depėrtimi turk nė Ballkan. Peja deri mė 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrė pjesė edhe nė betejėn e Kosovės tė pushtuar nė kohėn e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ē’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI, Peja numėron 142 shtepi tė kontensionit islam dhe vetėm 15 shtepi tė pėrkatėsisė fetare tė krishterėve. Islamizimi u pėrqafua prej njė pjese tė aristrokracisė shqiptare pėr tė ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini, me tu berė musliman ishte emėrua pėr Sanxhakbe tė Sanxhakut tė Dukagjinit, prej tė cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve musliman me emėrin Mahmut Begollajt e Pejės. Gjatė shekullit XVII, Peja vazhdimisht zhvillohej dhe duke i krahasuar me gjendjen e njė shekulli mė parė, qyteti i pejės u rrit nme 600 shtepi dhe 130 fshatra dhe pėrjetoi njė zhvillim tė hovshėm tė zejtarisė dhe tregtisė.

Gjatė shek. XVII, ndodhėn edhe trazirat dhe luftėrat austro-osmane qė e pėrfshinė edhe territorin e Pejės (1683-1690). Kėtė kohė e karaktirizon lufta nė mes Begollajve tė Pejės, Ēaushollajve dhe Bushatlijve pėr sundimin e Shkodrės qė vazhdoi gati gjysem shekulli. Gjatė viteve 1782-1784, epidemia (kolera) perfshiu edhe Pejėn, e cila shkaktoi shumė viktima. Ndersa nė vitin 1835 mori zjarrė kryengritja e pėrgjithshme qė pėrfshiu edhe Pejėn. Mirpo, Turqia, ia doli qė ta shunė kryengritjėn shqiptare, nė kėtė situatė pushtuesi turk hyri nė periudhėn e tanzimatit dhe reformave. Nė kėtė kohė qyteti i Pejės numronte 12.977 banorė dhe 193 fshatra, kurse pazari i qytetit (ēarshia) kishte 550 dyqane tė regjistruara. Po nė kėtė kohė qyteti kishte hyrė nė rrugėn e njė zhvillimi tė dukshėm shoqroro-ekonomik. Krijimi i njė rrjeti tė gjėrė dyqanesh e punimesh, marrėdhėniet ekonomike me botėn e jashtme e kishin kthyer qytetin nė njė qendėr tė rėndėsishme. Qyteti i Pejės nė kėtė kohė ishte njė nga qytetet mė tė pasura tė Rrafshit tė Dukagjinit.

Nga pikpamja etnike qyteti i Pejės ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila pėrbėnte pjesėn dėrmuese tė banorve tė saj me kulturė, gjuhė, traditė dhe zakone tė veta tė lashta. Nė Pejė nė pallatin e Ismet Pashės dukej edhe bibloteka turko-franqeze prej vitit 1836. Peja mė 1881-1912 bėhet qendėr e sanxhakut tė Pejės, kurse mytesarif u emrua Ali Pashė Gucia. Nė kėtė kohė dokumentat e shumėta tregonin shkallėn e organizimit tė lėvizjes kombtare shqiptare nė periudhėn e Lidhjes Shqipetare tė Prizrenit nė qytetin e Pejės.Historia e Pejės nė fund tė shek.XIX ,ėshtė e lidhur ngusht me mbajtjen e Kuvendit tė Pejės. Duke qenė sė rreziku i copėtimit tė tokave shqiptare po rritej, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrė krijimin e njė organizate tė re, qė tė vihej nė krye tė Levizjės Kombėtare. Nė krye tė lėvizjes u vu Haxhi Zeka, njė nga udhėheqsit mė tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare nė Vilajetin e Kosoves dhe nė mbarė Shqipėrinė. Pėr kėtė qellimė nė vitin 1899 nė Pejė u mblodh njė Kuvend, ku moren pjesė delegat nga gjithė Kosova. Kuvendi formoj njė Besėlidhje, qė u quajt “Besa-Besė” ose Lidhja e Pejės. Besėlidhja e re udhėheqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejės i kėrkoj Sulltanit qė tokat shqiptare tė drejtoheshin nga shqiptarėt, dhe nė shkolla e nė zyra tė flitej gjuha shqipe. Perandorija Osmane, e frikėsuar, dėrgoj ushtri tė mėdha dhe e shpėrndau

Lidhjen e Pejės, me ē’rast, vrau edhe shumė patriotė shqiptar, midis tyre edhe udhėheqsin Haxhi Zeka me 1902.Perpjekjet e popullit shqipėtarė pėr ēlirim vazhduan edhe mė vonė. Nė kėto rrethana qyteti i Pejės pas lufterave Ballkanike u pushtua nga Serbija dhe Mali i Zi, me ē’rast, populli shqipėtarė i’u nėnshtrua gjenocidit, shkombėtarizmit dhe asimilimit. Me 1913 nė rrethinat e Pejės dhe tė Gjakoves, u pushkatuan 400 banorė qė refuzuan tė ndėrrojnė fenė e tyre Myslimane, ose Katolike dhe kombėsin e tyre shqiptare. Shumė prej kėtyre nuk pranuan tė ndėrronin fenė, kėshtu qė, nė mėnyrė mė tragjike e humbnin jetėn mbi stufen e skuqur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://pejacity.speedyforum.com
 
HISTORIA E QYTETIT TE PEJE`S
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: PEJACITY :: Pėr Ne-
Kėrce tek: