FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumiCalendarKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Ndryshimet hormonale, ndėr shkaqet e dhimbjes sė kokės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 164
Age: 21
lokacioni: BEVERLY HILLS
hobi ose puna juaj: ADMIN I FORUMIT
Registration date: 27/04/2008

MesazhTitulli: Ndryshimet hormonale, ndėr shkaqet e dhimbjes sė kokės   Fri 15 Aug - 7:43

Faktorėt shpėrthyes mund tė jenė tė shumtė, por nė disa raste ajo ėshtė sinjal i sėmundjeve tė tjera mė serioze. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja neurologe, Dr. Shk. Mira Rakacolli, shpjegon se si ndikojnė kėta faktorė dhe si mund tė parandalohet dhimbja e kokės:
Doktoreshė, ē’ėshtė dhimbja e kokės, ėshtė sėmundje apo sinjal sėmundjesh tė tjera?
Dhimbja e kokės ėshtė ankesa mė e shpeshtė me tė cilėn pėrballen mjekėt e pėrgjithshėm dhe neurologė nė praktikėn e punės sė tyre tė pėrditshme. Ajo ėshtė rezultat i disa sinjaleve qė krijohen nga ndėrveprimi i trurit, enėve tė tij tė gjakut dhe nervave qė i rrethojnė ato. Shpesh mendohet se dhimbja vjen nga truri, por nė tė vėrtetė truri vetė nuk dhemb. Dhimbja shfaqet si pasojė e aktivizimit tė nervave qė rrethojnė kafkėn, enėt e gjakut dhe muskujt e kokės. Arsyeja pse kėto nerva aktivizohen akoma nuk dihet mirė. Por dihet se aktivizimi i disa nervave specifike nė kokė dėrgon sinjale nė tru, e janė kėto sinjale qė perceptohen si dhimbje koke. Dallohen dy kategori kryesore tė dhimbjes sė kokės: dhimbjet e kokės primare dhe ato sekondare.
Dhimbja e kokės primare ėshtė njė dhimbje qė nuk vjen si rezultat i njė sėmundjeje, pra nuk ėshtė simptomė apo shenjė. Ajo ėshtė njė sėmundje e veēantė. Dhimbje e tillė ėshtė migrena, dhimbje tensive e kokės dhe dhimbja e kokės e tipit “cluster”. Ndėrsa dhimbjet sekondare janė ato qė shfaqen nė dekursin e sėmundjeve tė tjera si p.sh: infeksione, sinusit, alergji, dėmtime tė kokės apo tumore tė trurit.
Ndikojnė hormonet nė shfaqjen e dhimbjes sė kokės?
Po. Ndryshimet nė nivelin hormonal nė disa grave shoqėrohet me shtim tė dhimbjes sė kokės. Disa grave krizat migrenoze menjėherė para gjatė apo para ciklit menstrual. Po kėshtu dhimbjet e kokės shfaqen vetėm nė periudhėn e ovulacionit. Ndryshimet kimike nė nivelin hormonal qė ndodhin nė organizėm gjatė marrjes sė disa medikamenteve, si p.sh kontraceptivėve mund ta shpėrthejnė dhimbjen e kokės tek disa gra.
Si dallohet dhimbja e kokės e shkaktuar nga migrena?
Migrena ėshtė njė dhimbje koke e karakterit pulsues, rekurent, zakonisht e njėanshme, me intensitet mesatar ose tė fortė, qė pėrkeqėsohet nga aktiviteti fizik, e qė mund tė shoqėrohet me tė vjella e bezdi ndaj dritės e zhurmės. Disa pacientė mund tė kenė shqetėsime tė karakterit neurologjik nga disa minuta deri nė njė orė pėrpara fillimit tė dhimbjes sė kokės. Kėto shqetėsime mund tė jenė: errėsim i pamjes, deformim i figurave, mpirje apo rėndim i anėsive etj., e quhen me njė emėr tė pėrbashkėt: aura.
Ēfarė ėshtė dhimbja e kokės e karakterit tensiv?
Kjo dhimbje ėshtė njė lloj dhimbje rekurente qė zgjat nga disa minuta deri nė disa ditė. Zakonisht dhimbja pėrshkruhet si shtypėse, djegėse, shtrėnguese si rreth, me intensitet tė moderuar, qė pėrfshin tė dy anėt e kokės e nuk keqėsohet nga aktiviteti fizik. Kjo lloj dhimbjeje zakonisht nuk shoqėrohet me nause apo bezdi ndaj dritės apo zhurmės.
Ndodh shpesh tė ankohen pėr dhimbje kronike tė kokės, a ekziston njė shqetėsim i tillė?
Po. Siē e thotė dhe emri, kjo lloj dhimbje mund tė shfaqet pėrditė ose gati pėrditė. Karakteristikat e saj janė ato tė migrenės dhimbjes tensive, asaj “cluster” apo njė kombinim mes tyre. Shpesh si shkak i saj ėshtė pėrdorimi pa kriter i barnave analgjezikė, qetėsues tė zakonshėm tė dhimbjes sė kokės.
Ju pėrmendėt dhimbja e kokės e tipit “cluster”, ēfarė ėshtė kjo dhimbje koke?
Fjala “cluster” nė anglisht do tė thotė vile rrushi. I ėshtė dhėnė ky emėr asaj dhimbje koke qė fillon me intensitet tė ulėt dhe pastaj vjen progresivisht duke u shtuar brenda 10 deri 15 minutash deri nė njė kulm intensiteti shumė tė lartė. Ajo zgjat nga 60 deri 180 minuta e pastaj qetėsohet pėr t’u pėrsėritur prapė pas disa minutash. Mund tė shfaqet deri nė 8 herė nė ditė. Me pėrjashtim tė Italisė qė fjala “cluster” ėshtė pėrthyer nė tė gjitha gjuhėt e tjera tė botės ėshtė ruajtur emri nė anglisht. Dhimbja ėshtė gjithmonė e njėanshme, rreth syrit, ballit apo gjysmės sė fytyrės, shoqėrohet me skuqje e lotim tė syrit, apo edhe rrjedhje tė hundės, zakonisht ka karakter stinor, por rrallė mund tė jetė edhe e vazhdueshme.
Si vendoset diagnoza?
Diagnoza e dhimbjes sė kokės duhet tė vihet nga mjeku specialist i dhimbjes sė kokės, ndėrsa mjekimi dhe ndjekja mund tė bėhet nga mjeku i familjes. Mjeku specialist e vė diagnozėn duke u bazuar nė historinė e sėmundjes, ekzaminimin objektiv neurologjik e ekzaminimit qė sheh tė arsyeshme. Ėshtė mjaft e rėndėsishme qė pėr tė vendosur njė diagnozė tė saktė mbi dhimbjen e kokės duhet tė bėhet plani i trajtimit tė sėmundjes, qė mund ta bėjė vetėm mjeku specialist neurolog, qė merret me dhimbjet e kokės. Kjo pasi megjithėse tė gjithė kanė dhimbje ajo ėshtė e ndryshme nė njerėz tė ndryshėm, ndryshimi mund tė jetė nė shpeshtėsi, intensitet apo kohėzgjatje. Disa mund tė kenė dhimbje tė lehta, ose mesatare njė apo disa herė nė muaj, tė cilat nuk ulin rendimentin e punės, por interferojnė me aktivitetin social. Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme tė pėrcaktohet njė plan individual sipas kėrkesave tė gjithsecilit. Nga ana tjetėr duhet marrė mirė parasysh ekzistenca e sėmundjeve tė tjera bashkėshoqėruese si p.sh: sėmundjet e zemrės, depresioni, ankthi dhe ērregullimet konvulsive.
Si trajtohet dhimbja e kokės?
Trajtimi ka dy qėllime: mjekimin e krizės dhe parandalimin e saj.
Mjekimi i krizės apo trajtimi akut i dhimbjes sė kokės presupozon pėrdorimin e medikamenteve tė ndryshme qė nė shenjat e para tė fillimit tė dhimbjes. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė sqarohet pacienti qė mjekimi tė merret qė nė shenjat e para tė fillimit tė krizės, pa pritur qė tė nisė tamam. Medikamente qė pėrdoren nė kėtė rast janė tė shumtė, kjo do tė thotė se nuk ka vetėm njė qė t’i bėjė efekt tė gjithė pacientėve. Atyre ju rekomandohet tė zgjedhin mė efikasin. Kur pacienti ka mė tepėr se dy kriza nė muaj atėherė rekomandohet marrja e mjekimit tė pėrditshėm parandalues. Edhe kėto mjekime janė tė ndryshme. Pacienti instruktohet tė mbajė njė ditar kur tė shėnojė ditėn e krizės, orėn e fillimit, atė tė pėrfundimit, faktorėt shpėrthyes, medikamentin e pėrdorur. Kur rezultojnė tė efektshėm, duhen pėrdorur nga tre deri nė gjashtė muaj. Vazhdimi apo ndėrprerja ėshtė mirė tė bėhet sipas mendimit tė mjekut specialist. Preparatet mė tė pėrdorshme pėr parandalim janė: betabllokuesit, antikonvulnatėt, antidepresivėt triciklikė, kalciumantagonistėtė, serotoninergjikėt, ergotaminat, methisergidi, aniiflamatorėt josteroidė. Nė disa raste kur megjithė pėrdorimin nė kohė tė preparateve qetėsues tė krizės, ajo nuk dominohet, atėherė mund tė pėrdoren opiate, barbiturate, steroidė, fenotiaznia, por kėto duhen aplikuar nė strukturat e ndihmės mjekėsore, duke evituar aplikimet nė shtėpi. Pėrveē mjekimit medikamentoz ėshtė mjaft e rėndėsishme tė mbahet njė regjim i rregullt ushqimor, ku tė evitohen ushqimet qė ėshtė vėnė re se shpėrthejnė krizėn, tė respektohen tė gjitha vaktet e tė vendoset njė regjim i rregullt gjumi. Po kėshtu aktiviteti fizik, kontrolli i stresit, kombinimi i mirė punė-pushim ndihmojnė nė kontrollin e dhimbjes sė kokės.


Shkaqet

Faktorė ambientalė
• Stresi
• Pluhurat
• Zhurmat
• Drita ė fortė
• Ndryshimet e motit
• Erėrat e forta

Faktorėt dietetikė
• Nitratet
• Alkooli (vera e kuqe,
shampanja)
• Kafeina
• Ēokollata
• Disa medikamente
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://pejacity.speedyforum.com
 

Ndryshimet hormonale, ndėr shkaqet e dhimbjes sė kokės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: -