FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 psikologji :personalitete te ndryshme 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 86
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

MesazhTitulli: psikologji :personalitete te ndryshme 2   Wed 27 Aug - 22:22

Erich Fromm, 1900-1980, autor dhe psikoanalist, i lindur nė Frankfurt, Gjermani. Nė vitin 1922 doktori nė Universitetin e Heidelberg-ut. Qė nga viti 1929 deri mė 1932 ligjėroi nė Institutin psikoanalitik nė Frankfurt si dhe nė Universitetin e Frankfurtit. Mė 1934 shkoi nė Shtetet e Bashkuara ku praktikoi psikoanalizėn dhe ligjėroi nė institute tė ndryshme duke pėrfshirė edhe “International Institute for Social Research” (1934-1939), Universitetin e Columbia (1940-1941), The American Institute for Psychoanalysis (1941-11942), Yale (1949-1950). Shėrbeu edhe nė fakultetin e Kolegjit Benington (1941-1950), Universitetin Nacional tė Meksikės (1951), Universitetin e Michigan (1957), Universitetin e New York (1961). Duke thyer traditėn psikoanalitike tė Freud-it e cila ishte e fokusuar kryesisht nė motivimet e pavetėdijshme, Fromm qėndroi nė atė se njerėzit janė produkt i kulturės nė tė cilėn ata rriten. Nė shoqėritė moderne ai pohoi se ata largohen nga vetvetja.

Veprat e Fromm-it pėrfshijnė ndėr tjera “Arti i dashurisė” (“The Art of Loving”, 1956), “Misioni i Sigmund Freud-it” (“Sigmund Freud’s Mission”, 1958), si dhe shumė shkrime tjera.



--------------------------------------------------------------------------------




Erik Erikson
Erik Erikson, 1902-1994, psikoanalist amerikan, i lindur nė Frankfurt, Gjermani. Si i ri udhėtoi kudo nė Evropė. Ishte mėsues nė njė shkollė private tė Vjenės ku u trajnua si psikoanalist (1927-1933) nėn Anna Freud, duke u specializuar nė psikologjinė e fėmijėve. Nė vitin 1933 emigroi nė Shtetet e Bashkuara, ku ligjėroi nė Universitetin e Harward (1933-1936; 1960-1970) ku punoi njė mori veprash, duke zgjeruar sferat e teorisė psikoanalitike qė tė marrė pėr bazė mė shumė faktorėt kulturor dhe shoqėror. Nė veprėn e tij mė me ndikim, “Fėmijėria dhe Shoqėria” (“Childhood and Society”, 1950), ai ndau ciklin jetėsor tė njeriut nė tetė shkallė tė zhvillimit psikosocial. Studimet e tij psikohistorike si p.sh. “E vėrteta e Gandit” (“Gandhi’s Truth”, 1969; kjo vepėr i siguroi atij ēmimin Pulitzer dhe njė ēmim tjetėr kombėtar), shqyrtojnė konvergjencėn e zhvillimit personal dhe historinė shoqėrore. Veprat e tij tė mėvonshme kanė tė bėjnė me ēėshtjet etike tė botės moderne.

--------------------------------------------------------------------------------



Ernest Jones Ernest Jones, 1879-1958, psikoanalist britanez. Ligjėroi nė Universitetin e Torontos dhe ishte drejtor i Klinikės pėr Sėmundje Nervore tė Ontarios (1908-1913). Themeloi “The International Journal of Psychanalysis” dhe shėrbeu si editor i saj qė nga 1920 deri 1939. Mė 1925 themeloi Klinikėn pėr Psikoanalizė nė Londėr. Si pasues dhe koleg i Sigmund Freud-it ishte instrumental nė paraqitjen e studimit tė psikoanalizės nė Shtetet e Bashkuara dhe Angli dhe shpiku termin racionalizėm si konkluzion drejt teorisė sė mekanizmave mbrojtės.

Si biografist autoritativ i Freud-it, shkrimet e tij pėrfshijnė “The Life and Work of Sigmund Freud” (1953-1957) si dhe “Free Assocationns: Memories of a Psychoanalyst” (1959).

--------------------------------------------------------------------------------
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
psikologji :personalitete te ndryshme 2
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: psikologji-
Kėrce tek: