FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 hidherimi dhe zija tek femijet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 86
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

MesazhTitulli: hidherimi dhe zija tek femijet   Wed 27 Aug - 22:19

Vdekja ėshtė njė nga pėrvojat mė tė vėshtira, si pėr fėmijėt ashtu edhe pėr tė rriturit. Ka disa shprehje qė lidhen mė kėtė ngjarje si : humbja, trishtimi, hidhėrimi, zija dhe pikėllimi. Hidhėrimi ėshtė njė dhimbje emocionale kur humbet dikė tė dashur dhe zija ( pikėllimi ) ėshtė njė proēes psikologjik, i cili fillon me humbjen e njeriut tė dashur dhe zakonisht, mbaron me pranimin e realitetit tė humbjes dhe normalizimin e jetės sė njeriut.







Mendohet se humbja e njėrit prej prindėrve nė fėmijėri nuk ēon domosdoshmėrisht nė devijim nga sjellja normale me rritjen e fėmijės, nė rast se nevojat e fėmijės plotėsohen me kujdes nga njė specialist, i cili zakonisht ka tė njėjtėn gjini me prindin e humbur. Megjithatė fėmija qė humb njė prind apo tė dy prindėt mbetet mė vulnerabėl se sa fėmijėt e tjerė kundrejt tė “papriturave” tė jetės. Nė rastin e humbjes sė njėrit prind, duket se pėrshtatja e prindit qė mbetet, luan rol kryesor nė atė se si do ta kapėrcejė humbjen fėmija. Humbja e njė prindi ose e njė njeriu tjetėr tė dashur, psikologjikisht tė rėndėsishėm, ka njė ndikim tė konsiderueshėm nė shėndetin mendor tė fėmijės. Pėrveē kėsaj, duke jetuar nė kushte tė vėshtira, nuk ėshtė e lehtė qė fėmija ta marrė veten nga humbja e njeriut tė dashur dhe dhuna e organizuar e problemet qė lidhen me tė, e vėshtirėsojnė plotėsimin e kėrkesave psikologjike tė fėmijėve. Njė fėmijė i tillė nuk pranon tė bisedojė pėr prindin dhe kur e pyesin, hesht ose ndėrron temėn e bisedės, nuk tregon shumė dhe thotė se nuk i kujtohet. Fėmija nuk tregon ndjenjat e duhura, ėshtė i tėrhequr dhe i prirur tė mos lidhet me tė tjerėt, duke lėnė pėrshtypjen se nuk bėhet merak. Zakonisht, ai ėshtė i turpshėm, i acaruar.



Kuptimi i vdekjes gjatė zhvillimit tė fėmijės
Nė mosha tė ndryshme, fėmijėt e pėrjetojnė vdekjen nė pėrputhje me nivelin intelektual dhe emocional tė zhvillimit. Nėn moshėn pesė vjeē, ata nuk e kuptojnė fundin e jetės, sepse janė tė prirur pėr t’u kėnaqur me “ mendimin magjik” qė i pėrshtatet moshės. Ata mund tė jenė tė bindur se ndjenjat e tyre mund tė ndikojnė nė ngjarjen pėrreth. Ata e quajnė veten fajtor pėr vdekjen. Nė kėtė moshė ata janė pasivė dhe mė tepėr tė pazotė pėr tė pėrballuar vdekjen, ata janė tė varur nga tė rriturit. Ata nuk janė shumė tė zotė tė kuptojnė ēfarė ka ndodhur, nuk janė nė gjėndjė tė ndryshojnė rrjedhėn e ngjarjeve nė imagjinatėn e tyre dhe nuk mund tė mos kenė frikė, siē mund tė bėjnė fėmijėt mė tė rritur. Ata qajnė dhe nuk qetėsohen dot, duke kėrkuar prindin qė ka vdekur dhe kjo e shton edhe mė shumė frikėn e tyre. Megjithatė, fakti qė nuk kuptojnė, ėshtė njėkohėsisht njė mbrojtje pėr ta dhe u jep mundėsi tė pyesin drejtpėrdrejt pėr vdekjen. Midis moshave dy dhe pesė vjeē fėmijėt gradualisht zhvillojnė perceptimin e vdekjes, si njė fenomen i pėrhershėm dhe pėrfundimtar. Meqenėse mendimi i tyre ėshtė konkret, ata kanė nevojė pėr shpjegime konkrete, pėr t’i ndihmuar pėr zinė. Nė kėtė moshė ata nuk e njohin botėn vetėm nėpėrmjet pėrvojės sė tyre dhe janė nė gjėndje tė shprehin njė kuptim emocional pėr tė tjerėt. Shpesh fėmijėt thonė se ata kanė mbėshtetjen mė tė madhe nė proēesin e zisė nga shokėt e tyre. Te fėmija i moshės shkollore, veēanėrisht tek djemtė qė nuk duan t’i shprehin emocionet e tyre, mesazhi shoqėror ėshtė qė ‘djemtė nuk qajnė’. Por ata janė nė gjėndje qė nė imagjinatėn e tyre ta ndryshojnė kursin e ngjarjeve dhe, kėshtu, tė kontrollojnė emocionet e tyre dhe ndjenjėn e pazotėsisė. Mbas moshės dhjetė vjeē koncepti i ‘ vdekjes’ bėhet njė nocion abstrakt dhe fėmijėt kuptojnė pasojat afatgjatė tė kėsaj humbjeje. Nė kėtė moshė vdekja mund tė shkaktojė, drejtėpėrdrejt ose indirekt, biseda me prindėrit ose me mėsuesit. Tė rinjtė shpesh i ndrydhin ndjenjat e tyre, u shmangen bisedave tė hapura me prindėrit dhe i shprehin ndjenjat e tyre me grindje me tė tjerėt pėrreth. Nė vartėsi nga mosha dhe nga pjekuria e tyre emocionale, fėmijėt pėrpiqen tė kontrollojnė veten pėr humbjen.



Reagimet mė tė zakonshme ndaj vdekjes tek fėmijėt Tronditja dhe mosbesimi ( ‘kjo nuk ėshtė e vėrtetė’)

Nganjėherė fėmija nuk reagon menjėherė me emocione tė forta. Ai pranon humbjen gradualisht. Ky ėshtė mekanizmi mbrojtės, i cili e mbron fėmijėn nga vėrshimi i emocioneve.



Protesta dhe zemėrimi
Disa fėmijė reagojnė menjėherė dhe nuk mund tė qetėsohen. Me zemėrimin ata shprehin dhimbjen dhe pafuqinė e tyre.

Apatia
Duket sikur atyre u kanė ngrirė emocionet, sikur nuk ndiejnė gjė, sikur nuk kanė emocione. Nė kėtė mėnyrė ata mbrojnė veten e tyre deri sa tė jenė aq tė fortė, sa tė pėrballojnė humbjen.



Vazhdimi i veprimtarisė sė zakonshme
Veprimtaritė e pėrditshme vazhdojnė: duket sikur ēdo gjė ėshtė normale dhe sikur asgjė s’ka ndodhur. Sjellje tė tilla ndihmojnė fėmijėn qė gradualisht tė pėrgatitet, pėr tė pėrballuar humbjen nėpėrmjet veprimtarive tė njohura dhe tė afėrta pėr tė.



Reagimet e zakonshme tė fėmijėve nė hidhėrim Frika
Frika dhe zemėrimi mund tė shprehen nė mėnyra tė ndryshme. Fėmijėt mė tė vegjėl kanė mė shumė kėrkesa, janė mė tė varur, shprehin reagimė tė fuqishme, kur i largojnė nga prindi qė ka mbetur gjallė. Ata nuk duan tė shkojnė nė shkollė dhe kanė frikė nga vdekja. Kanė shumė frikė, veēanėrisht nė kohėn e gjumit. Kanė frikė tė flenė vetėm dhe lidhen shumė me prindin qė ka mbetur gjallė.



Kujtime tė gjalla
Nė njė rrethanė krize ka njė fenomen tė pėrgjithshėm tė sė ashtuquajturės ‘supermemorie’. Nė rast se fėmija ka qenė i pranishėm gjatė tragjedisė apo vdekjes sė anėtarit tė familjes, kėto pėrfytyrime mund tė shfaqen si njė ‘video e brėndshme’ dhe vazhdimisht, nė mėnyrė tė imponuar. Fėmija i pėrjeton kėto kujtime tė gjalla mė shpesh nė kohėn e gjumit dhe fėmija mund tė ketė vėshtirėsi ta zerė gjumi, tė jetė vazhdimisht i shqetėsuar, duke u pėrpjekur tė ruhet nga kėto ndjenja tė kėqija.



Ērregullimet e gjumit
Vėshtirėsitė nė tė fjetur dhe ērregullimet gjatė gjumit janė tė zakonshme tek fėmijėt qė janė nė zi. Ndodh qė t’i thuhet fėmijės se “babi po flė pėrgjithmonė” pėr t’i pėrshkruar vdekjen e babait, por kjo e ēon fėmijėn drejt frikės pėr tė fjetur. Frika mund tė shtohet edhe mė shumė nė rast se fėmija vuan nga ėndrrat e kėqija. Fėmija mund tė ndihmohet duke e inkurajuar qė tė shprehė ndjenjat e trishtuara gjatė ditės, qoftė mė anė tė fjalės, lojės, vizatimit apo teknikave tė tjera ekspresive. Kjo do tė ulė vėshtirėsitė nė kohėn e zėnies sė gjumit por edhe do tė pakėsojė ērregullimet gjatė tij.



Malli dhe trishtimi
Kėto ndjenja mund tė shprehen nė mėnyra tė ndryshme - duke qarė, duke ndėnjur i vetmuar, duke kėrkuar shoqėrinė dhe mbėshtetjen e mė tė mėdhenjve etj. Fėmijėt tregojnė se ata i merr malli pėr ato veprimtari tė cilat i zhvillonin me personin e humbur. Ata mund tė shprehin trishtimin e tyre duke shtrėnguar dhe mbajtur erė gjėrave tė njeriut tė vdekur, etj.



Tė marrurit me kujtimet
Ndodh qė fėmijėt tė shohin albumet e fotografive, tė lexojnė letrat e vjetra, tė kujtojnė ngjarjet e kaluara sė bashku me personin e vdekur, etj, dhe kjo gjė i lehtėson atyre dhimbjen. Disa fėmijė fare pa dashur dhe pa e kuptuar fillojnė tė imitojnė njeriun e vdekur. Ata e ndjejnė veten mė afėr dhe kjo ėshtė qetėsuese si pėr fėmijėn ashtu dhe pėr familjen.



Zemėrimi dhe shpėrthimet e inatit
Kjo shfaqet si zemėrim ndaj vdekjes, pafuqisė pėr ta ndalur atė, por edhe ndaj tė rriturve qė nuk i lejojnė fėmijėt tė marrin pjesė nė ceremonitė e zisė. Ajo shfaqet edhe ndaj personit qė vdiq, i cili e la vetėm ose ndaj prindit qė ėshtė gjallė pėr tė cilin mendohet sė ai ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e tjetrit. Zemėrimi dhe shpėrthimet e forta tė inatit mund tė shprehen nė formėn e protestės dhe tė goditjes.



Faji dhe turpi
Kėto ndjenja shprehen pas humbjes dhe bazohen nė tė ashtėquajturin “mendimi magjik” qė ėshtė karakteristikė e zhvillimit tė fėmijėvė deri shtatė vjeē (Piaget). Nė kėtė fazė tė zhvillimit njohės fėmija mund tė besojė se mendimet dhe ndjenjat qė ai/ajo ka ose ka pasur, mund tė jenė shkak i vdekjes. P.sh. takimi i fundit i vajzės mė tė atin pėrfundoi me njė zėnkė, aq sa ajo mund tė ketė thėnė ose shprehur dėshirėn qė ai tė ishte i vdekur. Babai vdes pas njė jave nga infarkti i miokardit. Faji dhe turpi tek kjo vajzė ishte aq i madh, saqė pavarėsisht nga terapia intensive, emocionalisht ajo shqetėsohet rėndė.



Vėshtirėsitė nė shkollė
Trishtimi tek fėmijėt vihet re nė paqėndrueshmėrinė e vėmėndjes, shpėrqėndrimin dhe rėnia nė mendime e kujtime. Trishtimi gjithashtu mund tė ēojė nė uljen e nivelit tė energjisė dhe tė marrjes sė nismave e vendimeve. Studimet kanė treguar se fėmijėt qė kanė pėsuar humbje kanė vėshtirėsi nė shkollė. Kėto vėshtirėsi mund tė shfaqen qė pas humbjes por edhe kohė pasi ajo ka ndodhur, p.sh. pas dy vjetėsh.



Ankesat psikosomatike
Kėto janė tė natyrave tė ndryshme p.sh, dhimbje koke, dhimbje stomaku, marrje fryme, rrahje tė forta ose tė shpeshta tė zemrės, muskuj tė tendosur, etj. Kėto simptoma nė themel tė tyre nuk kanė njė origjinė tė vėrtetė fizike. Fėmija nuk ėshtė i sėmurė nga zemra ose ndonjė sėmundje tjetėr me bazė organike. Por kėtoi shqetėsojnė shpesh prindėrit tė cilėt nuk e njohin origjinėn e vėrtetė tė problemit dhe kėshtu i orientojnė fėmijėt drejt mjekėve tė ndryshėm dhe laboratorėve tė analizave pėr tė gjetur se nga ē’sėmundje vuan fėmija i tyre. Reagime tė tjera ndaj humbjes janė edhe sjellja fėmijėnore, sjellja e papjekur, tėrheqja nga veprimtaritė shoqėrore, ndryshimet nė personalitet, pesimizmi, mungesa e shpresės, pafuqia etj. Megjithatė disa fėmijė piqen mė shpejt duke marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e familjes, nė vėnd tė prindit qė ka vdekur, ndonėse emocionalisht, nga pikpamja shoqėrore dhe intelektuale, nuk janė nė gjėndje ta kryejnė atė si duhet.



Mungesa e zisė
Ka disa arsye pėr mungesėn e zisė:



Shembulli i papėrshtatshėm i prindit qė ka mbetur.

Tė rriturit janė tė shqetėsuar nga ndjenjat e tyre tė humbjes dhe tė trishtimit, nga probleme tė traumės qė kanė njėlloj si njerėz tė tjerė, nė rrethana tė ngjashme, duke bėrė vazhdimisht tė njėjtėn bisedė. Nėnat dhe gjyshėt shpesh qajnė, duke i lėnė fėmijėt tė mos kenė mundėsi tė pėrballojnė kaq lotė e pikėllim. Shpesh fėmijėt pėrmbahen, duke e shprehur hidhėrimin e tyre nė prani tė nėnave e tė gjysheve, tė cilat qajnė vazhdimisht. Njė fėmijė tha “ Unė nuk qaj, sepse nėna ime dhe gjyshja qajnė gjithė kohėn”.



Nuk ka zi, nė rast se nuk ka rite e qėndrim tė pėrbashkėt familjar.

Kryerja e ceremonive tė zakonshme shpesh ėshtė e pamundur pėr shkak tė luftės, duke mos u dhėnė, kėshtu, mundėsi fėmijėve tė pajtohen me humbjen e njeriut tė dashur. Shpesh fėmijėt nuk janė tė pranishėm nė varrim dhe nganjėherė nuk ka varrim. Pėr shėmbull, babai u zhduk gjatė luftės. Disa nėna nuk janė nė gjėndje ta pranojnė realitetin e vdekjes sė burrit tė tyre dhe nuk i shprehin emocionet hapur, duke mos u hapur rrugė, kėshtu, bisedave tė zisė lidhur me babanė.



Frika e fortė mund tė ndalė proēesin e zisė.

Kjo mund tė keqėsohet, nė rast se nėna ngarkon fėmijėn, duke theksuar problemet e saj shėndetsore. Frika pėr prindin qė ka mbetur dhe pėr motrėn ose vėllanė shpesh shfaqen natėn. Nėnat njoftojnė se fėmijėt e tyre kontrollojnė natėn pėr t’u siguruar nėse ata janė gjallė.



Trauma e vetė fėmijės.

Nėse fėmija ėshtė i pranishėm nė njė vrasje ose nė njė dhunė, trauma mund ta shtyjė zinė, sepse fėmija duhet mė parė “ tė kalojė” traumėn e vet.



Kėmbėngulja pėr t’u kthyer nė jetėn normale, sikur tė mos ketė ndodhur asgjė (“bėhu trim e mos qaj”).

Kjo e ēarmatos fėmijėn, pėr tė shprehur ndjenjat dhe bėn qė ai t’i shtypė ndjenjat e humbjes ose tė tėrhiqet.Nė punėn me fėmijėt e pikėlluar kėrkohet ndjeshmėri, aftėsi dhe dije tė jashtėzakonshme vetjake. Humbja e vjetėr dhe e re kanė prirje tė bashkohen. Ēdo kulturė ndikon nė proēesin e zisė nė mėnyrėn e vet. Ritet dhe feja mund tė ndihmojnė, pėr tė pranuar realitetin e vdekjes dhe tė mbyllin proēesin e dhimbjes. Ato lejojnė tė shprehin trishtimin dhe ndjenjat tona nė njė mėnyrė simbolike dhe tė afėrmit dhe miqtė tė shprehin mbėshtetjen, vėmėndjen dhe kujdesin e tyre.





Ndihma pėr njė fėmijė nė zi
Mbėshtetja e bashkėsisė pėr njė fėmijė ėshtė shumė ė rėndėsishme. Mbėshtetja e familjes i jep mundėsi fėmijės, qė ėshtė nė zi, tė pranojė ēka ndodhi dhe ēfarė po ndodh. Nė rast se kėrkesat e fėmijės pranohen dhe plotėsohen, pėr fėmijėn ėshtė mė ė lehtė tė pėrballojė proēesin e zisė. Zija bėhet mė e vėshtirė, kur fshihen faktet dhe u jepet informacioni i gėnjeshtėrt pėr vdekjen, veēanėrisht kur ajo pritet. Vėshtirėsi krijohen edhe kur fėmija mungon nė funeral dhe nė ritet e tjera dhe kur fshihen emocionet pėrpara fėmijės. Mund tė thuhet, nė pėrgjithėsi, se pėrjashtimi i fėmijėvė nga bota e tė rriturve, e bėn zinė mė tė vėshtirė dhe mund tė ēojė nė probleme tė sjelljes sė fėmijės mė vonė. Proēesi i zisė pėrfshin:

Pranimin e realitetit tė vdekjes dhe lidhjet e saj me ndjenjat e dikujt.
Dallimin e ndjenjave tė dikujt.
Ndėrgjegjėsimin pėr mosqėnien nė gjėndje tė dikujt, pėr tė kontrolluar hidhėrimin e vet dhe pėr tė pranuar ndihmėn e tė tjerėve.


Vuajtja mund tė lehtsohet, duke marrė pjesė nė hidhėrimin e fėmijės, duke e ndihmuar tė sjellė kujtimet e njeriut tė dashur. Pritet qė shkalla e dhimbjes tė ulet me kalimin e kohės. Njeriu duhet tė jetė dėgjues i mirė, i duruar dhe tė respektojė reagimet e tė tjerėve. Nė tė njėjtėn kohė, ai duhet tė merret me dobėsitė dhe me trishtimin e vet, por edhe me gėzimin dhe me kėnaqėsinė. Kjo ėshtė mėnyra se si mund t’i pėrcjellė ndjenjat e shpresės tek fėmijėt e pikėlluar. Zija ėshtė njė proēes i gjatė dhe kėrkon durim, si nga ndihmėsi, ashtu edhe nga fėmija. Ndihmėsi duhet tė marrė pėrsipėr ndjenjat e forta, si zemėrimi dhe frika, pa u ligėshtuar shumė. Me anėn e teknikave tė ndryshme, ne mund ta ndihmojmė fėmijėn, pėr tė formuluar ndjenjat e shprehura nė njė mėnyrė tė kuptueshme dhe emocionalisht tė shėndoshė.



Gjetja e njė zėvėndėsuesi tė pėrshtatshėm, nė vėnd tė njeriut tė vdekur
Ky zėvėndėsues ka rėndėsi tė veēantė, nė rast se fėmija ka humbur prindin, i cili ėshtė kujdesur pėr tė. Do tė duhet kohė, pėr fėmijėn, tė afrohet me njeriun qė e zėvėndėson atė. Qėndrueshmėria dhe prashikimi duhet tė sigurohen me anėn e plotėsimit tė kėrkesave tė pėrditshme tė fėmijės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
hidherimi dhe zija tek femijet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: psikologji-
Kėrce tek: