FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 adoleshenca 3

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 86
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

MesazhTitulli: adoleshenca 3   Wed 27 Aug - 22:16

Adoleshenca, njė sfidė qė duhet pėrballuar

Pėrse adoloshentėt bien nė mėsime dhe si mund t’i ndihmojmė ata?



Shumė adoleshentė mund tė kenė rezultate tė ulta nė shkollė. Kjo performancė mund tė zgjasė disa javė, muaj ose mund tė shpjerė deri nė humbje tė vitit shkollor. Disa mund ta kapėrcejnė mė lehtė kėtė periudhė me pak ndihmė nga prindėrit apo mėsuesit, tė tjerėt mund tė kenė nevojė pėr njė trajtim mė tė specializuar. Disa mund tė kenė patur mbarėvajte tė dobėt qė nė shkollėn fillore, tek tė tjerėt kėto probleme kanė nisur mė vonė, veēanėrisht nė kalimin nga klasa e katėrt nė tė pestėn ose nga klasa e tetė nė vitin e parė. Rėnia nė mėsime nuk nėnkupton vetėm rezultate tė ulta por edhe disa ndryshime tė tjera.


Cilat janė treguesit e njė adoleshenti me rezulate tė dobta nė mėsime?
Probleme nė pėrqėndrimin e vėmendjes: Nė nivelin e pėrqėndrimit tė tyre ndodhin disa ndryshime: e kanė tė vėshtirė tė pėrqendrohen nė aktivitete tė ndryshme p.sh nė biseda, nė lexim ose detyra tė tjera…Paaftėsia pėr t'u pėrqėndruar mund tė shoqėrohet me reagime emocionale tė papėrshtatshme tė cilat shpesh mund tė shfaqen nė formėn e agresivitetit.Rezultate tė ulta nė mėsime: Rezultatet e tyre bien ndjeshėm. Rėnia mund tė jetė graduale ose e menjėhershme, mund tė ndodhė mė shpesh nė lėndėn qė ai ka vėshtirėsi ose nė tė gjitha lėndėt.Mungesat: Nxėnėsi nisė tė bėjė mungesa pas sė cilave nuk qėndrojnė arėsye tė forta. Vetė ai nuk ėshtė nė gjendje tė shpjegojė refuzimin e orėve tė mėsimit, premton se kjo sjellje nuk do tė pėrsėritet mė. Ndėrkohė cikli refuzim-justifikim ėshtė vendosur dhe adoleshenti e ka tė vėshtirė tė dalė.Probleme nė sjellje: Kėto probleme mund tė cėnojnė marrėdhėnien e tij me mėsuesin ose me nxėnės tė tjerė. Shpesh herė reagimi i mėsuesit ndaj tyre mund tė shpjerė nė keqėsim tė gjendjes. Mėsuesi e sheh ndėshkimin si mjetin mė tė mirė pėr "korrigjimin" e sjelljes sė papėrshtatshme. Kjo formė "trajtimi" nxit acarim dhe rebelim tek nxėnėsi duke rritur me tej prirjen e nxėnėsit pėr lėnien e orėve tė mėsimit. Marrėdhėniet problematike me mėsuesin ose me nxėnės tė tjerė ndikojnė nė raportin e nxėnėsit me shkollėn duke e bėrė qė ta shoh shkollėn si institucion nisur nga prizmi i kėtyre marrėdhėnieve. Njė klimė e papėrshtatshme brenda klasės nuk favoriozon kapėrcimin e problemeve nė sjellje.Zbehja e marrėdhėnieve: Nxėnėsi qėndron larg aktiviteteve tė cilat dikur paraqisnin interes pėr tė. Ai humbet interes edhe ndaj lėndėve tė tilla si muzikė apo fiskulturė tė cilat nuk kėrkojnė shumė angazhim pėr dhe janė relativisht mė tė lehta nė raport me lėndė tė tjera.Mungesa e qėllimeve: Kėta nxėnės janė tė paqartė pėr dėshirat dhe planet e tyre: mund tė marrėsh pėrgjigje tė ndryshme pėr tė njėjtėn gjė. Konfuzioni i qėllimeve krijon shpesh vėshtirėsi nė marrėdhėnie me prindėrit tė cilėt pyetjen "ēfarė do tė bėhesh" e kanė gati nė ēdo moment.Mungesa e besimit: Njė nxėnės qė dėshton vazhdimisht krijon bindjen se situata ėshtė jashtė kontrollit, se asgjė nuk varet mė prej tij. Ai krijon pritshmėri tė tipit "nėse zysha do mund tė marrė njė notė tė mirė". Nota e mirė nuk shihet si diēka e lidhur me pėrpjekjet e tij por me qėndrimin e tė tjerėve ndaj tij. Problemi merr tė tjera pėrmasa nėse nxėnėsi pėrshtat tė njėjtėn prirje edhe ndaj marrėdhėnieve apo aktiviteteve jashtėshkollore.
Si mund tė ndihmosh fėmijėn tėnd pėr pėrmirėsimin e notave?
Nė kėtė periudhė pushteti i prindit zbehet: ndaj kėshillave tė prindit ai shpesh mund tė reagojė me shprehjet tipike: ti nuk e di, kanė ndryshuar kohėt, s'jam si ty. Fillimisht "predikimet" pėr pėrmirėsim e notave mund tė hasni nė rezistencė. Dhe ėshtė normale qė adoleshenti tė refuzojė. Notat nuk mund tė ndreqen sot pėr nesėr. Duhet kohė. Adoleshenti duhet tė bindet pėr rėndėsinė e notave tė mira dhe respektimin e rregullave nė shkollė dhe mė pas t'i reflektojė kėto bindje nė sjellje. Nuk duhet harruar qė durimi ėshtė kusht pėr dhėnien e ndihmės.
Si mund t'i ndihmojnė prindėrit adoleshentėt?
Alternativa mė e mirė do tė ishte parandalimi i problemit, por nė rastin kur ai ka mbėrritur nė derė prindit i duhet tė ndėrhyjė… Si? Mė shumė pėrkushtim ndaj fėmijės. Sot, kur njė pjesė e mirė e prindėrve priren tė bėjnė sa mė shumė punė, ėshtė e vėshtirė tė kalohet shumė kohė me fėmijėt. Megjithatė cilėsia e ndėrveprimit ėshtė mė e rėndėsishme nė raport me kohėn. Edhe njė telefonatė e shkurtėr interpretohet pozitivisht nga adoleshenti dhe ėshtė njė hap drejt marrėdhėnies sė shėndetshme. Pėrkushtimi nuk do tė thotė vetėm plotėsim i nevojave materiale... por shumė mė tepėr: fėmija ka nevojė tė ndihet i kuptuar. Pyetjet rreth shkollės, rreth lėndėve qė paraqesim mė shumė problem pėr tė janė njė hap pėrpara drejt pėrmirėsimit tė notave.Ndihmė nė vendosjen e qėllimeve Prindi duhet tė ndihmojė fėmijėn nė vendosjen e qėllimeve nė mėnyrė tė veēantė tė atyre qėllimeve qė lidhen me shkollėn. Vendosja e qėllimeve ėshtė e lidhur ngushtė me pėrvetėsimin e normave tė caktuara. Njė nxėnės me rezultate tė ulta ndodhet nė brenda njė "xhungle" nga e cila e ka tė vėshtirė tė dalė. Konfuzionit tė moshės i shtohet edhe konfuzioni i mungesės sė qėllimeve: nė kėto kushte ndihma e prindit nevojtitet mė tepėr.
Theksim i rėndėsisė sė rregullave
Prindi duhet tė theksojė rėndėsinė e studimit, tė punės sė pavarur dhe idenė e vazhdimėsisė nė kohė. Njė nga problemet mė tė cilat haset njė adoleshent qė bie nga mėsimet ėshtė i lidhur me perceptimin e kohės: ai e ka tė vėshtirė tė bėjė njė sintezė tė kohės, tė pranojė faktin qė koha nuk ėshtė pėrpara tij nė infinit. Pėr shkak tė rezultateve tė ulta ai mund tė shkėputet nga e tashmja dhe tė ushqejė iluzionin se nė tė ardhmen gjėrat mund tė shkojnė mė mirė. E ardhmja shndėrrohet nė sinomin tė shkopit magjik: dikur gjithēka do tė jetė mrekulli. Prindi duhet tė krijojė tek ai bindjen se e ardhmja ėshtė e lidhur me tashmen, dhe nėse sot je nxėnės i dobėt i tillė do tė vazhdosh tė jesh edhe nė tė ardhmen nėse pėrpjekjet mungojnė.
Pjesėmarrje nė aktivitete shkollore
Inkurajimi i adoleshntėve pėr tė marrė pjesė nė aktivitete tė cilat organizohen nga shkolla. Kjo pjesėmarrje do t'i jepte mundėsi adoleshentit pėr tė rivendosur lidhjet me shkollėn dhe pėr tė mos e parė shkollėn vetėm si vend "detyrash dhe rregullash" por edhe si institucionin qė krijon mundėsi pėr argėtim. Sigurisht shkolla shqiptare nuk ofron shumė mundėsi nė kėtė drejtim, megjithatė vihet re njė prirje positive e cila nė tė ardhmen nėn ndikimin e prindėrve, mėsuesėve dhe nxėnėsve mund tė zhvillohet mė tej.



_______________



marrė nga revista spekter
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
adoleshenca 3
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: psikologji-
Kėrce tek: