FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 adoleshenca

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 86
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

MesazhTitulli: adoleshenca   Wed 27 Aug - 22:15

Adoleshenca
Ē'duhet tė dini pėr adoleshencėn?
Adoleshentė llogariten fėmijėt tė moshės nga 12-21 vjet. Nė kėtė periudhė, ata kalojnė nėpėr shumė ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janė tė dhimbshme dhe ndikojnė duke shkaktuar huti te fėmijėt dhe te prindėrit. Shumica e fėmijėve gjatė kėsaj periudhe do ta kalojnė pubertetin. Gjatė pubertetit, trupi i fėmijės rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar nė njė trup burri / gruaje tė moshuar. Fėmijėt nuk e kanė dhe krejt njėsoj se ē'mendojnė tė tjerėt pėr ta. Nė atė moshė, numėr i madh i fėmijėve mendojnė se nuk mund tė lėndohen. Ata janė tė bindur se ēfardo qė tė bėjnė, asgjė e keqe nuk mund t'u ndodh.

Cilat ndryshime llogariten si normale?
Adoleshenca ėshtė koha kur fėmijėt fillojnė tė vendosin vetė. Ata e hulumtojnė pavarėsinė e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindėrit. Ata duan qė tė rrinė vetėm nė dhomėn e tyre (kėrkojnė intimitet). Duan tė eksperimentojnė me atė qė ėshtė trend (modė). Duan tė provojnė ide tė reja dhe pėrpiqen me aktivitete tė reja. Shokėt e tyre pėrbėjnė pjesė tė rėndėsishme nė jetėn e tyre dhe kanė ndikim tė madh nė vendimet e tyre. Nė kėtė moshė fillon dhe tėrheqja ndaj seksit tjetėr.



Ēfarė kufizimesh duhet t'u parashtrohen adoleshentėve?
Fėmija juaj do mė shumė liri dhe pavarėsi. I besoni dhe i lejoni qė tė sjellė disa vendime tė veta individuale. Megjithatė, disa sjellje tė caktuara, nuk janė nė rregull asnjėherė, pėr cilėndo fėmijė, i cilėsdo moshė. Fėmija juaj nuk mud tė bėjė zgjedhje pėr gjėra qė e rrezikojnė shėndetin, sigurinė dhe ardhmėrinė e tij. Pėr shembull:

Nuk ėshtė i pranueshėm pėrdorimi i drogės dhe i duhanit, ato mund ta kėrcėnojnė shėndetin e fėmijės.
Nuk ėshtė e pranueshme tė vozitet me shokė kur ėshtė i dehur, me kėtė kėrcėnohet siguria e fėmijės.
Ėshtė domosdoshme fėmija tė shkojė nė shkollė. Shkolla e pėrgatit qė tė vazhdojė mė tutje nė jetė, tė punojė dhe tė fitojė pėr jetė. Pėr disa gjėra mund tė bėhet kompromis (sė bashku merreni vesh ē'ėshtė e drejtė dhe ēfarė nuk ėshtė e drejtė) p.sh. a do t'i ngjyrosė flokėt ose a do ta rregullojė shtratin.



Si tė ballafaqoheni me konfliktet?
Ndėgjojeni fėmijėn tuaj. Tregoni interes pėr atė ē'ndodh, mos pritni qė tė ndodhė problem e pastaj tė komunikoni. Lejoni qė gjėrat e imta tė ndodhin siē do ai. Ruajeni energjinė pėr gjėra mė tė rėndėsishme. Kahzojuni nga ajo qė t'i caktoni caket e pėrbashkėta, nė vend qė ta kontrolloni fėmijėn si vjen deri te ato. Nėse fėmija juaj mė shumė do qė tė luaj nė fillim, pastaj t'i shkruajė detyrat e shtėpisė, mos insistoni qė tė fillojė me detyrat menjėherė pas shkollės. Ēdo natė, lavdrojeni pėr punėn e kryer. Mos bėni presion mbi tė. Nėse bėni presion, mund tė ndodh qė t'ju injorojė e mė vonė t'ju injorojė pėr gjėra shumė mė tė rėndėsishme.



Cilat tema duhet t'i diskutoni me fėmijėn tuaj?
Duhet tė diskutohet rreth pėrdorimit tė drogės, alkoolit, duhanit, seksit dhe trendeve tė modės. Parashtroni kėto tema para se t'ju pyesė fėmija pėr to dhe para se tė bėhen problem. Pirset dhe tatuazhet. Sot fėmijėt vendosin pirse nė vende tė ndryshme siē janė veshėt, hunda, kėrthiza, gjuha, qiellza, kapaku i syrit dhe thitha e gjirit. Disa vendosin pirse edhe te gjenitaliet ose ne mjekėr. Tatuazhi gjithashtu ėshtė dukuri e shpeshtė. I jepni kohė fėmijės qė tė mendojė vetė, a do vėrtetė pirs apo tatuazh. Bisedoni pėr rreziqet. Gjatė vetė aplikimit mund tė ndodh infektim siē ėshtė hepatitis ose HIV, e pastaj vendi mund tė infektohet lehtė me bakterie. Do duhet rregullisht tė lahet me sapun dhe me ujė tė ngrohtė, ēdo ditė. Le tė bisedojė me shokė qė kanė pirs apo tatuazhė. Cilat janė anėt e mira dhe tė kėqija? Nėse sėrish vendos qė ta bėjė, siguroni qė ta bėjė atė nė vend tė sigurtė. Mos lejoni qė tė shkojė te joprofesionalist. Seks i sigurtė. Ėshtė normale qė fėmija juaj tė ndiejė tėrheqje seksuale. Informacionet pėr kėtė i merr nė shkollė apo nga mediat. Pastroni nė qoftė se ekziston konfuzion. Le t'ju parashtojė pyetje. Udhėzojeni pėr rreziqet nga aktiviteti seksual, siē ėshtė gjasa tė mbetet shtatzėnė ose tė fitojė sėmudje qė transmetohet seksualisht (siē ėshtė HIV-i). I thuani tė mendojė se a ėshtė i pėrgatitur. Trupi mund tė jetė i pėrgatitur, por a ėshtė edhe emocionalisht i pėrgatitur? Diskutoni pėr standardet individuale dhe ndjenjat rreth seksit, por mos mos bėni presion. Diskutoni pėr abstinencėn, si pėr njė opcion dhe zgjedhje tė mundshme. Nėse fėmija juaj prapė se prapė vendoset pėr seks, kontrolloni se sa di pėr seskin e sigurtė. Diskutoni pėr kontracepsionin, pėrorimin e kontraceptivėve dhe prezervativėve. I ofroni fakte. Pranojeni interesin e tij pėr seksin. Mos lejoni qė tė turpėrohet. Bindeni se ndjenjat e tij janė normale. Droga, alkooli dhe duhani. Parashtroni rregulla tė qarta. I tregoni se ēdo tė ndodh nėse kėto rregulla thyhen. Flisni pėr rreziqet nga duhani dhe nga pėrdorimi i alkoolit. Fėmija juaj nuk duhet tė pijė asnjėherė kur vozit. Gjithashtu nuk duhet tė vozitet nė veturė me ndonjė qė ka pirė. Nė rast se ka pirė, i thoni qė t'ju thėrrasė nė rast tė duhet tė vozisė. Mos e dėnoni atė natė. Flisni pėr atė ditėn e ardhshme. I thuani qė ka sjellė vendim tė drejtė kur u ka thirrur.



Cilat shenja do tė mė paralajmėrojnė se fėmija im ka problem?
Gjatė adoleshencės probleme tė shpeshta janė Depresioni, pėrdorimi i drogave, ērregullimet nė tė ushqyerit, stresi ose problemet nė shkollė, shokėt ose familja. Nė qoftė se fėmija juaj tregon disa nga shenjat qė vijojnė, mundohuni ta vėrtetoni pėr ēfarė bėhet fjalė:

Humbje e shprehur nė peshė apo pėrkundrazi fitim i shprehur e peshės.
Probleme me gjumin.
Ndryshim drastik i shokėve.
Ndryshim drastik i sjelljes. Ikja nga shkolla. Ulja e notave.
Depresion. Flet pėr vetėvrasje, ēdo e pėrmendur, bile edhe me tallje, duhet tė shkaktojė brengosje.
Simptome pėr pėrdorim tė drogės.
Probleme me ligjin.


Disa kėshilla pėr prindėrit
Merrni pjesė nė gjithēka. Duhet qė ju vetė tė jeni shembull. Fėmijės tuaj i tregoni mėnyrė se si tė ballafaqohet me stresin dhe si tė sjell vendime. Lexoni libėr pėr adoleshencėn. Do t'ju ndihmojė tė dini se ē'ju pret dhe do t'ju pėrgatis tė dilni nė fund me konfliktet. Mbajuni konzistent pėr qėndrimet tuaja. Nėse fėmija juaj ikėn nga shkolla mos pranoni se “ai kalon nė ndonjė fazė”. Mosha e fėmijės tuaj nuk ėshtė arsyetim pėr sjellje joadekuate. Njoftoni shokėt dhe prindėrit e shokėve tė fėmijės tuaj. Punoni bashkė qė tė jeni nė rrjedhė. Bėhuni mė tepėr mbikqyrės, e jo pjesėmarrės. E respektoni intimitetin e fėmijės tuaj. Nė atė moshė fėmija juaj do njė kohė dhe njė vend tė caktuar qė tė jetė vetė me vehten e tij. Banjoja e tij dhe telefoni duhet tė jenė privat. Duhet tė jeni tė informuar se ē'lexon fėmija, ē'sheh nė TV dhe ē'sheh nė internet. Ēfarė video lojėrash luan? Me cilėn komunikon nė internet? Fėmija juaj mėson nga mediat. Qartėsojeni ēdo informatė tė gabuar. Kuptojeni se ku del fėmija juaj dhe me cilėn, por mos pritni qė t'ua tregojė tė gjitha detajet rreth aktiviteteve tė tij. Nėse dyshoni se bėhet fjalė pėr problem tė vėrtetė, normal ėshtė tė jeni mė aktiv. Doemos ta mbroni fėmijėn tuaj qė tė jetė i sigurtė dhe i shėndoshė.



Kur duhet tė konsultoni mjek?
Ēdo bisedė pėr vetėvrasje nuk duhet tė injorohet. Kjo ėshtė shkak qė menjėherė tė drejtoheni te mjeku juaj. Konsultohuni me mjekun ēdo herė kur mendoni qė ju nevojitet sugjerim apo ndihmė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
adoleshenca
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: psikologji-
Kėrce tek: