FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dehidrimi dhe plazhi, kujdes infeksionet urinare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 164
Age : 24
lokacioni : BEVERLY HILLS
hobi ose puna juaj : ADMIN I FORUMIT
Registration date : 27/04/2008

MesazhTitulli: Dehidrimi dhe plazhi, kujdes infeksionet urinare   Fri 15 Aug - 9:41

Pėr mjekėt “faji” duhet kėrkuar te dehidrimi dhe mungesa e higjenės, siodmos gjatė periudhės sė plazhit. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, kirurgu urolog, Niko Nushi, jep disa kėshilla se si mund tė parandalohet acarimi i kėtyre problemeve dhe si mund tė trajtohen nėse shfaqen:
Doktor, ėshtė e vėrtetė qė gjatė stinės sė verės kemi njė shtim tė rasteve tė infeksioneve urinare?
Po. Nga praktika mjekėsore dihet qė gjatė periudhės sė verės rastet me cistite, apo siē njihen ndryshe infeksionet e rrugėve tė poshtme urinare janė mė tė shpeshta. Humbja e lėngjeve, nga djersa bėn qė urinimi tė jetė mė i paktė dhe pėr pasojė urina qė mbetet nė vezikė pėr njė kohė tė gjatė, tė bėhet shkak pėr zhvillimin e mikroorganizmave tė ndryshėm, qė janė shkak pėr shfaqjen e cistiteve. Veē kėsaj, stina e verės pėrkon me sezonin e plazhit dhe mungesa e higjenės, por dhe te papastėritė qoftė tė ujit, rėrės, ndikojnė nė shfaqjen e kėtyre problemeve.
Kur duhet tė drejtohemi te mjeku?
“Sinjalet e alarmit” janė: urinimi i shpeshtė, apo ndjesia e shpeshtė e urinimit, urinim me djegie, rėndim nė fund tė barkut, urinim me ndėrprerje, mos zbrazje e plotė e fshikėzės, urinim tė turbullt, disa herė me erė tė rėndė, pika gjaku nė fund tė urinimit ose urinim me ngjyrė etj. Kėshillohet qė nė me shfaqjen e kėtyre shenjave, qė ndodh qė jo gjithmonė shfaqen njėherėsh, tė bėhet konsultė me njė mjek specialist, sepse nė mjaft raste neglizhenca, ēon nė kronicizim tė sėmundjes.
Ka faktorė tė tjerė qė ndikojnė nė shfaqjen e infeksioneve urinare?
Faktorėt tė tjerė qė ndikojnė nė inflamacionin e fshikėzės janė disa qė lidhen si me sėmundje tė tjera siē ėshtė rasti i diabetit tė sheqerit, gurėt nė vezikėn urinare, tė cilėt irritojnė muret e fshikėzės, tumoret, etj. Por mund tė shfaqet edhe nga disa faktorė tė tjerė siē janė pėrdorimi i disa medikamenteve, qėndrimet e gjata tė detyruara shtrirė, etj.
Ēfarė mund tė kėshilloni nė fillim tė stinės sė verės, pėr parandalimin e shfaqjes sė kėtyre problemeve?
Sė pari do rekomandoja njė higjenė maksimale, sidomos tani qė sa ka nisur sezoni i plazhit. Rekomandohet kujdes nė higjienėn personale, por dhe nėse shkoni nė plazh, nė rėrėn, ujin etj. Kėshillohet tė konsumohen sa mė shumė lėngje, mė tepėr se 2 litra nė ditė. Lėngjet rekomandhohet tė pihen nė bazė tė moshės, por dhe profesionit apo gjendjes fizike tė gjithėsecilit. Kjo do tė thotė qė njė i ri, qė ėshtė mjaft aktiv, qė punon dhe nė ambjente me kontakt me diellin, duhet tė konsumojė mė shumė lėngje (edhe mė tepėr se 2 litra ujė nė ditė).
Nėse shfaqet ēfarė rekomandohet pėr trajtimin e tyre?
Sė pari duhet bėrė njė analizė urine, urokulturė, qė vėrteton dhe pėrcakton diagnozėn e saktė. Kjo pasi, nuk janė tė rralla rastet e pėrsėritjes sė cistitit. Vizita tek specialisti ėshtė e domosdoshme, sidomos kur pėrsėritet cistiti pėr tė dytėn herė, pasi ėshtė ai qė duhet tė gjejė shkakun dhe ta trajtoje ashtu siē duhet.


shkaku

Shkaktarėt mė tė shpeshta tė infektimit tė rrugėve urinare janė mikroorganizmat apo miktobet: E.coli nė 80% tė rasteve, stafilokoku aureus, streptokoku etj. Shkaktarė tė tjerė pėrveē mikrobeve mund tė jenė edhe parazitėt si trikomonas apo mė rrallė viruset.

Kėshilla

• Tregoni kujdes nė higjenėn personale
• zbrazni fshikėzėn sa herė qė ndjen nevojėn pėr tė urinuar
• pini sa mė shumė lėngje pa gaz
• mjekoni vatra tė tjera infeksioni kudo qė mund tė ketė si: dhėmbė tė prishur, grykėt, infeksione tė veshit, hundės dhe tė rrugėve tė frymėmarrjes.
• tė luftojė e mjekojė drejt sėmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti
• gratė shtatzėna duhet tė bėjnė kontrolle tė shpeshta me analizė urine
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://pejacity.speedyforum.com
 
Dehidrimi dhe plazhi, kujdes infeksionet urinare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: shendetsi-
Kėrce tek: