FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ushqimet “aleate” pėr tė trajtuar ulcerėn nė stomak

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 164
Age : 24
lokacioni : BEVERLY HILLS
hobi ose puna juaj : ADMIN I FORUMIT
Registration date : 27/04/2008

MesazhTitulli: Ushqimet “aleate” pėr tė trajtuar ulcerėn nė stomak   Fri 15 Aug - 9:32

Pėr mjekėt konsumimi i disa ushqimeve tė caktuara, veprojnė nė sekrecionet e stomakut nė mėnyrė tė ndryshme, me pasojė dėmtimin e mureve tė tij. Stina e verės pėrkon me njė ndryshim tė stilit tė jetės dhe mėnyrės sė ushqyerjes. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja gastro-hepatologe Albana Duni, jep disa kėshilla se si duhet tė jetė menyja dhe stili i jetės te ky kontingjent tė sėmurėsh:
Doktoreshė, te pacientėt qė vuajnė nga ulcera nė stomak, shpesh rekomandohet ndryshimi i dietės dhe stilit tė jetės. Si ndikojnė konkretisht kėto dy faktorė?
Po. Ėshtė e vėrtetė qė pacientėve me ulcerė ne u rekomandojmė ndryshim nė mėnyrėn e ushqyerjes dhe tė jetesės. Dieta dhe stili i jetės ndihmojnė nė pakėsimin e irritimit gastrik dhe nė pakėsimin e sekretimit tė acidit gastrik. Gjithashtu ndihmojnė nė parandalimin e efekteve anėsore, siē ėshtė piroza ose “djegia e stomakut”.
Ka rregulla tė pėrcaktuara nė mėnyrėn e ushqyerjes qė duhet tė respektojė njė i sėmurė me ulcerė nė stomak?
Rregullat kryesore pėr njė dietė tė mirė nė ulcerėn e stomakut janė: ushqehuni mirė, mbani tė neutralizuar aciditetin gastrik si dhe ndaloni prodhimin e tepėrt tė acidit gastrik.
Kėto arrihen nėse zbatohen disa “rregulla tė arta”: nėse hahen 3 vakte tė lehta dhe midis vakteve tė hani pėrsėri lehtė. Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr tė mėnjanuar periudhat e urisė dhe mbingarkesėn nė ushqim, tė cilat janė qė tė dyja tė dėmshme pėr stomakun.
Kėshilla e dytė ėshtė tė hani ngadalė dhe pėrtypini mirė ushqimet. Duhen evituar ushqimet e skuqura dhe ato me yndyrė, si dhe zgjidhen ushqime me pėrmbajtje tė ulėt yndyrore. Shpesh neglizhohet mėnyra se si ushqehemi. Duhet tė relaksoheni nė kohėn e ngrėnies. Hani darkė tė paktėn 3 orė pėrpara gjumit. Ngrėniet afėr kohės sė gjumit shkaktojnė sekretim tė acidit gastrik gjatė natės. Po ashtu duhet tė ndėrpriten pijet qė pėrmbajnė kafeinė (ēaj, kafe, kola); madje dhe kafeja dekafeinato, pasi shkaktojnė rritje tė prodhimit tė acidit gastrik, qė mund tė rėndojė dhimbjen nė njė ulcerė ekzistuese. Nė qoftė se kėto pije tolerohen mirė nga i sėmuri, atėherė mund tė merren me sasi tė moderuara dhe afėr vaktit ushqimor.
Ėshtė e vėrtetė qė agrumet ndikojnė nė acarimin e ulcerės?
Po. Shpesh tė sėmurėve me ulcerė u rekomandohet qė tė eliminojnė agrumet (limon, portokall, greipfrut), sepse ndikojnė nė rritjen e aciditetit, duke acaruar gjendjen klinike tė pacientit.
Ēfarė nuk duhet tė hanė tjetėr kėta persona?
Shpesh rekomandohet tė mos konsumohet ēokollata dhe produktet e domates, kikirikėt, nė qoftė se ju shkaktojnė shqetėsime. Pra, tė pėrdorni ato ushqime qė tolerohen mirė dhe kėshtu ushqeni ulcerėn tuaj nė mėnyrė korrekte.
Ēfarė kėshillash mund tė jepen pėr kėtė sezon tė vitit?
Ushqimet duhet tė pėrfshijnė njė burim tė mirė proteinash nė ēdo vakt (qumėsht, mish, vezė, djathė). Qumėshti dhe ushqimet kremoze nuk duhen pėrdorur si terapi antiacide. Megjithėse proteinat e qumėshtit kanė njė efekt tė mirė neutralizues nė aciditetin gastrik, janė gjithashtu dhe njė stimulator potent i aciditetit. Gjithsesi nuk duhet nėnvlerėsuar pėrdorimi i tij. Nė pėrdorimin e mishit duhet patur kujdes qė tė konsumohet nė porcione tė vogla dhe pa dhjamė. Vezėt jo mė shume se 3-4 kokra nė jave. Dieta juaj duhet tė jetė e pasur me fibra: zarzavate (okėr, patate, kungull, brokoli, lakėr brukseli, karrota, bizele, patate); fruta si banane, avokado, bajame dhe vaji i bajameve. Gjithashtu rekomandohet orizi kaf, tėrshėra, elbi qė kanė pėrmbajtje tė lartė fibrash dhe qė ndihmojnė nė mbulimin natyral tė ulēerės dhe lehtėsojnė dhimbjen. Kėshillė tjetėr qė jepet ėshtė tė pėrfshini vitamina nė dietėn e perditshme Vitaminat dhe mineralet janė gjithmonė dobiprurėse, pasi shėrbejnė si njė ēelės i shpejtė pėr shėrimin e ulēerės.


Kėshilla

Hani 3 vakte tė lehta dhe midis vakteve tė hani pėrsėri lehtė.
Hani ngadalė dhe pėrtypini mirė ushqimet. Evitoni ushqimet e skuqura dhe me yndyrė.
Zgjidhni ushqime me pėrmbajtje tė ulėt yndyrore.
Hani darkė tė paktėn 3 orė pėrpara gjumit.
Ndėrprisni pijet qė pėrmbajnė kafeinė (ēaj, kafe, kola).
Eliminoni alkoolin dhe duhanin.
Kujdes nė pėrdorimin e aspirinave dhe medikamenteve antireumatizmale, tė cilat mund tė shkaktojnė ulcerė, ose kur ajo ekziston, vonojnė shėrimin dhe rrisin shansin pėr hemorragji gastro-intestinale.
Duhet tė eliminoni agrumet (limon, portokall, greipfrut).
Nėse ju jep shqetėsime mos konsumoni ēokollatėn, produktet e domates, kikirikėt.
Shtoni nė meny ushqimet qė pėrmbajnė proteina.
Konsumoni sa mė shumė ushqime me fibra.
Konsumoni sa mė shumė ushqime qė pėrmbajnė vitamina dhe kripėra minerale.


Vitaminat “aleate” nė shėrimin e ulēerės

• Vitamina A, konsiderohet nismėtare e procesit tė shėrimit tė indit tė dėmtuar (ka njė rol mbrojtės ndaj sėmundjes ulceroze). Kjo vitaminė ndodhet nė ushqimet me origjinė shtazore, sidomos nė mėlēi, nė qumėsht dhe nė vezė. Gjithashtu ndodhet nė perimet me ngjyrė tė verdhė-portokalli.
• Vitamina B kompleks, e cila konsiderohet shėrues i pėrgjithshėm. Kjo vitaminė gjendet te maja e birrės, orizi, gruri, soja, mishi i derrit, mėlēia, veza, qumėshti, peshku, bizelet etj.
• Vitamina C dhe bioflavonoidet, janė shėrues tė ulcerave. Kėto gjenden me shumicė nė perimet me gjethe tė gjelbėrt dhe frutat.
• Vitamina E, asiston nė zhdukjen e dhimbjes dhe reduktimin e aciditetit tė stomakut. Kjo vitaminė gjendet me shumicė te frutat e thata; drithėrat, nėnproduktet e qumėshtit.
• Vitamina K, parandalon hemorragjinė.
• Kalciumi, magnesium, potasium dhe zinku, janė tė vlefshėm nė procesin shėrues.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://pejacity.speedyforum.com
 
Ushqimet “aleate” pėr tė trajtuar ulcerėn nė stomak
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: shendetsi-
Kėrce tek: